Një turist 74 vjeç me shtetësi polake ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha” mesditën e sotme.
Uniformat blu dyshojnë se 74 vjeçari ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.
Policia po kryen verifikimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot, në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi polak 74 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.