Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopolu, me të cilën kanë shkëmbyer mendime për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe për procesin e mëtejshëm të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Ai falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj në procesin e integrimit evropian të vendit, pas anëtarësimit në NATO, që është rezultat, siç tha, i Marrëveshjes së Prespës.
Zëvendësministrja e MPJ-së greke ka uruar Kryetarin Gashi për zgjedhjen e tij në këtë funksion, duke thënë se Maqedonia e Veriut ka mik të sinqertë Greqinë. Ky, tha Papadopolu, është mesazhi që po juа sjell nga e gjithë lidershipi i Greqisë – se ne jemi miq, fqinjë, aleatë, partnerë në NATO dhe një ditë do të jemi edhe partnerë në BE.
Kryetari Gashi konkludoi se të dy vendet janë në rrugë shumë të mirë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale, duke pasur parasysh bashkëpunimin dhe komunikimin intensiv midis qytetarëve, në fushën e ekonomisë dhe turizmit, me potenciale për intensifikimin në infrastrukturën rrugore, energjetikën, arsimin, kulturën dhe në të gjitha fushat e tjera me interes të përbashkët.
Bashkëbiseduesit folën edhe për bashkëpunimin në nivel parlamentar, ku Kryetari Gashi shfaqi interesim për organizimin e vizitave zyrtare dhe njëkohësisht e njoftoi zëvendësministren Papadopolu se në Kuvendin e RMV-së në çdo mandat të ri formohen grupe parlamentare për bashkëpunim ndërmjet të dy vendeve.
Data 03.09.2026
Aktuale
- Luksi nga rasti “Parcelat në Vodno” del me ulje: Banesat e Gruevskit lirohen me nga rreth 200 mijë euro
- Përfshihet nga flakët një anije në Portin e Shëngjinit, forcat zjarrfikësve drejt vendngjarjes
- Cilët emra të njohur të politikës dhe biznesit figuronin në telefonin e gjyqtarit Gjoko Ristov?
- DHIMBJE E MADHE: Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit
- BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur
- (VIDEO) Mickoski: Nuk kam frikë për hetimet që po bëhen në Hungari
- IBU themelon Qendrën për Studime mbi Turqinë
- “Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!



