Sa i përket votimit të Ligjit për riorganizimin e Qeverisë, dhe asaj që një pjesë e deputetëve të Frontit Evropian e votuan këtë ligj, Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, deklaroi se ata kanë patur një takim partnerët e koalicionit dhe kryesitë ku aty është hapur tema se ka ftesë për tu ulur me shumicën në këtë rast me VMRO-DPMNE-në.
“Kjo ftesë vjen nga një faktor i rëndësishëm, që duhet të ulemi dhe të dakordohemi me VMRO-në si fituese e bllokut politik maqedonas dhe ne si fitues i bllokut politik shqiptarë për ti hapur të gjitha temat të cilat janë në tavolinë. Temat që tangojnë dy bashkësitë më të mëdha në vend. Është thënë unanimisht që dialogu është rruga më e drejtë e zgjidhjes së problemeve dhe në këtë takim u hapën shumë dilema se si do të bëhet. U mandatu një format nga ana e Frontit Evropian i cili do të ulet në tryezë. Pati takimin e parë në kuvend ku pati përfaqësues të Frontit, ku u hapën këto tema. Njëra kishte të bëj me ndryshimin e ligjit për organizmin e organeve shtetërore dhe tema tjetër e cila ishte e propozuar që do të duhet të ketë një komision parlamentar ad hoc i cili më së paku dy herë në vit duhet të raportoj për përfaqësimin e drejt dhe adekuat”, deklaroi Lloga.
Ai tha se në këto takime nuk është biseduar për qeverinë e re, por është biseduar që të rregullohet me ligj, që “njëherë e përgjithmonë që të ruhet ajo mënyrë e demokracisë konsensuale dhe që i jep kuptim Maqedonisë unitare që ka të bëj që fituesi nga shqiptarët të bëj koalicion me fituesin nga maqedonasit dhe anasjelltas”.
Lloga tha se ai ka qenë kundër shtimit të ministrive dhe për këtë ka reaguar. Ai tha se BDI ka menduar se duhet t’i jepet shans kësaj, ndërsa në si Aleancë ishim kundër dhe kjo u pa në ditën e votimit.
Data 03.09.2026
Aktuale
- “Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!
- (VIDEO) Gjendja e 13 vjeçarit ende kritike, Qyteti i Shkupit me masa për parandalimin e dhunës mes të rinjve
- “Udhëzuan përdorim të paarsyeshëm force”, Hita pezullon 3 efektivët e Policisë së Kuçovës pas pamjeve të transmetuara
- Ben-Gvir i Izraelit planifikon zhvendosjen e 1,86 milion palestinezëve nga Gaza brenda 7 vjetësh
- Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit, avokati Alban Duraj: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu
- (VIDEO) Gjerorgjivski: Pritet të fillojë afati për dorëzimin e mbi 100 autobusëve
- Shasivari–Solstrom: Suedia mbështet reformat në drejtësi
- Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ Plagoset një person në unazën e qytetit, transportohet me urgjencë në spital



