Author: almakos

Një çift në Ksamil është shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi kishin zaptuar hapësirën publike në plazh, e po kështu kanë ngritur pa leje dy beach bars. Bashkëshortët kanë zënë pikërisht 412 metra vijë bregdetare, pa kontratë për stacion plazhi nga organet kompetente, duke vënë kështu çafra dhe shezlongë, shtuar këtu dhe ndërtimin pa leje të dy beach bars. Në total janë sekuestruar 411 çadra dhe shezlongë, të cilët do të shërbejnë nën cilësinë e provës materiale. Po kështu, punonjësit e subjektit të këtij çifti, ishin të pasiguruar. Shtuar kësaj, pushuesve u ofrohej shërbim e produkte pa lëshuar kupona tatimorë.…

Lexo më Shumë

Njoftimi i SPAK: 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj: Të pandehurve Pjetër Gjoni dhe Arian Popa, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë emëruar edhe disa u.d drejtorë në institucionet shëndetësore në Maqedoni. Nga atje thonë se ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ditët e kaluara ka emëruar ushtrues detyre drejtorë të rinj në institucionet e mëposhtme shëndetësore publike:– Spitali klinik Manastir, Nensi Llozançe – Instituti për Mjekësi transfuzive – Shkup, Amir Elezi – Spitali i përgjithshëm Kumanovë, Stefan Trajanovski – Spitali I përgjithshëm Veles, Aleksandar Buzalkov – Spitali psikiatrik Demir Hisar, Stevçe Cvetanovski -Instituti Universitar për tomografi me emetim të pozitronëve, Nevena Manevska. – Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntorii” – Shkup, Muhsin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka deklaruar gjatë mbledhjes se “kemi arritur që të zbulojmë gjëra të llahtarshme”, por akuzoi maxhorancën se po bën çdo përpjekje për t’i mbyllur me forcën e kartonit. Salianji theksoi se duhet të zbulohet deri ku është përfshirë niveli i zyrtarëve teksa theksoi se deputetët e PS në Komision kanë qëndruar duke bërë sehir, sipas tij, për të penguar hetimit gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarve të thirrur në mbledhjet me dyer të mbyllura. “Nëse qëndroi gjatë në tualet bie erë kjo punë, po bie shumë erë që doni të mbroni…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë së PD Belind Këllici përmes disa dokumentave ka publikuar një tjetër emër që sipas tij është pjesë e bandës së inceneratorëve. Konkretisht për shtetasin Elton Bualli. Ish-deputeti shprehet se ky personash është ‘zbatuesi i të gjithë punëve të pista brenda dhe jashtë vendit të dyshes Mërtiri – Zoto’. Gjithashtu ai denoncon se Elton Bualli ka përfituar 310 mijë euro nga AZHBR DEKLARATA: Të nderuar qytetarë, Ditën e martë, Prokuroria e Posaçme bëri publike masat e reja të arrestit për punonjësit e inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke i quajtur ata një Grup të Strukturuar Kriminal. Çuditërisht mes këtyre…

Lexo më Shumë

Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjithë botën, janë pasojë e një “defekti” gjatë përditësimit të një sistemit të saj. Kjo kompani krijon softuerë për të luftuar viruset kompjuterike. Crowdstrike ka thënë se është duke punuar vazhdimisht me konsumatorët. “Sistemet Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është incident i sigurisë apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe po punohet në të”, ka thënë kompania përmes një deklarate. Shumë kompani të mëdha ajrore në Shtetet e Bashkuara, i kanë anuluar fluturimet, duke cituar probleme me komunikim, derisa kompani tjera mediale,…

Lexo më Shumë

Në hapësirat e Ministrisë për Çështje Evropiane, Ministri Murtezani kishte takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane. Në takim, theksojnë nga atje, u diskutuan temat lidhur me integrimin evropian të vendit, marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, zbatimi i Planit të rritjes dhe Agjenda reformuese, të cilat janë të rëndësishme për shtytjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe që synon përshpejtimin e konvergjencën socio- ekonomike të rajonit në Bashkimin Evropian.“Ministri Murtezani në takim shprehu besimin se mbështetja e vazhdueshme gjermane për rrugën tonë evropiane, demokracia, sundimi…

Lexo më Shumë

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është shprehur se kanë ankimuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës 4 gusht për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë. Dule u shpreh se ligji nuk mund të interpretohet sipas dëshirave, ndërsa shtoi se ankimimi mbi vendimin e KQZ-së për shpalljen e pavlefshërisë së mandatit të Fredi Belerit, do të bëhet kur mbrojtja e eurodeputetit ta konsiderojë të përshtatshme dhe se do të bëhet brenda afateve. Vangjel Dule: Ne kemi ankimuar dekretin e Presidentit, mbrojtja e Belerit do të vlerësojë momentin më të përshtatshëm që u garanton ligji. Askush nuk mund ta interpretojë ligjin në…

Lexo më Shumë

Në një deklaratë për mediat deputetja e PD, Dhurata Cupi ka thënë se investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes pasi korrupsioni është ndër problemet kyç. Gjithashtu ajo thekson se raporti amerikan nuk lë pa cekur as plagën e shpopullimit. “Për herë të parë një shqetësim i tillë ngrihet kaq hapur. Emigrimi i të rinjve dhe i profesionistëve ka në bazë korrupsionin e qeverisë. Është një revoltë e heshtur për të refuzuar këtë sistem të kalbur, ku bëjnë përpara vetëm ata që i shërbejnë pushtetit në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme”,…

Lexo më Shumë

BDI është bërë sinonim i krimit, korrupsionit dhe zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN-it. “Kjo parti, me prirje të regjimeve afrikane dhe latine, gjatë sundimit të tyre 20-vjeçar, ka sjellë qytetarin në gjendje të lypësarisë. Ndërsa një grusht njerëzish nga kjo parti pasuroheshin dhe jetonin në luks, shqiptari i thjeshtë që fitonte bukën me ndershmëri, vuante për barna, libra shkollorë dhe nevoja të tjera elementare. Të nderuar qytetarë, koalicioni VLEN nuk do të lejojë që BDI të përdorë shqiptarët si mburojë për sundimin e tyre kriminal. Duhet të dini se derisa…

Lexo më Shumë

Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në muajin shkurt në fshatin e Shënavlashit, ku tre fëmijët vranë dhe groposën në kasolle babanë e tyre, Pëllumb Metën. Prokuroria e Durrësit po vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të vërtetë të ngjarjes. Mësohet se është kryer edhe akt ekspertim psikiatrik për tre fëmijet, Hygertën, Hysenin dhe Amarildo Metën. Burime bëjnë me dije se një grup mjekësh ekspertë që trajtojnë problemet e shëndetit mendor kanë kryer ekspertimin psikiatrik për të parë nëse fëmijët e Pëllumb Metës kanë probleme të shëndetit mendor. Nëse do të rezultojë që tre fëmijët nuk kanë probleme…

Lexo më Shumë

Lojtari i Spanjës, Marc Cucurella, pak kohë më parë duket se i kishte bërë një premtim të dashurës së tij duke thënëse do t’i lyente flokët e tij në ngjyrë të kuqe nëse Spanja do të dilte kampione në finalen e Euro 2024, premtim i cili duhet se tashmë është mbajtur. Sipas të dashurës së tij, Claudia Rodríguez u tha se Cucurella i kishte premtuar se do t’i lyente flokët e tij të kuqe nëse Spanja fitonte Euron. “Më premtoi se do t’i lyente flokët me të kuqe. Por nuk do ta detyroj! Ai ka flokë të gjatë që kur…

Lexo më Shumë