Author: almakos

Është ndarë nga jeta ish-kryebashkiaku socialist i Elbasanit, Qazim Sejdini. Ish-kryebashkiaku Sejdini është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. Qazim Sejdi ka qëndruar në krye të Bashkisë Elbasan për 3 mandate, nga viti 2007 deri në vitin 2019. Ai vendosi që të mos kandidonte më  në zgjedhjet vendore të 2019. Vijon…

Lexo më Shumë

Prokuroria javën e kaluar ka marrë vendim që të tërheq të dyja rastet kundër Cvetan Pandelevskit në rastin “Perandoria”. “Me këtë akt, PTHP-ja vërtetoi të gjitha argumentet që Pandelevski i shpjegoi para opinionit dhe gjykatës, gjegjësisht se nuk ka keqpërdorim të detyrës zyrtare, se nuk ka pastrim parash, gjithashtu se nuk ka aksionarë të dëmtuar dhe se nuk është bërë dëm ndaj shtetit me çdo bazë”, tha mbrojtja e tij për mediat. Që në momentin e parë të ngritjes së aktakuzës kundër tij, thonë nga mbrojtja, Pandelevski dhe mbrojtja e tij qëndruan publikisht pas këtyre argumenteve, dhe është mirë që…

Lexo më Shumë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë prezantimit të aplikacionit TEA, që u shërben turistëve dhe bizneseve lokale, ka folur për rritjen e të ardhurave palë sektorit të turizimit. Sejko tha se gjatë vitit 2023, të ardhurat e siguruara preh tyre arritën në vlerën e 4.2 miliardë eurove, teksa shtoi se këto të ardhura përbëjnë 20% të prodhimit të brendshëm bruto. “Progresi i bërë në fushën e turizmit është i dukshëm. Gjatë vitit 2023 numri i turistëve në Shqipëri u rrit me 10.1 milionë ndërsa të ardhurat e siguruara preh tyre arritën në vlerën e 4.2 miliardë eurove. Ky…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e një 20-vjeçari shqiptar në Greqi, pas një debati që i riu ka pasur me dy 24-vjeçarë grekë. Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se shqiptari Orgito Lloci, është rrahur rëndë nga një grup të rinjsh ndërsa në një moment ka arritur të arratiset, ka ecur në gjendje të keqe drejt një sheshi i zonës ku është rrëzuar. 20-vjeçari është dërguar në spitalin e Chanias, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Sipas burimeve policore, dy grekët aktualisht po mbahen në paraburgim për dëmtimet fizike…

Lexo më Shumë

Durim Bami, i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, është arrestuar ditën e sotme (12 Qershor) në Dubai, ndërsa pritet ekstradimi në vendin tonë. Edhe pse vendi ynë nuk ka ende marrëveshje ekstradimi me Dubain, mund të aplikohet mënyra e deportimit. Bami është vendosur në pranga me qëllim ekstradimin në vendin tonë. Ndaj tij rëndojnë akuza për vepra të ndryshme penale, nga sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, tek grup i strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh. Ndaj tij, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. NJOFTIMI Sot ne date 12.06.2024 eshte arrestuar ne Dubai me qellim ekstradimi drejt…

Lexo më Shumë

Pas disa orësh kërkime, turisti bullgar i cili ishte shpallur i humbur prej disa orësh, është gjetur i pajetë nga ekipi i kërkimit- shpëtimit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile  njofton se një helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, bashkë me ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Njoftimi i Agjencisë Kombetare të Mbrotjes Civile: Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë. Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga…

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë ka tronditur familjen Hajdari nga fshati Dobroshec i Drenasit. Vajza e tyre 17 vjeçare ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti me motoçikletë. Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali ajo është Lediona Hajdari, dhe për vdekjen e saj kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e saj. Tashmë ka dalë edhe fotografia e të miturës nga Drenasi, e cila vdiq pas lëndimeve të rënda që mori në vetaksidentin që ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Dobroshec të Drenasit. Bashkë me 17-vjeçaren që po e drejtonte motoçikletën në momentin kur ka ndodhur aksidenti, ishte edhe pasagjerja e moshës rreth…

Lexo më Shumë

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (BNJVL) sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë të Kuvendit të përgjithshëm në të cilën do të diskutohet për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen njësitë e vetëqeverisjes lokale. Delegatët e këtij organi më të lartë të BNJVL-së të përbërë nga të gjithë kryetarët e komunave në vend, si dhe nga anëtarët e Komitetit të këshilltarëve të BNJVL-së, siç është paralajmëruar, do të shqyrtojnë edhe raportet e rëndësishme nga funksionimi i Bashkësisë. Nga BNJVL-ja kumtuan se para delegatëve fjalim do të ketë kryetari i saj Orce Gjorgjievski, si…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një plazh të Kretës në Greqi, ku në 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një debati me dy të rinj të tjerë. Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se i riu është dërguar në spital pasi është ndjerë keq, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë. Policia po heton rrethanat në të cilat humbi jetën i riu, pasi ka informacione se para se të rrëzohej ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë. Burime policore, duke folur për protothema.gr , thanë se, sipas raportimeve,…

Lexo më Shumë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një seri raportesh për kontrolle në Bashki të ndryshme në vend dhe emëruesi i përbashkët në të gjithë raportet janë detyrimet e pa mbledhura nga ana e këtyre institucioneve. Kështu KLSH i ka rekomanduar Bashkisë Berat që të marrë masa dhe të ndjekë të gjitha procedurat administrative dhe ligjore për arkëtimin e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore në vlerën 382.5 milionë lekë nga taksapaguesit të biznesit, institucione shtetërore, familjarë, fermerë, individë etj, vlerën prej 3.8 milionë lekë të gjobave të vëna nga IMT për kundra vajtje nga personat fizik/juridik, si dhe vlerën…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës thotë se personi që gjuajti me gurë në drejtim të kryeministrisë ka qenë i dehur dhe që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 minuta të së martës, në hyrje të kryeministrisë, ku personi filloi të gjuante me gure, por është neutralizuar. Më pas ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe më pas në spital. [embedded content] Tiranë/Informacion paraprak Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje…

Lexo më Shumë

Një i moshuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi iu përfshi banesa e tij në flakë e nuk arriti dot të dalë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu” të Vlorës, ku uniformat blu njoftuan se i moshuari nuk arriti t’i mbijetojë flakëve. Në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrfikëse dhe një ambulancë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Lexo më Shumë