Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur janë pranuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë brenda vetëm katër ditësh.
Deri tani, prania e virusit të etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar te tre korba të ngordhur. Dy prej tyre janë gjetur në Shkup, ndërsa një në Resnjë.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bëjnë të ditur se një pjesë e shpendëve të raportuar kanë qenë në fazë të avancuar të dekompozimit, për çka nuk ka qenë e mundur të merren mostra për analiza laboratorike.
Mbikëqyrja epidemiologjike dhe veterinare po vijon në të gjithë territorin e vendit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet kur vërejnë një numër të madh shpendësh të ngordhur në të njëjtin vend, veçanërisht nëse kjo ndodh brenda një periudhe të shkurtër.
The post Virusi i Nilit Perëndimor: Mbi 130 raportime për shpendë të ngordhur në AUV brenda katër ditësh appeared first on TV-SHENJA.


