Një zjarr i madh ka përfshirë Madheshin e Matit, teksa rrezikohet dhe zona e mbrojtur.
Gazetari Enver Doçi, raporton për News 24 se janë 8 vatra zjarri të shfaqura për 20 minuta, e se po u afrohen zonës së mbrojtur ku ndodhen pisha shumë vjeçare.
Në këtë zonë ndodhen gjithashtu 5 banesa e 3 kulla, e disa të moshuar janë larguar me kilometra të tëra për të shpëtuar nga flakët.
Bëhet me dije se do të ketë ndërhyrje nga ajri për fikje të zjarrit masiv.
Gazetari raporton se dyshimet e para qëndrojnë si zjarrvënie të qëllimshme nga disa persona, por ende nuk është e konfirmuar.
Nëse nuk bëhet ndërhyrje nga ajri, zjarri do të marrë përmasa më të mëdha e do të dëmtohet pasuria në fshatin Madhesh.



