Author: almakos

Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Europë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës. Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar. Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42. Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Europë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristian Mickoski thotë se gjendja me Buxhetin është alarmante dhe se mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme. Para për rritjen e premtuar të pensioneve, thotë se do të ketë. Në ditarin qendror në televizionin “Sitel”, Mickoski tha se për “Pyjet Kombëtare” ku të punësuarit nuk kanë marrë pagë katër muaj, nevojiten prej 250 deri 300 milionë denarë, për “Ujësjellësin” prej 60 deri 100 milionë denarë, ndërsa mungojnë edhe tre miliardë e 700 mijë denarë për bujqit. “Kanë bërë Buxhet për gjashtë muaj sikur e dinin se nuk do të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Golem pasditen e sotme (16 korrik), ku një 61 vjeçare, me origjinë nga Sllovakia, është mbytur aksidentalisht në det, teksa po lahej. Uniformat blu njoftojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, kur shtetasja M.J., ishte duke u larë në det, por u mbyt aksidentalisht. Kujtojmë se ky është rasti i dytë përgjatë ditës së sotme, pasi një 13 vjeçar u mbyt aksidentalisht në lumin Drin teksa po lahej. Grupi hetimor ndërkohë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave e shkakut të mbytjes. NJOFTIM Golem, Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në Golem,…

Lexo më Shumë

Artes Dybeli, 36-vjeçari i cili u plagos më 21 Janar të vitit 2011 në protestën para kryeministrisë, ka folur për News24, pasi çështjen e mori në hetim SPAK. Ai shprehet se prej 13 vitesh ka kërkuar drejtësinë, por tashmë që çështja i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, ka besimin se drejtësia e kërkuar do të arrihet. Dybeli mori dy plumba, por shpëtoi mrekullisht. “Kam 13 vite që kërkoj drejtësi. Tani që cështjen e mori SPAK, kam besim. Provat e plagosjes time janë në prokurori. Të bëhet drejtësi për viktimat dhe të plagosurit e 21 Janarit” ka thënë ndër…

Lexo më Shumë

Në Veles dhe Demir Kapi sot ishte matur temperatura më e lartë në territorin e Maqedonisë prej 42 gradë celsius. Nivelli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta mbetet aktiv deri në fund të javës së punës. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, 41 gradë sot ishin matur në Kavadar, Vinicë, Gjevgjeli, 40 Strumicë, 39 Shtip, 38 Manastir, Shkup – Zajçev Rid, 37 në Tetovë, 36 në Berovë, Kriva Pallankë, Prilep, 34 në Ohër, Pretor, 31 në Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe 24 Kodra e Diellit. Moti sot paradite ishte me diell. Nga orët e mesditës kishte vranësira të…

Lexo më Shumë

Universiteti “Luarasi” është i orientuar në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit dhe ka hedhur hapa konkretë bashkëpunimi me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit në ofrimin e tyre.Në këtë kuadër, Universiteti “Luarasi” ka bërë realitet hapjen e tre programeve të përbashkëta të studimit me University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”:– “Bachelor’s in Data Science and Business Analytics – DSBA”,– “Bachelor’s in Finance”,– “Bachelor’s in Business Administration”. Në përfundim të këtyre programeve të përbashkëta të studimit do të lëshohet diplomë e dyfishtë nga të dy institucionet e arsimit të lartë.…

Lexo më Shumë

Një organizatë kriminale, në të cilën kishte dhe pjesëmarrës shqiptarë, është arritur të shkatërrohet nga policia helene. Grupi kriminal vendoste gjoba nëpër lokale, kryente shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e gjithashtu trafik droge. Baza e këtyre anëtare të organizatës kriminale ishte Athina, të cilët “siguronin mbrojtje” lokaleve të kryeqytetit grek, duke zhvatur shuma të ndryshme parash nga pronarët e tyre, në baza javore apo mujore. Përtej sigurisë së këtyre biznesëve, anëtarët shërbenin dhe si ndërmjetës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve personale përmes kërcënimit, apo përdorimit të akteve dhunuese barbare në emër të “Shefit” të tyre. Zbërthimi i i organizatës kriminale…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se aktualisht ndodhen 4 vatra aktive zjarri në të gjithë Shqipërinë, e se forcat operacionale ,nën drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë mbajtjen nën kontroll të situatës. Njoftimi vjen përmes një postimi të tij në Facebook, teksa shkruan se po bëhen përpjekje për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh, në fshatin Kurdari. Postimi i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi: Situata e zjarreve në vend 4 vatra aktive zjarri janë aktualisht në të gjithë territorin e vendit. Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari.…

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fushën policore dhe angazhohen për masa kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti në një takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë Sllovene, Senad Jusiç, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë, me ftesë të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, një delegacion i Republikës së Sllovenisë, i kryesuar nga Ministri i Brendshëm, Bostjan Poklukar. Rrumbullaku vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy policive, mbështetur në tre marrëveshje bazë, të nënshkruara nga Qeveritë e Shqipërisë dhe Sllovenisë. Ky bashkëpunim ka qenë efektiv, veçanërisht…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e bërë nga anëtari i grupit kriminal, i njohur si Emmanuel Delphin Assako Ella, i cili kërkoi zbutje të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Emmanuel Delphin Assako Ella, me datë 3 korrik 2024, ka paraqitur pranë GJKKO-së kërkesën për të hequr masën e sigurisë “arrest me burg”, për të vijuar me “detyrim paraqitje”. Në përfundim të gjykimit së GJKKO-së, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, u vendos të rrezohet kjo kërkesë, e të vijojë dënimin e tij në…

Lexo më Shumë

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me 3000 të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se ai dhe VLEN u vendosën në mbrojtje të Stoilkoviqit dhe VMRO-së.“Ditë më parë Qeveria e VMRO-së paralajmëroi se do ta shkurtojë administratën për 3000 të punësuar më pak dhe menjëherë pas këtij lajmi, doli ministri Stoilkoviç dhe u kërcënua me revizion dhe largim nga puna të 3000 të punësuarve shqiptar përmes Marrëveshjes së Ohrit.Në vend që tu dalin në ballë këtyre e në mbrojtje shqiptarëve, njëri nga kryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, doli edhe mbrojti Stoilkoviçin…

Lexo më Shumë