Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’.
Si pasojë e përplasjes dy persona janë plagosur, njëri prej të cilëve raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit. Fillimisht dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.
Njeri pritet të shkoj drejtë Tiranës. Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



