Author: almakos

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka kritikuar shtetin e Kosovës pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi. Musliu ka thënë se e gjithë kjo histori është e trishtë, po para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet parashtrohen disa pyetje. Ajo tha se duhet marrë dikush përgjegjësi për këtë rast. “Faton Hajrizi ishte produkti i sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut. E gjithë historia e tij është e trishtë. Para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet pyetur: A pati ky djalë ndonjëherë një mundësi reale për t’u risocializuar? A u maltretua nëpër burgje apo pati trajtim korrekt? A…

Lexo më Shumë

Ditën e djeshme u vra në Serbi, Faton Hajrizi. Ai ishte në kërkim për gati 40 orë, nga policia atje si i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij. Sipas mediave serbe, Hajrizit nga vendi ku ndodhi rasti e deri tek fabrika e braktisur, ku u strehua, iu deshën 2 orë e 44 minuta që të shkonte. Distanca prej vendit ku u vra polici serb dhe kësaj fabrike raportohet se është 11.4 kilometra. Siç raporton Gazeta beogradase “Blic”, te kjo fabrikë Hajrizi kishte qëndruar vetëm deri dje në mëngjes dhe pastaj u largua. “Iu deshën…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 91.6 lekë dhe do shitet me 92.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.2 lekë dhe do shitet me 119.2 lekë.

Lexo më Shumë

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka bërë të ditur se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjarë të dëshmorëve, nesër do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1. Ish ushtari i UҪK-së, Blerim Ramadani u ndalua në vendkalimin kufitar Jazhincë në RMV me kërkesë politike nga Serbia dhe i njëjti është dërguar edhe në paraburgim ekstradues, 30 ditor. “Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimin  e Shoqatës. MARKETING

Lexo më Shumë

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani janë ekstraduar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe se ata i janë dorëzuar organeve kompetente gjyqësore. Dorëzimi i tyre është bërë dje, kanë konfirmuar për televizionin Telma nga MPB, përcjell INA. Ata janë vendosur në burgun e Shtipit për të vuajtur dënimin me të cilin janë dënuar, ku nuk janë kthyer pas një fundjave të lirë në vitin 2020. Si Krasniqi ashtu edhe Ramadani duhet të kryejnë edhe tre nga gjithsej 15 vjet burg që morën në vitin 2008. Ata u dënuan për disa vepra që lidhen me rrëmbim, dhunë, zhvatje dhe armë pa…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha të premten se është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi në orët e para të së enjtes. Tani shtrohet pyetja se si do të veprojë shteti serb me kufomën e viktimës. Avokati Arbër Jashari ka thënë se nuk ka ndonjë pengesë që trupi i Faton Hajrizit t’i kthehet familjes për procedura të varrimit. “Kjo çështje është e rregulluar edhe me ligje të Serbisë por edhe me norma ndërkombëtare për kthimin e trupit të tij në Kosovë. Procedurat e kthimit të trupit mund…

Lexo më Shumë

I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës. Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik. Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova,…

Lexo më Shumë

Një aeroplan policor i tipit Bel-412 edhe sot ka vazhduar të intervenojë në zjarrin që shpërtheu në malin Serta, midis fshatrave Dragoevë dhe Sellcë të Shtipit, informojnë nga MPB-ja. Gjatë operacionit, siç theksohet, janë hedhur gjithsej 39 tonë ujë. Nga MPB-ja thonë se zjarri është ende aktiv dhe vazhdojnë aktivitetet për shuarjen e të njëjtës. foto dhe video MPB [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e ministrisë, kanë njoftuar për vrasjen e Faton Hajrizit. Në këtë komunikatë, Faton Harjizi përmendet me emër e mbiemër si person që është eliminuar nga forcat serbe pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri derisa gjendej në arrati. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës sot pas lajmin për vrasjen, kanë kërkuar nga Serbia që të idenfitikohet personi i vrarë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës se Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se është anuluar mbrëmja e sotme muzikore në të cilën ishte planifikuar të këndonte këngëtari Luiz Ejlli. Anulimi u bë pas vrasjes në Serbi të Faton Hajrizit nga Klina e Skenderajt. Nura në profilin e tij në “Facebook” shkroi se ky anulim po bëhet si shenjë respekti ndaj familjes. “Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit më të vogël ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanarisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e…

Lexo më Shumë

Një 39 vjeçar, i cili po vuante dënimin e tij në burgun e Fushë Krujës, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Bëhet fjalë për Afrim Shaqiri, i cili sipas burimeve është dërguar pa shenje jete nga burgu drejt qendrës shëndetësore të qytetit. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por sipas dyshimeve të para të autoriteteve, ai ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon. Trupi i tij ndodhet në qendrën spitalore të qytetit, ndërsa do t’i kryhet dhe autopsia për të përcaktuar saktësisht shkakun e tij të vdekjes.

Lexo më Shumë

“🇲🇰 🇹🇷 Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, si dhe zotimet për forcimin e bashkëpunimit në nivel politik dhe ekonomik, ishin në fokus të bisedës së sotme telefonike me kolegun tim, ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. Në të njëjtën kohë, shpreha mirënjohjen time për ndihmën e dhënë në përballjen e zjarreve në vend, e cila është edhe një konfirmim i mëtejshëm i solidaritetit dhe miqësisë së kahmotshme mes dy vendeve. Me ministrin, gjithashtu biseduam edhe për aleancën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer brenda NATO-s, gjë që u riafirmua edhe në Samitin në Uashington. Gjithashtu, theksuam përpjekjet e përbashkëta mbi…

Lexo më Shumë