Author: almakos

Koalicioni VLEN është deklaruar pas seancës së mbrëmshme të Qeverisë, në kuadër të së cilës u miratua ribalanci i Buxhetit. Nga Koalicioni VLEN thonë se “dëshmojnë përkushtimin për qytetarët”, ndërkohë që kanë dërguar kritika ndaj ish ministrit të Financave, Fatmir Besimi, për të cilin thonë se “e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale”. “Për hirë të transparencës të cilin e kemi premtuar koalicionio VLEN ka konstatuar se qeverisja e kaluar në krye me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale. BDI e ka vjedhur buxhetin e shtetit…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar pamjet nga flakët në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, ku tymi ka mbuluar qytetin. Basha shkruan se tymi toksik “që kaplon atë që duhet të ishte inceneratori i Elbasanit”, sipas tij, po shkrumbon edhe njëherë propagandën e qeverisë. Ish-kryedemokrati thekson se zjarri po helmon Elbasanin dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund vjedhjes së parave. “Mega afera e inceneratorëve është një nga skandalet korruptive të qeverisë Rama që ka krijuar dëme të shumëfishta ndaj interesit publik. Këto vepra të makutërisë kanë dëmtuar xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës, por…

Lexo më Shumë

 Në një takim me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Rama u shpreh se ka shumë profile false në rrjetet sociale, të cilat thonë se në Shqipëri nuk ka ardhur njeri teksa shtoi më tej se sistemet e sigurisë kibernetike kanë ndezur dritën e kuqe për këtë. “Ka një sulm të organizuare për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare. Të gjithë janë të skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri.…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Elbasanit për pushimin e çëshjtes ndaj Florenc Çapjas, i akuzuar për tentativë vrasje të ish-policit Fadil Mema, vendim që ishte lënë në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit. Trupa gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan rekursin e prokurorisë, që kundërshtonte pushimin e çështjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës, ish-efektivit të rrugores. Më datë 20 nëntor të vitit 2019, gjyqtari Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes për Florenc Çapjan, duke e liruar këtë të fundit nga qelia. Fadil Mema, ish-oficer i Policisë së Shtetit…

Lexo më Shumë

Sot në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve po zhvillohet ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”. Gjatë fjalës së tij drejtuar besimtarëve, Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi kërkoi që të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët. “Të nderuar besimtarë e klerikë, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Hashurës, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve. Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu është rikthyer në Tiranë. Ish-diplomati amerikan do të nderohet në një ceremoni me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj i uroi “mirë se ardhjen në shtëpi” dhe shkroi se mezi pret të takojë si ish-ambasadorin Arvizu. “Mezi pres të ritakoj sot një mik të mirë të qytetit tonë, ambasadorin Alexander Arvizu, për ta nderuar pas pak me “Çelësin e Qytetit”, si një qytetar i nderuar i Tiranës. Mirë se vjen në shtëpi, Alex”, shkruan Veliaj. Ceremonia do të zhvillohet rreth orës 11:00 në Bashkinë e Tiranës.

Lexo më Shumë

Në shuarjen e zjarrit në malin Serta në pjesën e Negotinës afër fshatit Kalanjevë kanë marrë pjesë katër helikopterë, dy të ushtrisë tonë dhe një të policisë, të cilëve do t’u bashkohet edhe një helikopter malazez. Në territorin e Gjevgjelisë mbi fshatin Negorci po dërgojmë dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden po dërgojmë një helikopter të madh turk dhe një serb me pesë tonë ujë, tha drejtori i QMK-së, njoftoi sot në mëngjes Stojançe Angelov. Ai shtoi se gjatë ditës pret të vendoset kontroll mbi zjarrin e madh që po digjet prej ditësh në malin…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se autoritetet në Prishtinë kanë prova se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qenë drejtpërdrejtë i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit. Komentet Sveçla i bëri në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se Kosova i ka të gjithë skenarët dhe përgatitjet e duhura për t’iu përgjigjur agresionit të mundshëm serb. Ai tha gjithashtu se gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, është punuar që situata në Veri të Kosovës t’i kthehet normalitetit. “Kishim fatin të mblidhnim shumë dëshmi lidhur me grupin terrorist. Tani…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. Ndërkaq, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka bërë të ditur se vala e të nxehtit që ka hyrë tashmë në ditën e dhjetë, ka shënuar rekorde në parametrat matës si në temperaturat minimale që janë regjistruar madje mbi…

Lexo më Shumë

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia spanjolle dhe ajo Italiane. Me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit thotë se në kuadër të operacionit “The zone”, në Spanjë u arrestua një 29-vjeçar që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të canabisit. Ndërsa në kuadër të operacionit “Gain”, u arrestua në Itali, Edvaldo Nanushi 37 vjeçar i dënuar nga Gjykata e Krujës, për mashtrim. Njoftimi i policise Në bashkëpunim me homologët në Spanjë dhe në Itali, finalizohen 2 operacione policore për…

Lexo më Shumë

Pas rritjes së pagave, qeveria konkretizon sot një tjetër vendim të premtuar për motivimin e administratës publike. Bëhet fjalë për oraret fleksibël dhe mundësinë e kryerjes së lejeve vjetore të paguara e të papaguara në kohën e dëshiruar. Gazeta ka siguruar vendimin që pritet të merret në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. VENDIMI Nga 8 orë e 30 minuta, orari i punës në administratë nga e hëna në të enjte do të jetë po njësoj, por me të vetmin ndryshim, fleksibilitein e kryerjes së këtij orari brenda ditës. Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 915 lekë dhe do shitet me 92.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102 lekë dhe do shitet me 103 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.5 lekë dhe do shitet me 119.4 lekë.

Lexo më Shumë