Një vajzë 24-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi ka vjedhur para dhe bizhuteri në një banesë. Blutë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasja me iniciale M.K. Njoftimi i policisë: -M. K., 24 vjeçe, sepse u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parsh dhe disa bizhuteri, në një banesë. Shuma e parave dhe bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
Author: almakos
Gjevgjelia, Bogdanci, Vallandova dhe Dojrani sot dhe nesër janë në fazë portokalli, pasi Qeveria mbajti seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të të nxehtit në shtet dhe ka miratuar disa rekomandime. Nga i nxehti do të preken edhe territoret e rajonit të Shkupit dhe Vardarit, por të fazës së verdhë (alert – gatishmëri). Në këto rajone do të jenë në fuqi rekomandimet e përgjithshme.“Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Institutit për Çështje Hidrometeorologjike janë marrë informacione se më 11 dhe 12 qershor territori i qyteteve Gjevgjeli, Bogdanci Vallandovë dhe Dojran do të përfshihet me temperatura të larta…
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në orët e vona të së hënës ka arritur në Kosovës, ish ministri britanik i Mbrojtjes, George Robertson. Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm. “Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, Lordin George Robertson. Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjeherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/
Policia vendore e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së shtetasit Ndue Preka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 9 qershorit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Efektivët pas hetimeve të zhvilluara pas plagosjes së 30-vjeçarit kanë arritur që të zbulojnë identitetin e autorit të dyshuar i cili vijon në jetë në kërkim policor. Kështu shtetasi identifikuar si Klodian Guraleci i cili mban edhe mbiemrin e ndryshuar Krasniqi është personi që dyshohet si autori i plagosjes së 30-vjeçarit Ndue Preka. Shtetasi Klodian Guraleci është nga fshati Toplanë i njësisë Temal të bashkisë Vau Dejës ndërsa policia ka…
Oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Harilaou-Analifse, në Selanik, arrestuan një 33-vjeçar shqiptar për mashtrim. Sipas policisë greke, 33-vjeçari ka mashtruar gruan 55-vjeçare të cilën e ka bindur t’i jepte 98,528 euro për një investim të pretenduar. 55-vjeçarja besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe ia depoziton në llogarinë e tij. Dosja përkatëse do t’i kalojë Prokurorisë së Shkallës së Parë Selanik.
Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident i rëndë u regjistrua në Rrugën e Arbrit, ku dy mjete u përplasën kokë më kokë, duke lënë të lënduar drejtuesit. Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç, janë lënduar rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar. Mësohet se 25-vjeçari ndodhet në gjendje më kritike për jetën. Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi, ku daja ka vrarë me kaçavidë mbesën e tij duke e goditur disa herë në qafë, pasi e mitura i rezistoi përdhunimit. “E çova në fushë dhe e vrava me kaçavidë”, ka treguar ai pas zbulimit të krimit makabër. Daja i vogëlushes raportohet se ka luajtur “teatër” teksa është shtirur si i shqetësuar për fatin e 11-vjeçares, madje pas gjetjes së trupit ka shkuar për të ngushëlluar prindërit e saj në mëngjes para se të arrestohej. Ai u “tradhtua” nga kamerat e sigurisë, pasi policia verifikoi pamjet bazuar në informacionin që morën nga prindërit e vajzës…
Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në skajin verior. Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe nata; të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve; vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’. Si pasojë e përplasjes dy persona janë plagosur, njëri prej të cilëve raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit. Fillimisht dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit. Njeri pritet të shkoj drejtë Tiranës. Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente. Policia…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, të cilin e ka quajtur figurë qenësore e lirisë sonë. Abdixhiu, përmes një postimi në Facebook, thotë se Blair është një udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë. “Një mik i madh i Kosovës; një hero i historisë sonë. Një figurë qenësore e lirisë sonë! Për këtë ai ka siguruar përjetësinë mes nesh. Takimi me të, ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda! Sir Anthony Charles…
Një 41 vjeçar është dënuar nga sistemi ligjor i Britanisë me 17 vite burg, pasi akuzohet për vrasjen e pronarit të tij grek disa vite më parë. Arjan Balla, në 2006 ndoqi dhe sulmoi biznesmenin e shtetit fqinj, Anastassios Delis në një kantier ndërtimi në Queensway, Southampton të Britanisë së Madhe. Për shkak të sulmit, Delis pësoi një dëmtim të rëndë në tru duke e lënë atë në koma për 11 vite, pasi në vitin 2017 ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare. Pas vdekjes së biznesmenit, shqiptarit i rëndoi akuza e vrasjes nga pakujdësia, por përgjatë hetimeve u zbulua se…

