Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) me mbështetje financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, i cili përfshin ditar të ri elektronik, i cili do të aplikohet zyrtarisht gjatë vitit të ri shkollor 2024- 2025, pasi më parë ta kalojë periudhën e testimit në disa shkolla fillore dhe të mesme. Nga Ministria thonë se kontrollet fillestare u kryen në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror Arsimor, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësuesit e shkollave. “Gjithashtu janë organizuar trajnime për…
Author: almakos
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, prapa të cilit qëndron kryetari i Strugës, Ramiz Merko ka marrë leje edhe për një fushë arsimore – Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, njofton SDK. Këtë vendim e ka sjell ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Jeton Shaqiri, i cili poashtu është nga Struga dhe bashkëpartiak i Merkos – BDI. Studentët e ardhshëm do të mund t’i studiojnë shkencat mjekësore në këtë universitet privat i cili paraprakisht ka hapur edhe Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Juridikut, Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Fakultetin e Shkencave Politike. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka konstatuar se janë përmbushur kushtet…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili është në vend në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim, Kryeministri Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë Presidentit Begaj, duke shprehur kënaqësi për dialogun e vazhdueshëm politik, si edhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, të cilat karakterizohen me raport miqësor dhe vëllazëror i cili është më shumë se vetëm raport i fqinjësisë së mirë. Vetëm…
Në gjykatën Civile Shkup si gjykatë kompetente në zgjidhjen e kontestit ligjor mes BFI – Shkup dhe Muftinisë së Tetovës në prezencë të përfaqësuesve të dy palëve në seancë e radhës gjyqësore të mbajtur me datë 03.06.2024, reth shkarkimit të paligjshën të Muftiut të deri tanishëm Prof. Dr. Qani Nesimi, dhe emërtimit antikushtetues të ashtuquajtur UD Muftiut Selver Xhemaili, gjykata Civile Shkup ka të sjellur vendim të përkohshëm nga ku prof. Dr. Qani Nesimi mbetet Mufti i Tetovës – a njëherit i ndalohet BFI – Shkup dhe Selver Xhemailit që të ndërmarrin aktivitete të mëtutjeshme në dëm të Muftinisë së…
Apeli i GJKKO, ka lënë në fuqi sekuestron për pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. SPAK ka sekuestruar 3 milionë euro pasuri të Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij, të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për ish-shefin e Operacionales. Nga verifikimet pasurore ka rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij. Në total janë sekuestruar prona ➢ 22 – Njësi…
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar pakot sanksionuese ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit. Kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin e zbatimit nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese ndaj Republikës Islamike të Iranit, propozim-vendimin për plotësimin e vendimit të Qeverisë nr.01/64 të datës 25 shkurt 2022 të për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së dhe ShBA për vendosje të sanksioneve ndaj federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë dhe propozim-vendimin për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj. Mësohet se një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga një vajzë 34- vjeçare ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugë. [embedded content]Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në Spitalin e Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, vajza udhëtonte e vetme dhe shkak dyshohet përgjumja ose përdorimi i telefonit. Fier/Informacion paraprak Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka…
Nxënësit e shkollave fillore në vend sot dhe nesër do të mësojnë me orë të shkurtuara, për shkak të valës së të nxehtit. Deri në fund të vitit, ata kanë edhe tre ditë pune, ndërsa me rekomandim të Ministrisë së Arsimit orët do të jenë të shkurtuara. Shkurtimi i orëve është përgjigje ndaj kërkesës së prindërve të cilët u thanë se në shkolla nuk ka kushte për punë dhe kërkuan që mësimi të përfundojë më herët. Ministria e Arsimit dhe Shkencës paraprakisht bëri me dije se nuk mund të mbyllet viti shkollor sepse është paraparë me ligj që të zgjasë…
Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me sende të forta në Shkodër. Sipas informacioneve të para, mësohet se shtetasi me iniciale E. D., 49 vjeç, ka pësuar dëmtime fizike pas një sherri, dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Sakaq, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet…
Në numrin e emergjencës 112, mbrëmë është regjistruar një raport për sulm nga një ari mbi dele në Komunën e Gostivarit, njofton sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK). “Është marrë denoncim në orën 20:45 për dele që janë vrarë dhe ngrënë në fshatin Raven. Ankuesi informoi se të martën, një ari vrau dhe hëngri gjashtë dele të tij. Fusha ku mbante kopenë ishte në periferi të fshatit Raven. Pas kallëzimit në QKM, kanë dalë në terren nga stacioni policor në Gostivar”, thuhet në QKM. Siç shtojnë ata, pas konstatimit të situatës në terren, do të ndërmerren hapat në vijim…
Detaje të reja janë bërë të njohura nga vdekja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi Orgito Lloci, i cili pasi u përfshi në një sherr me dy të rinj grek dhe u dhunuar nga këta të fundit, u ndje keq dhe ndërroi jetë. Mediat greke, bëjnë me dije se mjekët janë shprehur se i riu shqiptar ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër. Sipas flashneës.gr, mjekët kanë konstatuar se 20-vjeçari kishte një histori me probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin është përfshirë, ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është…

