Author: almakos

Autoritetet në Serbi kanë njoftuar se dje është vrarë, Faton Hajrizi, nga policia e këtij shteti. Hajrizi prej viteve të para të pasluftës ka qenë në vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme penale. Rreth 2 javë më parë ai ishte arratisur nga burgu për herë të nëntë. Në një intervistë të realizuar vite më parë, në qelinë e burgut, ai kishte rrëfyer se cili ishte pengu i tij në jetë. Shiko videon:

Lexo më Shumë

Një 28 vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme (20 korrik) në aksin rrugor “Skërficë-Sarandë”, pasi iu gjetën në automjet lëndë narkotike, të tipit kokainë, e cila më pas ndahej në doza për shitje në lokalet e natës të qytetit bregdetar. Është arrestuar i riu, Xhulian Halili, banues në Tiranë. Policia e Sarandës, përmes operacionit të koduar “Nexus”, arriti të gjejë 207 gramë kokainë në automjetin e 28 vjeçarit. Lënda narkotike është sekuestruar e do të shërbejë nën cilësinë e provës materiale. Po kështu është sekuestruar automjeti dhe celulari i Xhulian Halili. Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime…

Lexo më Shumë

Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës, familjarë të Dëshmorëve dhe familjarët e ish ushtarit Blerim Ramadani, protestuan për arrestimin e Ramadanit në Maqedoni të Veriut, me fletëarrrest të lëshuar nga Interpoli i Serbisë. Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani dhe dërgimi në paraburgim ekstradues nga policia e RMV-së dhe Gjykata vendore, thonë organizatorët e protestës, është i papranueshëm. Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të tij dhe thanë se çdo ditë vonesë është tendencioze me qëllim të ofendimit dhe poshtërimit të luftës për liri dhe barazi. Mevludin Bajrami, familjar i dëshmorëve “Ne veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga VLEN, ka reaguar pas lajmit ku bëhen të ditura dy modelet që shqyrtohen nga eskpertët ndërkombëtarë dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, të angazhuar nga BDI-ja “Është interesante se si BDI-ja pas 22 vjetësh, për herë të parë kujtohet sot se si do të ishte një zgjidhje territoriale adekuate për Maqedoninë. Nuk është 1 as 2 por 22 vjet vonesë… BDI-ja po dështon edhe në Opozitë…”, ka shkruar Taravari në Facebook. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar raportimet në media se disa ekpertë ndërkombëtarë të angazhuar nga BDI-ja dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, janë duke analizuar disa variante të ndarjes së Maqedonisë së Veriut sipas modeleve të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut.  “Politikat e udhëheqësisë së BDI-së nuk do t’i komentoj. Ato janë supozoj politikat e tyre të brendshme. Por, ajo me të cilën ata po tentojnë të shfaqen në opinion janë politika të dezintegrimit, prishjes së karakterit unitar të shtetit. Kam menduar se kanë marrë mësim dhe se do të dalin të kërkojnë falje për gjithçka që kanë bërë, vetëm…

Lexo më Shumë

Andrea Bregasi, 32 vjeçari i cili kreu atentatin e dështuar në zonën e “Don Boskos”, një vit më parë, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Fushë Krujës. Mësohet se  pësoi atak kardiak në qelinë ku ai mbahej i burgosur. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Fushë Krujës për të marrë ndihmë mjekësore, por 32 vjeçari ndërroi jetë në ambientet e spitalit. Raportohet se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike, e se trajtohej me metadon.

Lexo më Shumë

Reagimin e BDI të plotë e gjeni në vijim: Koalicioni humbës i partive shqiptare në vend se të përgjigjen për tradhëtinë, gënjeshtrat e përditshme, dështimet katastrofale, servilitetin dhe paaftësinë e tyre, vazhdojnë paturpësisht me komunikata shpifëse dhe të pabazuara për të mbuluar tradhëtinë më të madhe ndaj kombit shqiptar në historinë e këtij vendi. Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të informojë opinionin publik për të vërtetën rreth këtyre partive që kanë humbur zgjedhjet dhe tani veprojnë si vasalë dhe shërbëtorë të interesave të të tjerëve për ta poshtërsuar kombin shqiptar. BDI ka qenë gjithmonë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve…

Lexo më Shumë

Nga viti i ardhshëm kuotat e institucioneve të arsimit të lartë do të përcaktohen në bazë të analizës së tregut të punës dhe të dhënave të Agjencisë për Punësim, thekson ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në emisioni “Stadion” në Kanal 77, transmeton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas Janevska, vendi nuk ka nevojë për aq shumë juristë, për dallim nga mësuesit e matematikës, fizikës dhe kimisë. – Këtë vit nuk kemi pasur kohë të ndërhyjmë në konkurs, sepse ai ishte përgatitur nga menaxhmenti i mëparshëm dhe për shkak të afatit të shkurtër, Qeveria e re duhej ta miratonte…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë, Besnik Bislimi, e ka quajtur kriminel Faton Hajrizin – personin që është raportuar se dje është nga Serbia. Në një intervistë, Bislimi thotë se Faton Hajrizi është kriminel dhe vendin e ka pasur në burg. “Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativen kosovare krimineli e ka vendin në burg. Por ajo që mendoj që nuk po diskutohet dhe do të duhej të diskutohej përtej propagandës që po e shpërfaqë Serbia është fakti që kur ky person ka dalë nga burgu, ka ikë nga burgu dhe ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të…

Lexo më Shumë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë që do të zhvillohen më 4 Gusht. Sasia që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë është 23.535 fletë votimi. Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë. Deklarata e plotë: Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë – Miratohet sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen Sot, në seancë publike Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sasinë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se policia është duke hetuar qëllimet dhe motivet e vrasësit të policit Nikolla Krsmanoviq. Ai tha se nga Gjermania janë duke kërkuar përgjigje për Artan Hajrizin dhe se a ka qenë Faton Hajrizi në Gjermani. Ai është relativisht i ri për të marrë pjesë në aktivitete luftarake gjatë bombardimeve të NATO-s, por i përket një grupi që lavdëron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne do të përcaktojmë se cilat ishin qëllimet dhe motivet e tij, presim përgjigje nga Gjermania për pyetjet nëse ai ishte vërtet në Gjermani apo jo –…

Lexo më Shumë