Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka pritur në takim në Shkup homologun e tij turk, Hakan Fidan, transmeton Anadolu. Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, Fidan dhe Osmani u takuan në Shkup në margjinat e samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Fidan do të përfaqësojë presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të SEECP-së, që po mbahet sot në Shkup. MARKETING
Author: almakos
Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht nga 4 persona mëngjesin e së mërkurës të 29 majit, është përmendur, duke bërë që ai të dalë nga gjendja e komës në të cilën ndodhej. Mësohet se mjekët janë optimistë, pasi avokati ka reaguar mirë. Prej disa ditësh përfaqësuesi ligjor ndodhet në një spital privat në kryeqytetin e Greqisë, ku ka marr dhe trajtime më intensive për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që ai ndodhej. Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës është nën monitorim intensiv ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij. Organizatori i sulmit…
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, që lidhet me Ramiz Merkon ka marrë akreditim edhe për Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Vendimin e ka nënshkruar ministri në largim i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Studentët e ardhshëm do të mund të studiojnë shkencat mjekësore në këtë institucion privat të arsimit të lartë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka konstatuar se janë plotësuar kushtet për fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë. Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë dhe Bordi i Akreditimit dhanë mendim pozitiv. Për koalicioni VLEN, ky vendim është skandal. Ata thonë se universiteti i…
Shoqëria civile dhe përfaqësues te opozitës kanë dalë në protestë përpara Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Një protestë e qetë, pa përplasje apo ushtrim dhune, por me me një simbolikë aq të heshtur e njëkohësisht aq të fortë. Bëhet fjalë për prezencën e deleve në protestë, të cilët u sollën nga profesionalistët e lirë më sloganin “Mos rri si dele protesto”. “Kafe po, protestë jo”, “Plazh po, protestë jo”, ishin disa prej shkrimeve të varura në qafen e deleve Që nga 1 janar 2024, kur ligji i ri nisi zbatimin e profesionet e…
Nga Aurora Sulce, gazetare Ekziston një perceptim se kreditё e dhëna nga institucionet mikrofinanciare kanë nga njё normё interesi mё e lartё se ato qё ofrohen nё sektorin bankar. Sa e vërtetë është ky fakt dhe nga buron? Sё pari, kostot e fondeve qё institucionet financiare sigurojnё pёr tё financuar veprimtarinё e tyre kredidhёnёse janё shumё mё tё larta se ato tё sektorit bankar. Bankat e sigurojnё likuiditetin nga mbledhja e depozitave. Institucionet e mikrokredisё e sigurojnё likuiditetin nga kreditё dhe financimet qё marrin nga bankat dhe institucionet ndёrkombёtare, si edhe nga instrumentat e borxhit qё emetojnё nё bursё. Kёto…
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi” Admir Belishta tha se në këtë universitet aplikohen tarifa promovuese, që kanë edhe ofertën brenda. I ftuar në News24, Belishta i ka drejtuar një apel të gjithë maturantëve, që kanë dëshirën dhe interesin për të ndjekur studimet në Universitetin Luarasi, që menjëherë pasi të përfundojnë provimet e Maturës Shtetërore të nxitojnë, pasi vendet janë të limituara, pikërisht nga tarifat promovuese. Belishta tha se “ky është momenti kyç për të vendosur për veten tuaj, për karrierën tuaj, ndaj do ju ftoja të zgjidhnit Universitetin Luarasi, si një universitet serioz që garanton të ardhmen…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Gjatë këtij takimi, të dyja palët diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj po zhvillon sot një vizitë në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili u mikprit nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova. MARKETING
Gykata e Apelit ka caktuar masat e reja të sigurisë për 4 personat e përfshirë në skemën piramidale të mikrokredive. Me urdhër të ri të gjykatës, u vendos që Albert Gega dhe Edmond Mato t’u japet masa e sigurisë “detyrim për paraqitje” nga “arrest në burg” që e kishin nga gjykimi i parë. Në detyrim paraqitje janë lënë edhe Alketa Tanushi dhe Jorsida Dervishi, përmbarues gjyqësore. Sipas policisë së Tiranës në këtë skemë kanë qenë të përfshirë edhe noterë e avokatë. Institucionet financiare aplikonin kamat vonesa tarifa nga 2% + 8% për cdo vit sa i takon vonesave për shlyerje…
Sot në Shkup është mbajtur takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Samiti i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të pjesëmarrësve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, si aktivitete përfundimtare të kryesimit njëvjeçar të RMV-së me Procesin për Bashkëpunim në Europën Juglindore. Në takimin e ministrave të punëve të jashtme kanë marrë pjesë delegacionet e 13 pjesëmarrësve të Procesit, përfaqësues të Bashkimit Europian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksoi se pjesëmarrësit në proces kanë arritur rezultate të rëndësishme në shumë fusha, por se duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të…
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë për dënimin me 5 vite burg për ish punonjësen e Bankës së Shqipërisë, Milena Denaj, e cila mori mijëra euro duke premtuar mbylljen e një procesi gjyqësor. Ajo akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/3 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Denaj, me profesion ekonomiste në Bankën e Shqipërisë, arriti të përfitojë shumën prej 340 mijë euro nga shtetasi me iniciale A.D., duke i marrë përsipër zgjidhjen e çështjeve gjyqësore ndaj disa të pandehurve. Gjithashtu ish punonjësja e BSH-së i ka marrë shoqes së saj E.Sh.,…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë një samiti në Shkup.“Në takim është vlerësuar se të dy shtetet kanë dialog të shkëlqyeshëm politik dhe është shprehur interes për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral të përgjithshëm dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.Presidentja Siljanovska Davkova ka potencuar se në interes të stabilizimit të mëtejmë dhe prosperitetit ekonomik të rajonit është e domosdoshme që të investojmë në bashkëpunimin rajonale, që të sigurohet zhvillim i pandërprerë i procesit eurointegrues të shteteve nga rajoni, si dhe realizimi të agjendës reformuese. Për këtë, dy presidentet kanë ndarë…
Pas informacionit se Universiteti Ndërkombëtar i Strugës do të akreditohet edhe për degën e Mjekësisë kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Ata thonë se ky Universitet i njohur si “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, “është me famë për “prodhimin” e diplomave urgjente, si Universitet ku ndër vite, brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e funksionarëve të BDI-së, si dhe shumë familjarë të funksionarëve të cilët është dashur të futen në punësime të ndryshme. “Kjo është BDI, këto janë funksionarët e Listës së zezë të SHBA-së, krimi tek të cilët nuk ka kufi. Për këtë veprim,…

