Një rrëfim dramatik është bërë nga një 13-vjeçare, e cila ka denoncuar për abuzim seksual një 63-vjeçar.
Ngjarja sipas rrëfimit të të miturës në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, ka ndodhur në fshatin Hoçisht në Devoll.
Zenel Rushitaj, i cili ndodhet pas hekurave, akuzohet se ka abuzuar disa herë me 13-vjeçaren.
“Më kërcënonte, më thoshte që; hajde këtu, hajde aty. Më zhvishte. Më shtrëngonte me forcë. Më puthte, më jepte nga 2 mijë lekë. Më kërcënonte, më thoshte; do të vras babanë.”, rrëfeu vajza.