Author: almakos

Sot dhe nesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Regjimi i qarkullimit, siç thonë nga MPB, po vendoset për shkak të mbajtjes së takimit ministror në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Sektori për Punë të Brendshme – Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët, shfrytëzuesit e rrugës, që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë. MARKETING

Lexo më Shumë

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një jaht në Vlorë, i cili përdorej në kundërshtim me ligjin, për qëllime turizmi, në Karaburun. Gjithashtu pronari i saj është ndëshkuar me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detarë”, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj. Njoftimi i policisë Në zbatim të planit të masave për kontrollin e mjeteve lundruese, bllokohet 1 mjet lundrues jaht që përdorej në kundërshtim…

Lexo më Shumë

Në një atmosferë pikëllimi të thellë, të afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit 20-vjeçarit shqiptar, i cili vdiq pas një sherri të ndodhur pasditen e së martës në Greqi. Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania. Kujtojmë se i riu shqiptar ra pa ndjenja në mes të rrugës pak pas një sherri me dy 24-vjeçarë, të cilët janë arrestuar. Momenti i rrëzimit të 20-vjeçarit,  i cili punonte roje plazhi, është regjistruar në një video të bërë publike nga Creta24. [embedded content] 20-vjeçari shihet duke ecur i mbështetur…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.5 lekë dhe do shitet me 93.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100 lekë dhe do shitet me 100.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

Lexo më Shumë

Akan Ajdini, Drejtori i Përgjithshëm i iute, foli për mikro-financën, ku theksoi se mikro-financa jep kredi edhe me interes zero, sipas një marrëveshje paraprake që bën iute me kompanitë, ku klientët blejnë produkte. I ftuar në emisionin Open në News 24, sipas tij te iute ka më tepër qasje shtresa e mesme, që blen kryesisht produkte të nevojshme. Ajdini nënvizoi se klienti në mikro-financë ka qasje më të shpejtë dhe më praktike. Akan Ajdini: Është krijuar një perceptim sikur te mikro-financa shkon ai që shkon tek ai që ka hall shumë të madh. Në iute jepet kredi për produkte të…

Lexo më Shumë

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura.  Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit. Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore…

Lexo më Shumë

Sa i përket votimit të Ligjit për riorganizimin e Qeverisë, dhe asaj që një pjesë e deputetëve të Frontit Evropian e votuan këtë ligj, Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, deklaroi se ata kanë patur një takim partnerët e koalicionit dhe kryesitë ku aty është hapur tema se ka ftesë për tu ulur me shumicën në këtë rast me VMRO-DPMNE-në.“Kjo ftesë vjen nga një faktor i rëndësishëm, që duhet të ulemi dhe të dakordohemi me VMRO-në si fituese e bllokut politik maqedonas dhe ne si fitues i bllokut politik shqiptarë për ti hapur të gjitha…

Lexo më Shumë

Por ndërkohë që familja Ndoka ishte vënë në kërkim të kokës së ‘Leksit të Druve’, ky i fundit del në bisedat e SKY ECC se shërbente si informator i grupit të biznesmenit Pëllumb Gjoka, të cilët ishin vënë në lëvizje për të ekzekutuar Dorian Dulin. Edhe ky një tjetër personazh i rëndësishëm i krimit në qytetin e Shkodrës. Sipas Sky ECC rezulton se Behar Bajroviq ka marrë përsipër organizimin e vrasjes së Dulit. Edhe Bajroviq tashmë është i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, nga ku fillimisht në skenë del emri i Prekë Kodrës Një tjetër personazh edhe ky me…

Lexo më Shumë

Të gjithë përdoruesit e iPhone janë paralajmëruar të mos shkarkojnë përditësimin e fundit të Apple – ose të rrezikojnë prishjen e smartfonëve ose aplikacioneve të tyre. Zhvilluesit kanë qenë duke testuar iOS 18 beta që nga e hëna, duke zbuluar probleme me njoftimet e tekstit, jetëgjatësinë e baterisë, ruajtjen e fotove dhe funksionin e ri ‘Lock and Hide an app’ – ndër të tjera, përcjell InfoKosova. Ndërsa versioni beta është menduar për prova të tilla, përdoruesit e zakonshëm po marrin rreziqe duke e shkarkuar atë si softuerin e tyre kryesor. “Një paralajmërim për të gjithë ata që duan të shkarkojnë…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbuluar mbi vrasjen e Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit që kishte shkuar të punonte në një hotel në Dhërmi. Në detajet e publikuara në emisionin Në Shënjestër nga Klodiana Lala përfshihet edhe dëshmia e babait të 31-vjeçarit. Ai dyshon se sherri ka ndodhur për shkak të parave. Babai i Eraldo Nevruzit Djali kishte një muaj që qëndronte në Dhërmi. Ai kishte punuar në një lokal, por nga që aty nuk kishte pasur shumë punë, kishte gjetur punë në hotelin ku edhe humbi jetën. Nga biseda me djalin mësova se pronarja e hotelit, që është edhe vjehrra e autorit,…

Lexo më Shumë

Pesë ditë më parë një vrasje ndodhi në një hotel në Dhërmi, ku viktimë ishte Eraldo Nevruzi. 31-vjeçari Nevruzi kishte shkuar për të punuar si recepsionist në hotelin ku edhe u vra, ndërsa u tentua ti zhdukej edhe trupi. Emisioni “Në Shenjestër” nga Klodiana Lala ka sjellë detaje dhe dëshmi të reja nga ky krim makabër. Një zhdukje në rrethana misterioze, i recepsionistit i cili ndërsa kishte marrë turnin e mbrëmjes, por çuditërisht ishte larguar nga vendi i punës, pa lajmëruar stafin dhe pronarët e hotelit ku punonte. Një alibi që në fakt siç do të mësohej me kalimin e…

Lexo më Shumë

Gati se një muaj në Maqedoninë e Veriut është rritur çmimi i miellit, e kjo ka bërë që furrat të shtrenjtohen bukën dhe prodhimet e tjera. Buka e prerë e një prodhuesi të madh nëpër markete është shtrenjtuar për 4 denarë, ndërsa furrat e vogla i kanë rritur për disa denarë edhe çmimet e bukës dhe produkteve tjera. Rritja e çmimit të grurit dhe 10% më e lartë e miellit janë arsyeja e rritjes së çmimeve edhe të prodhimeve të bukës, thonë nga industria e mullixhinjëve, pasi disa kategori të bukës dhe brumërave të bardha janë shtrenjtuar për disa denarë.…

Lexo më Shumë