Euro 2024, festa më e madhe e futbollit në kontinentin evropian, fillon të premten, më 14 qershor. Për një muaj, 24 kombëtare do të luftojnë mes vete, 51 ndeshje në përgjithësi, në gjithsej 10 stadiume. Gjatë kësaj vere, ju do të dëgjoni, lexoni dhe shini – në vendin e punës, në kafene, në shtëpi dhe në restorante. A mund ekipi i jashtëzakonshëm francez, i udhëhequr nga ylli i i ri i Real Madridit Kylian Mbappe, ta fitojë atë? A do ta mbrojë titullin kampionia në fuqi, Italia? A mendoni se superylli në moshë i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do ta përmirësojë…
Author: almakos
Një bandë kriminale që kultivonte kanabis është çmuntuar nga policia greke një ditë më parë (13 qershor) dhe në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre 2 shqiptarë. Siç doli nga hetimi, organizata kriminale kishte një strukturë hierarkike dhe anëtarët e saj kishin role të dallueshme, përkatësisht: 39-vjeçari shqiptar Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo, ishte përgjegjës për financimin dhe ngritjen e kultivimit të fidanëve të kanabisit, gjetjen e fuqisë punëtore të nevojshme, koordinimin dhe furnizimin e saj për kultivimin dhe vjeljen e kanabisit dhe koordinimin e trafikimit të mëtejshëm të sasive të prodhuara. 27-vjeçari grek Jorgos Makos,…
Të gjithë maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre akademik në një prej universiteteve elitarë në vend, mund të përfitojnë nga tarifat promovuese që universiteti “Luarasi” ofron. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Luarasi”, profesori i asociuar Admir Belishta, nga studio e rubrikës “Opinion” në “News 24” tha se në këtë universitet aplikohen tarifa promovuese, që kanë edhe ofertën brenda. Në këtë kuadër, Belishta u ka drejtuar një apel të gjithë maturantëve, që kanë dëshirën dhe interesin për të ndjekur studimet në universitetin “Luarasi”, që menjëherë pasi të përfundojnë provimet e Maturës Shtetërore, të nxitojnë, pasi vendet janë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.9 lekë dhe do shitet me 93.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100 lekë dhe do shitet me 100.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.3 lekë dhe do shitet me 119.2 lekë.
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mesditës reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët do të riaktivizohen…
Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, sot ka mbajtur mbledhjen e 10-të në të cilën u diskutua për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes së ardhshme dhe në mënyrë unanime zgjodhi kandidatët për pozicionet shtetërore në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti zgjedhë Parlamenti i RMV-së. KOMUNIKATË Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, sot më 13 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhjen e 10-të në të cilën u diskutua për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes së ardhshme dhe në mënyrë unanime zgjodhi kandidatët për pozicionet shtetërore në Qeverinë e re, të cilat do…
Rruga drejt Evropës do të duhet të vazhdojë dhe Greqia do të jetë ndër ato vende që do të qëndrojnë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me respektim të demokracisë dhe shtetin e së drejtës dhe me shpresën se Evropa do të bëhet familja e gjerë e të gjitha vendeve, theksoi shefi i diplomacisë greke në deklaratën për televizionin shtetëror ERT pas pjesëmarrjes në Samitin e shefave të vendeve dhe qeverive pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunimin në Evropën juglindore (PBEJL) në Shkup, njoftoj korrespondentja e MIA-s nga Athina. Gerapetritis tha se në Shkup përcolli “mesazhin e paqes, solidaritetit dhe miqësisë për…
Projekti i transformimit të Piramidës së Tiranës ka marrë një tjetër çmim prestigjoz nga juria e WAN Awards EMEA. Juria e cilëson Piramidën e transformuar “një ‘projekt të guximshëm’, të hapur për publikun, i rrethuar nga një ansambël kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe përreth ndërtesës origjinale”. Ndërkohë, arkitektja e njohur Eva Jiricna, kryetare e jurisë së “WAN Awards EMEA” është shprehur për projektin: “Si e lindur në një vend, i cili ka kaluar përmes ngjarjeve të ngjashme historike dhe si dëshmitare e përplasjeve sa herë bëhet fjalë për trajtimin e ndërtesave të braktisura nga regjimi i mëparshëm, të urryera…
Agjencia e Mbikëqyerjes Policore Rajoni Vlorë-Gjirokastër, në bashkëpunim me blutë e Vlorës kanë arritur të vëndosin në pranga oficerin e Himarës i cili përplasi me automjet kolegen e tij, Festim Xhafaj. Ai akuzohet për veprat penale: “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”. Fëstim Xhafaj ishte i shpallur në kërkim që më datë 10 maj, pasi në datë 3 maj ka përndjekur përgjatë Bulevardit kryesor dhe në “Transballkanike” me makinë kolegen e tij, po punonjëse e policisë së Himarës, duke…
“Jemi të vetëdijshëm se ka lodhje nga zgjerimi, por ka lodhje edhe më të madhe me pritjen. Prandaj, në cilësinë e kryetarëve të PBEJL-së, inkurajoj partnerët evropianë që të qëndrojnë konsekuent, të besueshëm dhe parimor ndaj idesë evropiane. Nuk mjafton të thuhet se BE-ja është një histori e papërfunduar dhe një simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor, por duhet përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor në orkestër, duhet të shkruajë nota dhe të marrë pjesë në çështjet evropiane, theksoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në konferencën përmbyllëse për shtyp në takimin e PBEJL-së në Shkup. Sipas Siljanovskës, besimi ndërtohet përmes heqjes dorë të…
EMISIONI VETTING Por ku qëndron ngërçi që ka prodhuar prokura e falsifikuar?Në korrik 2006, me anë të vendimit 442, Gjykata e Lezhës, me Gjyqtar Jak Ndoka, i shpalli të pavlefshme certifikatat e pronësisë të gjeneruara nga dokumentet e prokurës false dhe i vendosi si detyrim Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë që të bënte regjistrimin e sipërfaqes prej 101 mijë e 700 metra katrorëve në favor të gjithë bashkëpronarëve. Por, prej 18 vitesh ky vendim nuk po gjen zbatim nga Zyra e Regjistrimit ose Agjencia Shtetërorë e Kadastrës. Sipas avokates Margarita Kola, problemi tashmë nuk është te drejtësia,…
EMISIONI VETTING Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting” rezulton se noterja Zana Dema kishte lëshuar tre prokura të posaçme, e para e lëshuar në janar 2004 dhe tjetra e lëshuar në fund të po atij viti. Nëpërmjet këtyre prokurave është bërë dhe regjistrimi fillestar i pronës prej 101 700 m2, ku në janar 2005 i është shitur qytetarit Ardian Colaj, i cili e ka ndarë pronën në dy sipërfaqe në emrin e vet. Sipas hetimeve rezulton se trashëgimtarët nuk kanë patur dijeni për këtë çështje dhe dy personat, që kanë zotëruar prokurën e posaçme, e konsideruar pas hetimeve si e…

