Një zjarr i madh ka përfshirë Madheshin e Matit, teksa rrezikohet dhe zona e mbrojtur. Gazetari Enver Doçi, raporton për News 24 se janë 8 vatra zjarri të shfaqura për 20 minuta, e se po u afrohen zonës së mbrojtur ku ndodhen pisha shumë vjeçare. Në këtë zonë ndodhen gjithashtu 5 banesa e 3 kulla, e disa të moshuar janë larguar me kilometra të tëra për të shpëtuar nga flakët. Bëhet me dije se do të ketë ndërhyrje nga ajri për fikje të zjarrit masiv. Gazetari raporton se dyshimet e para qëndrojnë si zjarrvënie të qëllimshme nga disa persona, por…
Author: almakos
Në 6 muajt e parë të këtij viti 1 830 kompani nuk kanë mundur të mbijetojnë, nga të cilat 1 663 janë mikro-firma, të cilat sipas definicionit kanë deri në 10 punëtorë dhe deri në 50,000 euro të ardhura bruto vjetore, sipas analizës së portalit “Pari”” bazuar në të dhënat e “Rrjetës së biznesit”. Nëse krahasohet me numrin e kompanive të mbyllura në të gjithë vitin 2023, kur 4 330 kompani e humbën betejën e biznesit, mund të thuhet se ka gjasa që këtë vit ta mbyllim me një rezultat më të mirë, thuhet në analizën e tyre. Pjesa më…
Deputetët e Frontit Evropian, janë ankuar sot në Kuvend se Qeveria nuk po e respekton dygjuhësinë.Deputeti Ilir Hasani, ka deklaruar sot se ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë janë dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase.“Nuk latë ditë pa mos i poshtëruar shqiptarët, e sot me një ligj, dy herë. Një herë me mos-respektimin e gjuhës shqipe, e dyta me largimin e drejtorëve shqiptarë organizativ”, ka deklaruar Hasani. MARKETING
Një ngjarje e rëndë shënon në fshatin Mjedë, ku një 13 vjeçar është mbytur aksidentalisht në lumin Drin teksa po lahej. Rasti ka ndodhur rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë të Vau i Dejës, kur i mituri D.P., u fut për t’u larë në lumin Drin, por u mbyt aksidentalisht. Grupi hetimor po vijon punën për të siguruar prova ligjore ndaj rrethanave të këtij rasti tragjik. NJOFTIM Vau i Dejës/Informacion paraprak Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë. Grupi hetimor…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkatdhetarët edhe këtë vit do ta gjejnë Kosovën larg pritjeve të tyre. Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje. “Mirë se vini në vendlindjen tuaj vëllezër e motra! Do të donim shumë që këtë verë ta gjenit Kosovë ashtu siç e ëndërroni, por për fat të keq akoma është larg pritjeve tuaja. E di që kur të vini do të donit që Kosova të jetë sikur ai vendi prej nga vini e që të mos përballeshit as me kolonat e…
GJKKO ka vendosur zgjatjen e afeteve të paraburgimit për 5 persona të cilët akuzohet se janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal. Njoftimi i GJKKO: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afatit të paraburgimit për 5 (pesë) personat nën hetim, Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, ndaj të cilëve nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr.308, datë 21.07.2023, është caktuar masa e sigurimit…
Drejtori i Klinikës Universitare për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka njoftuar për konkluzionet që ka nxjerr komisioni i ekspertëve i formuar për zbardhjen e rastit me foshnjën tre muajsh. Ja dhe deklarata e plotë: Pas ngjarjes së publikuar në media më datë 12.07.2024 lidhur me pretendimet për lëndimin e foshnjës 4 muajshе e cila ishte e shtruar në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve, Shkup, drejtori i Klinikës, Dr. Rexhep Memedi, ka kërkuar formim të një komisioni ekspertësh me detyrë zbardhjen e rastit. Gjatë ditës së djeshme 15.07.2024 komisioni mori në shqyrtim të gjitha faktet, të gjitha informacionet përfshirë edhe deklaratat…
Për shkak të temperaturave tepër të larta që kanë përfshirë vendin tonë, qeveria ka vendosur që të shkurtojë orarin e punës në administratë. Vendimi i cili pritet të miratohet nesër parashikon që orari i punës të jetë nga 9.30 deri 15 :30 dhe të premten 9.30-13:00. Prej disa ditës, Shqipëria po përballet me temperatura ekstreme që shkojnë mbi 40 gradë C. Sinoptikanët e kanë quajtur “ferr mbi tokë” atë që po ndodh me motin, ku temperatura kanë shënuar vlerat maksimale deri në 43 gradë.
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Me anë të një njoftimi Prokuroria e Posaçme sqaron se grupi kriminal, ka pastruar 20 milionë euro pasuri. “Nga aktet e administruara ka rezultuar se janë pastruar si produkte të veprës penale në vlerën prej afërsisht 20.000.000 (njëzetë milion) Euro, të ndara konkretisht në shumat prej: 1.214.867.060 (një miliard e dyqind e katërmbëdhjetë milion, e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëdhjetë) Lekë ; 9.456.093 (nëntë milion e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëdhjetë e tre) Euro”, thuhet ne njoftimin e SPAK. Aktiviteti kriminal i…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se është hapur procedurë disiplinuese ndaj njërës prej infermiereve në Klinikën e Pediatrisë në Shkup, ku një fëmijë tre muaj dyshohet se është keqtrajtuar nga personeli mjekësor. Taravari thotë se nuk ka dëshmi të keqtrajtimit.“Unë shpresoj që masat që do t’i ndërmarrë Komisioni bashkë me drejtorin, do të japin efekt. Nëse përsëritet sërish, atëherë mendoj se menjëherë duhet të shfuqizohet kuadri mjekësorë. Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim, kështu që unë thash edhe në fillim, të jemi të kujdesshëm, t’i dëgjojmë të dy palët. Nuk besoj që ka punonjës shëndetësor që është…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reguar lidhur me zjarret që kanë përfshirë disa zona në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ka ndarë pamje nga zjarri që ka përfshirë Lurën, Blushi shprehet se “Lura po digjet sepse trafikantët e drogës, me mbështetjen e Narkoshtetit, po hapin parcelat e hashashit për vitin tjetër, që është vit zgjedhor”. Ai shkruan se vatrat e zjarrti në malet e Shqipërisë nuk paralajmërojnë gjë tjetër veç nisjes së sezonit të ri të mbjelljes së kanabisit “në Republikën e Hashashit, në Kolumbinë e Europës, në Narkoshtetin e Edi Ramës”.…
Një i mitur është plagosur në Istog, ku sipas raportimeve, i dyshuar është tezaku i tij, që është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Gjendja e të miturit, i cili po trajtohet në QKUK është shumë e rëndë. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se ai ndodhet akoma në sallën e operacionit. “Gjendjen e ka shumë të rëndë, ende ndodhet në sallën e operacionit”, tha Syla për Insajderin. Polici i diplomuar në gjeneratën e fundit ka plagosur të riun nga pakujdesia. Ai dyshohet se qëlloi aksidentalisht familjarin në një ambient privat. IPK ka konfirmuar se tashmë ka arrestuar zyrtarin policor, dhe…

