Një foshnje 6 muajsh ka mbetur i vetëm për disa minuta në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar për të pastruar dhe i është mbyllur nga era, duke lënë nënën jashtë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “30 Vjetori” në Berat.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Lulëzim Braja.
Efektivët dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni përmes shkallëve të emergjencës.