Author: almakos

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh zhgënjimin e thellë për vendimin e Qeverisë aktuale për shfuqizimin e vendimit të mëparshëm për ndërtimin e aksit rrugor Gostivar – Bukojçan që është pjesë e Korridorit 8 nëpërmjet të ndërtimit të tunelit që lidh Gostivarin me Kërçovën në vend të ndërtimit të autostradës në lartësi të madhe malore, thuhet në reagimin e BDI-së.“Dëshirojmë të potencojmë se me vendimin e miratuar nga Qeveria e kaluar parashihej projektimi dhe realizimi i tunelit në gjatë 5 km në autostradën Gostivar- Bukojç që është pjesë e Korridorit 8.Një vendim i tillë është marrë pas përfundimit të të…

Lexo më Shumë

Pasi mediat serbe kanë raportuar se personi i cili po kërkohet për vrasjen e policit serb në Loznicë, është i arratisuri nga burgu i Kosovës A.H, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se nuk ka informacion shtesë për këtë rast. Ai përmes një konference për media ka thënë se organet e sigurisë dhe rendit në vend janë duke i grumbulluar informacionet në lidhje me këtë rast. “Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe MPJD-së”, tha Kurti.…

Lexo më Shumë

Leonard Luzi i cili është akuzuar se një vit më parë ka organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, mësohet se është arrestuar sot në Spanjë.Emri i tij u përmend një ditë më parë nga Alda Nikolli, në një intervistë. Duke pretenduar  se Nuredinin Dumani vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia. Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”. “Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë…

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar nga Ukraina ka ndërruar jetë në ishullin e Sazanit, pasi kishte shkuar me familjen për guidë turistike. Policia njofton se ukrainasi ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. “Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zgjidhet të enjten edhe për një mandat në krye të këtij institucioni, për një mandat pesëvjeçar, transmeton Radio Evropa e Lirë. Asaj do t’i duhen së paku 361 vota të deputetëve nga 720 sa janë gjithsej në Parlamentin Evropian. Në prag të këtij votimi, von der Leyen i ka bërë publike prioritetet e saj për mandatin e ardhshëm, duke përfshirë edhe procesin e zgjerimit të bllokut evropian. “Kremtimi i 20-vjetorit të zgjerimit më të madh ndonjëherë të BE-së na mundësoi të reflektojmë mbi këtë proces, që u dëshmua si sukses…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje të shtesave për fëmijët. Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se shtesat po dyfishohen për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishohen. “Kemi edhe një lajm të mirë, skemën e shtesave po e sjellim me rritje të shtesave që po i dyfishojmë për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishojmë kur nëna ka tre fëmijë apo më shumë”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se për fëmijën e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë 20 euro në muaj…

Lexo më Shumë

Një 28-vjeçar nga Tirana është plagosur nga helika e skafit me të cilin lundronte. Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:23. Pas telefonatës për ndihmë në Sallën Operative, ka qenë skafi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, që ka gjetur të dëmtuarin në afërsi të Kepit të Qefalit dhe e ka imbarkuar. Pasi është sjellë me urgjencë në Portin e Sarandës, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i dëmtuari është shtetasi me inicialet A. T., 28 vjeç, banues në…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ka folur në lidhje me raportin e OLAF dhe rrëzimit të kërkesës për mocion me debat në lidhje me këtë çështje. Bardhi tha mocioni u kërkua pas një raporti zyrtar të OLAF dhe jo në bazë të aludimeve apo thashethemeve. Ai shtoi se ky raport duhet t’i jetë vënë në dispozicion edhe MInistrisë së Bujqësisë dhe nëse nuk i është vënë, atëhere sipas tij kjo ministri është shpallur “skenë krimi”. Bardhi: E para, ka një njoftim zyrtar në zyrën kundër mashtrimit në BE, që deklaron…

Lexo më Shumë

Një polic serb është vrarë mbrëmë, rreth orës 00:55 në Loznicë. Po ashtu edhe një tjetër polic është plagosur rëndë. Sipas mediave serbe në vendngjarje është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman. Siç raportojnë mediat atje i dyshuar është Artan Hajrizi, 33 vjeçar. Atij i është publikuar edhe fotografia e tij./Insajderi/ Shiko foton:

Lexo më Shumë

VALENTINA MADANI/ Demokratët kanë gati propozimin e tyre për votën e diasporës, dokument i cili pritet të depozitohet në Kuvend. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi bëri me dije se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është prioritet për opozitën, e cila ka adresuar edhe zgjidhjet në draftin e saj. “Besojmë që zgjidhja që kanë dhënë drejtuesit tanë është më mira dhe siguron votë për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit”, – deklaroi Bardhi. Opozita kërkon që të drejtën e votës ta ushtrojnë të gjithë ata shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë, qofshin rezidentë apo jo. Demokratët kundërshtojnë kufizimin, që sipas tyre, mazhoranca…

Lexo më Shumë

Një polic është vrarë dhe njëri është plagosur rëndë të enjten në Serbi. Siç raportojnë mediat serbe, në vendngjarje është gjetur pasaporta e një personi me nënshtetësi kosovare, me emrin Artan Hajrizi. Në vendngjarje ishte gjetur edhe një dokument identifikues gjerman. Siç raporton N1-shi serb, duke e cituar Ivica Daçiq, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipniçki Sor në Llozhnicë, fshat në afërsi të pikës kufitare mes Serbisë dhe Bosnjës, punonjësit e policisë kanë ndaluar një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona, përcjell Gazeta Insajderi. Çdoherë sipas këtij mediumi, Daçiq ka thënë…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë të mërkurën rreth orës 02:00, pasi që të njëjtit nga vetura kishin hedhë një armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër. “Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që nga vetura në të cilën gjendeshin dhe ishin në lëvizje kanë hedhur një armë zjarri me një karikatorë dhe katër fishekë, të cilat janë konfiskuar”, ka njoftuar policia. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë