Author: almakos

Një zetor ka dalë nga rruga ditën e sotme duke shënuar vdekjen e  drejtuesit të mjetit bujqësor. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:45 në rrugën rurale të fshatit Perondi të Kuçovës, ku 55 vjeçari ka dalë nga rruga e më pas është përmbysur. “Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti bujqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi  i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën”, thotë policia. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes…

Lexo më Shumë

Lista e përbërjes së re qeveritare do të dorëzohet në Kuvend të marten, më 18 qershor. Kurse paraprakisht zgjidhjet kadrovike, siç bëri me dije kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë Hristijan Mickoski, do të prezantohen para Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të dielen. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së “Këtë fundjavë, të dielën, do të mbahet seancë e Komitetit Ekzekutiv dhe Qëndror dhe të prezantohen zgjidhjet kadrovike nga ana ime si mandatar, me biografinë e tyre. Pres që të dy Komitetet të deklarohen dhe nëse janë pozitive dhe të suksesshme, do të ndahen edhe me opinionin. Listën zyrtare të…

Lexo më Shumë

Komisioneri Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn inkurajoi qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane të vendit, por edhe për të ndihmuar vendet fqinje. Ai tha se është i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa kërkoi që të respektohet Marrëveshja e Prespës. JOHANNES HAHN, KOMISIONER EUROPIAN “Sa i përket rastit me Maqedoninë e Veriut, kjo më shqetëson. Ne vetëm mund t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, përfshirë veçanërisht qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që t’i përmbahet Marrëveshjes së Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme ( 12 qershor) në Bajpasin e Vlorës, ku një kamion është përplasur me një makinë tjetër. Raportohet se nga aksidenti një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër mbetet i plagosur. Deri më tani nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në aksident. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje e po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Lexo më Shumë

Në kuadër të operacionit të koduar “Territori i pastër”, në fshatin Shëngjin, Tiranë, janë arrestuar 4 persona, e janë proceduar në gjëndje të lirë 4 të tjerë, të akuzuar për kultivimin e bimëve narkotike. Përsa i përket personave të cilët po hetohen në gjendje të lirë, 2 prej tyre janë punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, njëri Kryetar i fshatit Shëngjin dhe një punonjës policie. Përsa i përket punonjësve të AZM-së, oficerit dhe kryetarit, akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ndërkohë bimët e kultivuara, një pjesë janë asgjësuar përmes djegies e një pjesë është sekuestruar në cilësinë e provës…

Lexo më Shumë

Amer Kapetanoviç nga Bosnja e Hercegovina është zgjedhur sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para media në kuadër të këshillit ministror dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga procesi për bashkëpunim të Evropës Juglindore. “Nëse vitin e kaluar në dhjetor pata nderin që të them se në Shkup u shpëtua OSBE-ja, sot kam privilegjin të them se në Shkup është arritur edhe një sukses i madh i parashikueshmërisë së iniciativës ndërkombëtare – këshilli për bashkëpunim i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se sot, nesër dhe pasnesër (12, 13 dhe 14 qeshor 2024) do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në rajonin më të gjerë të Qytetit të Shkupit, për shkak të mbajtjes së takimit ministror dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga procesi për bashkëpunim të Evropës Juglindore. SPB Shkup u apelon të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektohen urdhërat, të cilat do të jepen nga nëpunësit policorë. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se përgjigja më e mirë e Kosovës dhe e vendeve të QUINT-it ndaj Serbisë është të hapej Ura e Ibrit në Mitrovicë. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Serbia brenda një jave dy herë e ka poshtëruar bashkësinë ndërkombëtare me të ashtuquajturin ‘Kuvendin gjithëserb’. “Brenda një jave Serbia dy herë “poshtëroi” Bashkësinë Ndërkombëtare dhe QUINT-in me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Bashkësia…

Lexo më Shumë

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se sot, rreth orës 06:18, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës ka ndërruar jetë i burgosuri H.B. Sipas njoftimit thuhet se i burgosuri ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17.05.2024, dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim. “Trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera, sipas indikacioneve. Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00, dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 13 vite burg Akil Kullën si pjesë e një grupi të strukturuar krimial dhe për mbajtje e prodhim të armëve shpërthyese. Nipi i Nehat Kullës ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe dënohet përfundimisht me 8.8 vite burgim. GJKKO ka vendosur që Akil Kulla do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Njoftim: 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 30.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Akil Kulla, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mbajtja…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga koalicioni “VLEN” ka njoftuar se është përgatitur ligji i cili parashikon që deri në zgjedhjet lokale në tetor të vitit të ardhshëm të mos ketë zgjedhje të reja në komunat Gostivar, Aerodrom dhe Saraj.  “Imagjinoni një fushatë për të bërë një kandidat për kryetar komune në vetëm dhjetë muaj dhe le të dalin 30, 50, 701 mijë qytetarë për të zgjedhur një kryetar komune që do të jetë vetëm për dhjetë muaj. Nëse duam të ulim kostot, i njëjti veprim një kryetar komune praktikisht do të kishte dy mandate gjashtëmujore. Kjo është zgjidhja që ne propozojmë si…

Lexo më Shumë

Janë publikuar pamjet teksa qytetarë e mjekë i japin ndihmën e parë të 20-vjeçarit shqiptar, Orgito Lloci, i cili ndërroi jetë pasi është rrahur brutalisht nga dy të rinj grekë në Kretë. Të dyshuarit e përfshirë në konfliktin me viktimën thuhet se janë dy 24-vjeçarë grekë dhe tre të huaj, një rumun 19-vjeçar, një gjeorgjian 28-vjeçar dhe një 18-vjeçar bullgar vjeçar. [embedded content]Sipas informacioneve nga pesë personat që u sollën në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë, të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje shkruan ApokoronasLife. Mediat greke raportojnë se Orgito Lloci, është…

Lexo më Shumë