Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident i rëndë u regjistrua në Rrugën e Arbrit, ku dy mjete u përplasën kokë më kokë, duke lënë të lënduar drejtuesit.
Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç, janë lënduar rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
Mësohet se 25-vjeçari ndodhet në gjendje më kritike për jetën.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.