Protestuesit e kanë nisur ditën e 97 të revoltës duke u mbledhur paraditen e së premtes para Gjykatës Penale.
Protestuesit kanë paralajmëruar dje se do të kërkojnë lirimin e të arrestuarve, ndërsa kanë ripërsëritur kërkesat e protestës që po shkon drejt ditës së 100.
Kërkesa kryesore dhe e pa negociueshme e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.
Ndërkohë si çdo mbrëmje, qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku edhe do të mbahen fjalimet, për të vijuar më pas me marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.
Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 96-të të mobilizimit. Qytetarët u mblodhën fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan në rrugët e Tiranës, me flamuj kombëtarë dhe flakadanë. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re” ishin ndër thirrjet e përsëritura gjatë tubimit.
The post Dita e 97 e protestës nis para Gjykatës Penale. Vendoset sot masa e sigurisë për të arrestuarit, qytetarët: Nuk na intimidoni dot! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


