Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) sot njoftuan se është e nevojshme të gjindet zgjidhje e përbashkët me Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër, rreth murit mbrojtës të shembur në Klinikën e Fëmijëve. Siç sqarojnë nga MSH-ja, muri mbrojtës i rënë pas Klinikës së Sëmundjeve të Fëmijëve është ndërtuar në tokë shtetërore, ndërsa Ministria nuk ka të drejtë të regjistrohet për shfrytëzim të përhershëm të tokës. “Secili nga objektet në Qendrën Klinike ka të drejtën e shfrytëzimit të objekteve, por nuk i është dhënë e drejta e përhershme për shfrytëzimin e tokës përreth klinikave. Në interes të qytetarëve, është e nevojshme…
Author: almakos
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, të cilat janë bërë në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian. Informacioni se propozimet për ndryshime ligjore janë përgatitur vijnë në kohën kur në Maqedoninë e Veriut pritet që pushteti ekzekutiv të merret nga opozita e mëparshme, e cila, nga ana tjetër, njofton se do të shpërndajë plotësisht Këshillin Gjyqësor dhe do të formohet një i ri sipas ndryshimeve ligjore që do të përgatisin. MINISTRIA E DREJTËSISË “Qëllimi i ndryshimeve ligjore është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, si dhe profesionalizmit dhe përgjegjësisë së anëtarëve…
Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin shoqërues për kriteret e përgjithshme e të posaçme, brenda datës 26 Qershor 2024. Njoftimi i plotë: Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 5.6.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të…
“Unë do të jem ministër i ri i shëndetësisë, vendosa të vazhdoj aty ku e lashë”, ka deklaruar mëngjesin e sotëm Arben Taravari në programin e mëngjesit në kanal 5. Аi ka shpalosur edhe emra të tjerë të ministrave të “VLEN”-it në qeverinë e re. Taravari bëri të ditur se Izet Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë. ARBEN TARAVARI, NGA VLEN “Ministër i ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti, ministër për qeverisje të mirë dhe transparencë do të jetë Arben Fetai cili është lindur dhe jeton në Bruksel dhe do të kthehet në vend që…
Një 49 vjeçar me origjinë malazeze është proceduar penalisht nga uniformat blu pasi tentoi të kalonte në Shqipëri 15 mijë euro të padeklaruara. Shtetasi malazez me inicialet F.D., banues në Ulqin, është kapur nga policia kufitare e Morinës, teksa iu bë një kontroll i detajuar në automjetin e tij tip “Audi”. 49 vjeçari ndodhet në gjendje të lirë e akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Çështja i është kaluar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme. Njoftimi: Tentoi të fuste në Shqipëri, 15 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 49-vjeçari…
Një 49 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim dy javë më parë, lidhur me akuzat e shtruara nga SPAK se kultivonte lëndë narkotike. Bëhet fjalë për Perlat Canaj, i cili ishte vënë në kërkim prej operacionit të koduar “Territori i pastër”. Sipas uniformave blu dyshohet se 49 vjeçari ka kultivuar në fshatin Gruemirë 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga policia, po dy javë më parë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e Canaj, iu gjendën dhe disa bimë narkotike në proces tharje,…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u nis sot në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës. Kreu i Shtetit është i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës: Presidentja, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti. Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të ketë takime të veçanta me Presidenten e Kosovës, Zonjën Osmani, Kryeministrin, Albin Kurti, si dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne që do të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij në Forumin Maqedonas të Energjetikës sot, njoftoi për investimin e parë që qeveria e ardhshme e udhëhequr prej tij do të realizojë. “Presim investimet e para të drejtpërdrejta të huaja në vend me qeverinë e re dhe kjo do të shpallet me fokus në sektorin e energjetikës, me theks në instalimin e një parku të re të erës që do të jetë në pjesën lindore të vendit midis Karbincit, Shtipit dhe Radovishit, tre komuna në lindje dhe do të jetë një investim i madh. Sipas të dhënave që kam…
Në Prishtinë është duke u mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor 2024. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe për komunitetet që jetojnë në Kosovës, derisa tha se mundohen që sa më shumë të kenë bashkëpunim me të gjithë. “10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe, 17 për qind e anëtarëve të kuvendeve komunale në të gjitha komunat janë serbë. Bashkëpunojmë mirë dhe kanë ministri për komunitete, kam tre zv.ministra. E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë mire…
Sektori i Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se kanë ndaluar arsimtarin që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Bogovinë. “Më datë 08.06.2024 në orën 20.30 pjesëtarë të policisë nga Departamenti i Policisë Kamnjan, në Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria personin S.A. (42) pas një raportimi të mëparshme nga personi A.A.(45) i njëjti fshat, se më datë 05.06.2024 në oborrin e shkollës në fshat, ka kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pasi të dokumentohet rasti kundër tij, do të ndiqet parashtresë përkatëse”, thonë…
Gjykata e Lartë ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg. Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, pasi Apeli e kishte dënuar me 25 heqje lirie. Vendimi: Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë…
Një rrëfim dramatik është bërë nga një 13-vjeçare, e cila ka denoncuar për abuzim seksual një 63-vjeçar. Ngjarja sipas rrëfimit të të miturës në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, ka ndodhur në fshatin Hoçisht në Devoll. Zenel Rushitaj, i cili ndodhet pas hekurave, akuzohet se ka abuzuar disa herë me 13-vjeçaren. “Më kërcënonte, më thoshte që; hajde këtu, hajde aty. Më zhvishte. Më shtrëngonte me forcë. Më puthte, më jepte nga 2 mijë lekë. Më kërcënonte, më thoshte; do të vras babanë.”, rrëfeu vajza.

