Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka zbardhur ngjarjen e datës 01 prill 2024, kur një person qëlloi me automatik drejt kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimit duke plagosur dy persona të tjerë, E.E (39) dhe A.A (22). Kundër 36 vjeçarit me iniciale M.A është ngritur padi për veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Menjëherë pas ngjarjes u ndërmorën veprime të shumta operative taktike dhe hetimore, ku u konstatua identiteti i kryesit. Pas kompletimit të plotë të materialeve zyrtare dhe raporteve të kryera të ekspertizës, me datë 16.07.2024, në PThP Shkup është…
Author: almakos
NJOFTIM PËR MEDIAT1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 23.01.2024 kaparaqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të procedimit penal Nr. 121,të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Bruno Çobo, i cili akuzohet për veprat penale“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit tëstrukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/bparagrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, si dhe në ngarkim të tëpandehurve Aldo Pasku, Antoneta Malo (Pepkolaj), Bruno Gjika, Elisa Çaçi (Caci), ErionKastrati, Florjan…
Ribalanci i buxhetit ka shkaktuar reagime nga opozita. Deputeti i LSDM-së Borçe Cvetkovski tha se ajo që shihet është se VMRO-DPMNE nuk parasheh rritje të pagës minimale, nuk ka masa dhe politika për rritjen e pagave sipas sektorëve dhe paralajmëron rritje të huamarrjes. Ai thotë se kjo nuk është mënyrë e mirë dhe se standardi i qytetarëve dhe punëtorëve duhet të rritet dhe jo të kërcënohet. BORÇE CVETKOVSKI, LSDM “Kjo nuk është mirë, standardi i qytetarëve dhe punëtorëve duhet të rritet dhe jo të kërcënohet. VMRO-DPMNE-ja po e shohim që nga dita e parë të kërkojë alibi dhe po arsyetohet…
NJOFTIM PЁR SHTYPGjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës,me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbivendimmarrjen nё lidhje me çёshtjen nё ngarkim tё pandehurit T.T., arrestuar mё datё17.05.2023, akuzuar pёr veprёn penale tё parashikuar nga neni 79/c “Vrasje pёr shkak tёmarrёdhёnieve familjare”, me viktimё shtetasen A.Q,.Sot më datë 17.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasanme trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar z. Artur Prenga; Anëtarë: Gjyqtar z.Elis Dine dhe Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli, pas shqyrtimit në seancë gjyqësore me vendiminNr. 406 (13-2024-3713)…
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu në anën greke, aktualisht është në ndërprerje komunikacioni përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij, sërish do të mundësohet kalimi përmes vendkalimit kufitar. Nga policia apelojnë te qytetarët të mos shkojnë drejt vendkalimit kufitar derisa nuk raportohet se zjarri është shuar dhe komunikacioni të normalizohet. Sipas burimeve të MIA-s nga Gjevgjelia, zjarri shpërtheu para orës 12 digjet deri në vendkalimin kufitar në dalje të Greqisë. Në kamerat e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore mund të vërehet…
Me rihapjen e hetimeve për çështjen e 21 janarit nga SPAK, janë thirrur bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë nga protesta përpara kryeministrisë më 2011. Rajmonda Nika, gruaja e viktimës Aleks Nika, është thirrur në cilësinë e kallëzueses. Ata do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme, ditën e hënë, më 22 korrik. Prokuroria e Posaçme regjistroi ditën e djeshme (16 Korrik) procedimin penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë të pafajshëm. Procedimi ka nisur për vrasjen e Aleks Nikës si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli,…
Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmbytje do të dëmtojnë ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor (CCDR) i Grupit të Bankës Botërore, i cili u botua sot, thotë se së bashku, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje më të mirë të popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike. Bazuar në një analizë të tre rreziqeve – përmbytjet e lumenjve, thatësirat (nëpërmjet ndikimit në të mbjella) dhe stresi…
Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është rikthyer në vendin tonë 10 vite pas largimit. Në një ceremoni të zhvilluar në Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj i ka dhuruar ish-ambasadorit “Çelësin e Qytetit”, të cilin Arvizu tha se do ta mbajë në zyrën e tij. Ai u shpreh se me kthimin në vendin tonë vuri re diferencën nga 10 vite më parë, para se të largohej nga Shqipëria. Arvizu theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se është më besimplotë në lidhje me këtë. “Do ta kem çelësin e Tiranës në zyrën time, do t’i bëjë shumë përshtypje atyre, jam i bindur, E…
Temperaturat në tre liqenet natyrore në vend edhe më tej janë ende mbi mesataren për muajin korrik. Në liqenin e Dojranit mëngjesin e sotëm janë matur 29,7 gradë, në liqenin e Prespës 25,5, ndërsa në liqenin e Ohrit 26 gradë Celsius. Në lidhje me nivelit të ujit, sipas matjeve hidrologjike të DPHM, Liqeni i Prespës dhe Ohrit janë sot një centimetër më të ulët se dje, ndërsa në liqenin e Dojranit nuk ka ndryshime. Nivelet e ujit të lumenjve nuk kanë shënuar ndryshime të mëdha krahasuar me ditën e djeshme. MARKETING
Qeveria njofton se në një seancë të mbajtur dje ka marrë vendim për anulimin e konkluzionit të qeverisë së mëparshme teknike, e cila shkakton implikime fiskale për realizimin e Projektit për ndërtimin e autostradës Korridori 8, Seksioni 2: Gostivar – Bukojçan në vlerë prej 252.699.474 euro shtesë, të cilat nuk janë të planifikuara dhe të parashikuara në Buxhet dhe as ekonomikisht të qëndrueshme. Siç thonë nga Qeveria, për këtë konkluzion do të njoftohet edhe Prokuroria Themelore Publike. “Ky konkluzion u miratua më 13 qershor të këtij viti, më shumë se një muaj pas zgjedhjeve dhe disa ditë para miratimit të…
Në takimin që Rama pati me kryetarët e bashkive, nuk la pa përmendur edhe rritjen e pajustifikuar të çmimeve në jug të vendit, duke thënë se kjo është një strategji vetëvrasje. Sipas kreut të qeverisë, duhet të folur me operatorët turistikë në Vlorë dhe Sarandë, në mënyrë që të mos rrisin çmimet në mënyrë të palogjikshme. Teksa u ndal tek vlonjatët, Rama tha se ata janë molla e sherrit, ndërsa i paralajmëroi se “do të bien në gropën e gjoksit të tyre”. “Qeveria dhe bashkia nuk vendosin dot çmimet dhe as nuk i kontrollojnë apo i imponojnë dot. Por ama…
Zjarri në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e komunës Novo Sellë, i cili shpërtheu para tetë ditësh, prej mbrëmë u zgjerua drejt vendit Rajanovo. Nga mëngjesi e shuajnë dy helikopterë – “Kamov” nga Serbia dhe “Blek houk” nga Turqia, të cilët janë pjesë e ndihmës ndërkombëtare që e mori vendi ynë për shuarje të zjarreve. Zgjerimin e zjarrit e konfirmuan nga NJTZ Strumicë dhe Shoqata e gjuetarëve “Elen” nga Novo Sella. Sipas tyre, zjarri është transferuar në pjesën e pasme të Ograzhdenit, por shpresojnë se me ndihmën e helikopterëve dhe me mbështetje nga toka do të arrijnë ta…

