Author: almakos

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot në fjalimin e tij në Samitin e Bashkësisë politike evropiane i cili u mbajt në Londër, foli për energjinë, ndërsa iu referua edhe çështjes energjetike për të cilën tha se sot është çështje e rëndësishme në botë në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”, kumtoi Pres shërbimi qeveritar. “Të flasësh për energjinë në politikë është një gjë, ndërsa kur flitet për realizimin e projekteve energjetike nga aspekti teknik është krejtësisht ndryshe. Më lejoni të theksoj se realizimi i projekteve energjetike kërkon kohë, nuk mund ta imagjinoni dhe të…

Lexo më Shumë

Diaspora shqiptare është mbledhur pasditen e sotme përballe Kuvendit duke protestuar mbi të drejtën e tyre, atë të votës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025. “Dua të votoj në 2025, nga diaspora”, është motoja e këtij tubimi që po mbahet, teksa shumë emigrantë të tjerë mbajnë pankarta në ngjyrë të verdhë, për t’i dhënë mesazhe politikës. “Dy parti mbajnë peng votën e 2.2 milionë shqiptarëve”, “Emigrantët, shteti social i munguar”, “Kur ka vullnet, ka zgjidhje”, “Shqipëria dhe Mali i Zi  të vetmet pa votën e diasporës në Evropë”, janë ndër mesazhet më të pikasura të kësaj proteste.

Lexo më Shumë

Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës. Në raport DASH-i përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri dhe në Kosovë. Shqipëria Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Shqipëria vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme siç ishin, tërmeti i vitit 2019, pandemia COVID-19 dhe ndikimet ekonomike të agresionit rus në Ukrainë. Pas një tkurrjeje prej 3.5 për qind në vitin 2020, ekonomia e Shqipërisë u rikuperua, duke u rritur me 8.9…

Lexo më Shumë

Kisha Ortodokse ka reaguar mbi rezultatet e CENS 2023, teksa shprehet se përqindja e numrit të besimtarëve të tyre që është paraqitur nga ky anketim i bërë për popullsinë, nuk paraqet realitetin. Institucioni fetar përmes një deklarate për media, shkruan se  ka evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk janë intervistuar, e kjo për shkak se nuk janë vizituar nga asnjë regjistrues. Gjithashtu, Kisha Ortodokse shprehet se regjistrat e pagëzimeve tregojnë numër më të lartë besimtarësh se sa ajo që është publikuar nga CENS 2023. Reagimi: Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadanin, pasi ai kërkohej me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ministria e Drejtësisë e Kosovës është në kontakt me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të kuptuar më shumë rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së. ALBIN KURTI,KRYEMINISTËR I KOSOVËS “Ministria jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim më Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje, në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin tonë që po mbahet në paraburgim atje dhe që të mos ketë…

Lexo më Shumë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e marrë një vit më parë nga Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit, për shkarkimin e Prokurorit të Fierit, Dorian Tafilaj. Vendimi u mor me trup gjykues përbërë nga Ina Rama si kryesuese, Mimoza Tasi relatorë, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo si anëtarë. Ky vendim i marrë prej tyre eshtë përfundimtar e ka efekt të menjëhershëm. Dorian Tafili u shkarkua një vit më parë nga detyra e prokurorit pasi iu gjetën probleme në kriterin e rivlerësimit të pasurisë. Tafili u përball 27 dhjetor me barrë prove për mundësitë financiare…

Lexo më Shumë

Faktorë të ndryshëm të komunitet turk në vendin tonë janë duke shprehur pakënaqësinë e tyre për atë se si pushteti akutal VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN po i trajtojnë ata. Kryeredaktori i “Time Balkan”, Sejid Emin, për këto zhvillime ka thënë që mënyra se si qeveria e re vepron me turqit nuk i ngjan një marrëdhënie “vëllazërore”. SEJID EMIN, KRYEREDAKTOR I “TIME BALKAN” “Pyjet digjen, avionët e ndihmës së parë mbërrijnë nga Turqia. Doli Covid, vaksinat e para vijnë nga Turqia. Ka përmbytje, ndihma e parë vjen nga Turqia. Shpallen ministra dhe zv/ministra, ka përfaqësues romë dhe serbë, edhe pse kanë…

Lexo më Shumë

Njoftim vendimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 7/2024, datë 16.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 728, datë 28.12.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 728,…

Lexo më Shumë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në kabinetin e tij u takua me Shkëlqesinë e saj, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Ageler. Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral, lufta kundër korrupsionit, si dhe përgatitja e Agjendës reformuese të Planit për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe çështje aktuale politike.Ministri Murtezani në takim theksoi se vlerëson kontributin e SHBA-së dhe ambasadores Ageler në mbështetjen e proceseve euro-integruese të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi gatishmëri për bashkëpunim me SHBA-në për përshpejtimin e reformave për progresin e vendit…

Lexo më Shumë

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, autor i disa ngjarjeve të rënda kriminale, dukshëm po vuan dënimin e tij në kushte komode, me pajisjen e laptopit dhe internetit, për të pasur kështu komunikim sa më të madh me botën e jashtme. Për pasojë, janë pezulluar nga puna dy punonjës të Drejtorisë së Burgjeve. Ishte dëshmia e Alda Nikollit, njëra prej motrave Nikolli, të cilave iu vendos tritol në banesën e tyre në Elbasan pak ditë më parë, ajo që nxorri në dritë faktet. Ata për ngjarjen akuzuan pikërisht të arrestuarin Nuredin Dumani, me të cilin Alda Nikolli fliste prej disa…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë ditën e sotme (18 korrik) në Memaliaj, ku një burrë 61 vjeçar kanosi me sëpatë bashkëshortën e tij. Në pranga ka rënë shtetasi H.B., 61 vjeç, banues në fshatinZhapokikë. Uniformat blu kanë sekuestruar mjetin prerës (sëpatë). Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Memaliaj/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Kanosi me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (sëpatë). Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në Londër është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.“Takim miqësor me Aleksandar Vuçiqin, president të Serbisë në Londër në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit, si dhe për paqen dhe stabilitetin e rajonit.Marrëdhëniet ndërfqinjësore janë faktor kyç për prosperitet dhe zhvillim të vendeve të Ballkanit dhe në këtë kontekst jemi dakorduar periudhën e ardhshme që vazhdojmë me komunikimin e mirë mes dy vendeve. Ekonomia dhe shkëmbimi tregtar, si dhe thellimi i lidhjes infrastrukturore mes Maqedonisë dhe Serbisë duhet të jenë faktor i rëndësishëm drejt zhvillimit të…

Lexo më Shumë