Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht nga 4 persona mëngjesin e së mërkurës të 29 majit, është përmendur, duke bërë që ai të dalë nga gjendja e komës në të cilën ndodhej.
Mësohet se mjekët janë optimistë, pasi avokati ka reaguar mirë.
Prej disa ditësh përfaqësuesi ligjor ndodhet në një spital privat në kryeqytetin e Greqisë, ku ka marr dhe trajtime më intensive për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që ai ndodhej.
Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës është nën monitorim intensiv ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.
Organizatori i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e 29 Majit në zonën e ish-Bllokut, është Dritan Nano, ndërsa dhëndri i tij Dorian Alia është një nga tre të rinjtë që dhunoi juristin.
Mëgjesi pësoi dëmtime të rënda në kokë, ndaj dhe u vendos në intubim për të pasur nën kontroll gjendjen e tij.
Autorët e sulmit
Dritan Nano mbahet si organizuesi i sulmit, teksa ka angazhuar tre autorët që i bënë pritë Mëngjesit. Bëhet fjalë për:
Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, dhunuesi, dhëndri i Nanos, banues në Tiranë, i cili u vetdorëzua në polici
Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, autor sulmi, banues në Tiranë, shpallur në kërkim
Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në kryeqytet.
Ndërkohë, në ngjarje është përfshirë dhe një person i katërt, Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, po banues në Tiranë, por ky nuk ishte pjesë e dhunuesve. Tabaku ka pasur për detyrë largimin e autorëve nga vendngjarja, duke përdorur një automjet tip ‘Audi’ me targë AB 696 JT.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj theksoi se këta persona kanë lidhje krushqnie me njëri tjetrin.
Motivi dhe organizatori i sulmit
Bëhej fjalë për përfaqësimin ligjor ndaj disa trashëgimtarëve nga avokati Mëngjesi, në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel, e cila kishte trashëguar një pronë në kryeqytet.
Në total kanë qenë 8 trashëgimtarë, i përfshirë dhe Dritan Nano, i arrestuar si organizatori i sulmit ndaj Sokol Mëngjesi.
Ka qenë Nano ai që nuk ka respektuar kushtet e kontratës së studios ligjore dhe avokatit, duke mos shlyer detyrimet e tij.
I gjendur ngushtë, Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore për të kërcenuar avokatin, që ky i fundit të tërhiqej nga përqindja që i takonte nga çështja.
Mësohet se para një muaj avokati dhe Dritan Nano janë takuar së bashku, për të rënë dakord, por Mëngjesi nuk ka pranuar të bëjë ujdi me Nanon, për shkak se ka një kontratë që duhet zbatuar më studion ligjore “ALTERUM SHPK”.
Duke qenë se palët nuk kanë rënë dakord së bashku, Nano është detyruar të organizojë sulmin e sotëm, nga e cila Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
NJOFTIMI I DREJTORIT TE POLICISE TIRANE
Jam sot këtu për të bërë me dije opinionin publik për masat e marr nga ana e Policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme më datë 29.05.2024, rreth orës 08:50, ku në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, tre persona kanë goditur me sende të forta shtetasin Sokol Mëngjesi, 45 vjeç, banues në Tiranë, me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, organizuan punën policore për marrjen e informacionit mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje, ku nga tërësia e veprimeve gjurmuese dhe precedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale, konkretisht shtetasve:
– Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici;
– Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë;
– Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
– Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë (i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT).
Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”.
Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshurar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publik”, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/a dhe 22 të Kodit penal.
Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, vazhdojnë operacionin për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e katër personave të shpallur në kërkim.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose ËhatsAapp).