Author: almakos

Ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit 42 vjeçari, Rigels Kaso, i cili u dhunua disa ditë më parë në kryeqytet nga Bajram Gjeleshi. Ngjarja ndodhi më 15 korrik, në rrugën “Sokrat Miho”, ku 42 vjeçari dhe u gjet në gjendje të rëndë për shkak të dhunës. Kaso u transportua menjëherë në spital, i cili deri më sot qëndroi në koma. U raportua se konflikti i tyre ishte për motive të dobëta, pasi Rigels Kaso kishte komunikuar në platformën Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi. Ky i fundit, ka shkuar vetë në vendtakimin që 42 vjeçari kishte lënë me…

Lexo më Shumë

Faton Hajrizi, i cili vrau policin Nikolla Krsmanoviq, është vrarë sot nga policia në një lokacion afër kufirit me Republikën e Serbisë. Ai qëlloi disa herë në drejtim të policëve të cilët u shpëtuan nga helmetat dhe parzmoret e tyre. Mediat serbe, kanë raportuar për skenën e vrasjes së vrasësit të policit Faton Hajrizi, i cili goditi makinën e policisë me të shtëna me armë zjarri. Vrasësi i policit Faton Hajrizi u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku 36 orë më parë vrau policin Nikolla Krsmanoviq (34) dhe plagosi Vjekoslav Iliq (50). Siç thuhet ne media…

Lexo më Shumë

I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës. Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik. Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova,…

Lexo më Shumë

Mediat në Serbi po raportojnë se Faton Hajrizi është vrarë. Siç ka raportuar media serbe Novosti, Faton Hajrizi është vrarë në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak se i ka bërë rezistencë policisë. Tutje thuhet se një vendas e raportoi se kishte parë një person me përshkrimin e MPB’së në Serbi pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska dhe e vranë një shqiptar në numrin 21.

Lexo më Shumë

Analisti Valon Syla, ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit nga policia Serbe, duke kërkuar përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës, kryeministri dhe ministrat e tij. Në një postim në Facebook, Syla ka pyetur se a jep ndokush përgjegjësi dhe dorëheqje për këtë rast. “O Albin Kurti. Qysh je? Qeveria Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla I burgosuri kosovar; 1. Iku nga burgu. 2. E kaloj kufirin ilegalisht 3. Kreu vrasje nga ikja 4. U vra nga policia Serbe A ka pergjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra…

Lexo më Shumë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë së lëshuar nga Gjykata e Elbasanit ndaj 5 punonjësve të policisë, të cilët po perballen me akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimi kompjuterik. Është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për Aurel Tahiri, 32 vjeç, Endri Hazizi, 39 vjeç dhe Xhevahir Stërmugu, 50 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ndëkohë është ushtruar masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” për Eraldi Koprencka, 33 vjeç dhe Nertil Xhemalaj, 34…

Lexo më Shumë

Drejtori i qendrës së menaxhimit të krizave, Stojançe Angellov ka njoftuar se në Veles është parandaluar një fatkeqësi e madhe pasi ka shpërthyer zjarr në oborrin e ish-fabrikës së porcelanit në të cilën gjenden disa cisterna me gaz. Sipas tij, falë zjarrfikësve të Velesit është parandaluar një shpërthim i madh. STOJANÇE ANGELLOV, KRYETAR I QENDRËS PËR MENAXHIM ME KRIZA “Ka disa cisterna gazi rreth ish fabrikës së porcelanit në Veles. Zjarri u ndal 100 metra larg mjeteve të gazit. Falë zjarrfikësve të guximshëm të Velesit, zjarri u parandalua. Mund të kishte ndodhur një fatkeqësi e vërtetë sepse janë të paktën…

Lexo më Shumë

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN Kryen veprimtari të paligjshme në këmbim të parave, Prokuroria e Elbasanit kërkon masa sigurie për pesë punonjës policie Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kërkoi masa sigurie për pesë punonjës të policisë së shtetit për  “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 pg.1dhe 186/a të Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit referues të  Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Elbasan-Korçë. Pas kryerjes së veprimeve hetimore në…

Lexo më Shumë

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg dy të pandehurit, Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi, të cilët ranë në pranga pas dëshmive të Nuredin Dumanit. Agron Qafa, është i akuzuar për veprat penale “vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale e grupi të strukturuar kriminal”. I shpallur fajtor për këto vepra penale, Qafa dënohet me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulët 1/3 e dënimit, duke bërë që ai të qëndrojë i burgosur për 8 vite. Ndërkohë, Florënc Çekrezi akuzohet për veprat penale…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e ka konfirmuar aksidentin në Serbi, në të cilin humbi jetën një shtetase e RMV-së dhe u lënduan tre të tjerë. Nga MPJ thonë se ata janë njoftuar përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd se aksidenti ka ndodhur dje pasdite në afërsi të qytetit të Palojcës.“Sipas informacioneve nga Ambasada, personi që ka humbur jetën është shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarit janë shtetas të Republikës së Sllovenisë”. “Ambasada në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente të Republikës së Serbisë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Faton Hajrizi është vrarë sot nga Policia e Serbisë, ai është ekzekutua me disa plumba. Vrasjen e tij e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daciq. Nga 6 korriku ai ndodhej në arrati, mërkurën e 17 korrikut, u raportua se dyshohet që vrau një polic serb e plagosi një tjetër. Ndërkohë, sot ai është kujtuar nga një grua me emrin Liridona Shala, e cila shihet përkrahë tij. Ajo e ka kujtuar atë përmes Tik-Tokut – duke thënë “Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq herët bre oh zot…oj dashni ti nuk vdes kurrë”,…

Lexo më Shumë

Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, është vrarë nga policia serbe në afërsi të Loznicës. Sipas Telegrafi.rs, ai ishte pikasur nga një banor lokal në kamerën e dyqanit të tij dhe ky person e kishte njoftuar menjëherë policinë. Hajrizi ishte parë gjithashtu të ecte nëpër oborre të shtëpive në rrugën e Shabacit. Sipas kësaj medie, policia ndërmori veprimet e nevojshme për të arrestuar ose neutralizuar të dyshuarin.

Lexo më Shumë