Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e marrë një vit më parë nga Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit, për shkarkimin e Prokurorit të Fierit, Dorian Tafilaj.
Vendimi u mor me trup gjykues përbërë nga Ina Rama si kryesuese, Mimoza Tasi relatorë, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo si anëtarë.
Ky vendim i marrë prej tyre eshtë përfundimtar e ka efekt të menjëhershëm.
Dorian Tafili u shkarkua një vit më parë nga detyra e prokurorit pasi iu gjetën probleme në kriterin e rivlerësimit të pasurisë.
Tafili u përball 27 dhjetor me barrë prove për mundësitë financiare të konstatuara ndër vite, por ish-prokurori i kundërshtoi këto gjetje duke u shprehur se burimet e tij financiare ishin të ligjshme.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 7/2024, datë 16.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 728, datë 28.12.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 728, datë 28.12.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 18.07.2024, në Tiranë.



