Ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit 42 vjeçari, Rigels Kaso, i cili u dhunua disa ditë më parë në kryeqytet nga Bajram Gjeleshi.
Ngjarja ndodhi më 15 korrik, në rrugën “Sokrat Miho”, ku 42 vjeçari dhe u gjet në gjendje të rëndë për shkak të dhunës.
Kaso u transportua menjëherë në spital, i cili deri më sot qëndroi në koma.
U raportua se konflikti i tyre ishte për motive të dobëta, pasi Rigels Kaso kishte komunikuar në platformën Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.
Ky i fundit, ka shkuar vetë në vendtakimin që 42 vjeçari kishte lënë me gruan.
Rigels Kaso u dhunua me grushte nga Gjeleshi, e i ka rënë koka në bordurë, nga ku e mori dhe dëmtimet më të mëdha.