Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar në fshatin Qinam të Tiranës, pranë një depoje ku ruhen lëndë plasëse, duke vënë në alarm autoritetet.
Zjarri, i cili përfshiu kodrat përreth fshatit dhe mori përmasa të konsiderueshme, u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se si pasojë e zjarrit është djegur një automjet.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
The post Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Qinam të Tiranës, flakët pranë një depoje lëndësh plasëse appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


