Edhe këtë fundjavë vendi do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, për çka do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe nxehtësi mbi mesataren, ndërsa nga e hëna në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, ndërsa temperaturat gjatë ditës gradualisht do të jenë në rënie të lehtë. Siç informon DPHM, nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri…
Author: almakos
Elvira Fetahu është zgjedhur rektore e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Me rreth 90% të votave, Prof. Dr. Elvira Fetahu, është zgjidhur rektorja e re e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Fetahu deri më tani mbante postin e zv. rektores ndërsa për dy mandate postin e Rektorit e mbajti Prof. Dr Skender Topi. The post Elvira Fetahu zgjidhet rektore e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ja me sa vota doli fituese appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Shkëlqim Fortuzi është rektori i ri i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Burime për News24, nga UAMD-ja, konfirmojnë fitoren e Fortuzit, ndërkohë rezultatet zyrtare do të publikohen më vonë nga vetë institucioni i arsimit të lartë. Kujtojmë që në garën për rektor të UAMD-së ishin 4 kandidatë Lindita Mukli, Andon Kume, Shkëlqim Fortuzi dhe Osman Metalla, ndërkohë që rektorja aktuale Kseanela Sotirofski nuk kishte të drejtë të rikandidonte, pasi ka 2 mandate në këtë post. Paralelisht në të gjithë vendin u zhvilluan votimet në 14 institucione të arsimit të lartë publik. The post Shkëlqim Fortuzi zgjidhet rektor i Universitetit “Aleksandër…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në procesin e zgjerimit të BE-së, i cili u mbajt në Vjenë dhe Vahau, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shallenberg. Siç kumtoi MPJ-ja, në fjalimet e tij në dy sesionet e punës “Shtruarja e rrugës për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes integrimit gradual”, dhe “Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor: Koha është që të realizohet!”, Osmani theksoi se shumica e kualifkuar për hapjen e kapitujve si dhe…
Gjykata Autonome e Kundërvajtjeve Njëanëtarëshe e Selanikut ka dënuar 41 vjeçar me origjinë shqiptare me 10 muaj burg. Shkaqe qëndrojnë kërcënimet e tij të shpeshta për vrasje ndaj ish-bashkëshortes së tij. Mbrëmjen e së dielës përplasi motoçikletën e ish gruas e më pas e kapi këtë të fundit nga qafa dhe e kërcënoi për ta vrarë. Denoncimi për këtë rast është bërë ditën e martë. Viktima ka deklaruar se 41 vjeçari e ka goditur me makinën e tij teksa ajo po kthehej nga puna për në shtëpi me motor. Siç tha ajo, ndjeu një frikë të fortë se të dielën…
Gjykata Autonome e Kundërvajtjeve Njëanëtarëshe e Selanikut ka dënuar 41 vjeçar me origjinë shqiptare me 10 muaj burg. Shkaqe qëndrojnë kërcënimet e tij të shpeshta për vrasje ndaj ish-bashkëshortes së tij. Mbrëmjen e së dielës përplasi motoçikletën e ish gruas e më pas e kapi këtë të fundit nga qafa dhe e kërcënoi për ta vrarë. Denoncimi për këtë rast është bërë ditën e martë. Viktima ka deklaruar se 41 vjeçari e ka goditur me makinën e tij teksa ajo po kthehej nga puna për në shtëpi me motor. Siç tha ajo, ndjeu një frikë të fortë se të dielën…
Lorenc Ekonomi është zgjedhur rektor i Universitetit të Korçës prej 48% të votave të studentëve dhe pedagogëve. Me 75 vota nga stafi pedagogjik dhe 166 prej studentëve, Ekonomi arriti të fitojë garën përballë Robert Damos dhe Irena Nikaj. Në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë u shpall fituese Jonela Spaho, duke përifituar kështu mandatin e saj të dytë në këtë post. Spaho fitoi përballë Anyla Saraçit. Ndërkohë në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane, u shpall fitues Rafail Prodani përballë dekanes në detyrë Sonela Stillo. The post Lorenc Ekonomi zgjidhet rektor i Universitetit të Korçës. Ja sa vota mori nga…
Një ditë para se të nisë seanca për votimin e qeverisë së re, liderët e partive të koalicionit VLEN, japin premtimet e tyre për punën që thonë se do ta bëjnë të zgjedhuri e tyre nëpër institucione. Por, nuk lanë pa përmendur edhe të bëmat e pushtetit të kaluar. Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe ministër i ardhshëm i Ekologjisë Izet Mexhiti premtoi se ai si ministër nuk do të luaj futboll në ministri dhe as nuk do të merret me bizneset e Llotarisë dhe Soravisë. Izet Mexhiti, kryetar i LD-së “Nuk jam politikan i fjalëve të mëdha. Por, fjalën e…
Nesër fillon seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Qeveria e re përbëhet nga 24 ministri dhe pesë zëvendës kryeministra. Mandati Hristijan Mickoski ka deklaruar se gjatë betimit do ta përdor emrin kushtetues të shtetit. Qeveria zgjidhet nëse pro ka votuar shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Shtetit për zgjedhjen e Qeverisë. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski numëron 24 anëtarë. Hristijan Mickoski më 18 qershor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen për…
Njoftimi Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. The post Shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohet 62 vjeçarja. Ja si paraqitet gjendja e saj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Kushtet e tmerrshme të punës dhe pagat e ulëta janë ende arsyeja kryesore e ikjes së punëtorëve nga RMV-ja. Ky trend nuk ka të ndalur me dekada, ndërsa Sllovenia është destinacion i shpeshtë për punëtorët nga Maqedonia. Në Slloveni në vitin 2023, 6.943 shtetasve të Maqedonisë u janë lëshuar ose vazhduar lejet e qëndrimit dhe punës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e atjeshme për portalin “Rabotnik”. Nga 1 janari deri më 31 maj të këtij viti, 2585 qytetarë kanë marrë leje të reja pune ose vazhdimin e tyre. Sllovenia është një nga vendet që qytetarët e…
GJKKO ka konfiskuar pasuritë në emër të të dënuarit për drogë, Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohet se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale. Pas hetimeve ka rezultuar se Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash. Ai është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës. Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë dhe janë: Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2; Pasuri e llojit apartament me…

