Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë ditën e sotme (18 korrik) në Memaliaj, ku një burrë 61 vjeçar kanosi me sëpatë bashkëshortën e tij.
Në pranga ka rënë shtetasi H.B., 61 vjeç, banues në fshatinZhapokikë.
Uniformat blu kanë sekuestruar mjetin prerës (sëpatë).
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje.
Kanosi me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (sëpatë).
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.