Një 57 vjeçar është arrestuar nga forcat operacionale, i cili në vitin 2019 është dënuar me 15 vite burgim nga Gjykata e Korçës për tentativë vrasje. Autori posedonte 3 identitete të ndryshme, Agron Osmanllari, Agron Osmani dhe Agron Meka. Në vitin 2018 ai ka tentuar të vrasë Erion Çollakun. 57 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. I arrestuari do i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Njoftimi i policisë: Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në…
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopolu, me të cilën kanë shkëmbyer mendime për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe për procesin e mëtejshëm të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.Ai falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj në procesin e integrimit evropian të vendit, pas anëtarësimit në NATO, që është rezultat, siç tha, i Marrëveshjes së Prespës.Zëvendësministrja e MPJ-së greke ka uruar Kryetarin Gashi për zgjedhjen e tij në këtë funksion, duke thënë…
Policia ka sekuestruar 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete në Fier, dhe ka nisur hetim ndaj dy personave që i posedonin. Hetimi ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet se shumat e parave janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit. Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve. Njoftimi i policisë: Qarkullonin me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit, procedohen penalisht 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve…
Bashkësia Fetare Islame ka kumtuar kohën e faljes së Kurban Bajramit. Festa e cila shënohet më 16 qershor 2024, të dielën, do të falet në ora 05:38. MARKETING
Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në Lushnjë, ku një furgon i linjës Tiranë-Berat është përplasur me një autokombajnë. Sipas informacioneve të para, mësohet se kanë mbetur të lënduar 7 turistë francezë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa personat e lënduar janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hell, i cili mendon që shtetit serb nuk duhet t’i kërkohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës de jure, për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Rohde në një postim të bërë në platformën X ka thënë se normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë përfshinë njohjen reciproke, transmeton Telegrafi. “Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende: Rruga…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i freskët, fillimisht me rreze dielli, pastaj vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihet të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/
Digjen gomat e makinave të vendosura nga protestuesit para Bashkisë Tiranë. Një protestues, i cili mban kapuç të zi në kokë dhe me maskë në fytyrë, hodhi benzinë me shishe tek gomat e vendosura para oficerëve të policisë, që janë rreshtuar para godinës. Më pas, iu është vendosur flaka dhe tymi është përhapur në zonë. Teksa efektivët kanë tentuar të shuajnë zjarrin, ka pasur tensione mes tyre dhe protestuesve ku këta të fundit kanë tentuar t’i ndalin.
Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime ka konfirmuar nënkryetarët e Kuvendit. Me propozim të VMRO-së nënkryetar do të jetë Antonio Milloshoski, nga LSDM Jovan Mitreski dhe nga ZNAM Vesna Bendevska. BDI nuk ka propozuar kandidat të sajin për nënkryetar të Kuvendit. Në seancën e sotme të Komisionit kanë kaluar edhe propozimet për ekipimin e komisioneve tjera kuvendare. Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime po e mban seancën e dytë. Në rend të ditës janë përcaktimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, shqyrtimi i kërkesave…
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës policie duke drejtuar makinën e shërbimit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër që ishte në lëvizje dhe një tjetër të parkuar. Blutë bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 persona, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë: Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të…
2.874 objekte janë ndërtuar nga subjektet afariste gjatë vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga personat fizik janë ndërtuar 2.020 objekte, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë të ditur se 3.445 banesa me gjithsej 243.815 metra katror janë kompletuar nga subjektet afariste për gjatë vitit 2023, ndërsa nga personat fizik janë përfunduar 2.331 banesa me 299.224 metra katror.Siç bëjnë të ditur, mesatarja e banesave të ndërtuara nga subjektet afariste është 70.8 metra katror, ndërsa nga personat fizik 128.4 metra katror. MARKETING
Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shtetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare. Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë: 1-Shkodër-Hani Hotit Shkodër-Muriqan Shkodër-Plazhi Zogaj Shkodër-Plazhi Shirokë Shkodër-Velipojë Shkodër-Shëngjin 2-Lezhë-Shëngjin Lezhë-Patok Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës 3-Tiranë-Durrës Tiranë-Gjiri i Lalëzit 4-Elbasan-Pogradec Elbasan-Rrogozhinë 5-Durrës-Currila Durrës-Gjiri i Lalëzit Durrës-Kavajë Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës 6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit Kavajë-Spille Kavajë-Lushnjë 7-Fier-Lushnjë Fier-Seman Fier-Plazhet e Poros 8-Vlorë-Zvërnec Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë Sarandë-Qafë Botë Sarandë-Butrint 9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë Pogradec-Tushemisht…

