Biznesmeni Çedo Radomiroviq, i njohur edhe si Çedo Rado, ka ndërruar jetë sonte në spital. Ai u gjet me plagë të rënda rreth orës 19:00 në fshatin Orman, pranë depove të Ministrisë së Brendshme, pranë një automjeti “Lexus” të parkuar. Siç transmeton lideri.mk, Radomiroviq ka dhënë shenja jete dhe me autoambulancë është transportuar në klinikën e Shkupit, ku më pas u ka nënshtruar plagëve të marra. Në vendngjarje vijojnë hetimet dhe jozyrtarisht është gjetur një armë. MARKETING
Author: almakos
Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë sipas informatës së marrë për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Uashington. Kryetarja e KSHPK, Tatjana Dimitrovska në deklaratë për MIA-n thotë se është formuar lëndë nga shkrimet në media. Dimitrovska tha se tashmë janë drejtuar në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe kanë kërkuar informacion se kush ka udhëtuar së bashku me kryeministrin në Uashington, gjegjësisht të konfirmohet nëse djali i Mickoskit ka udhëtuar me të në kurriz të buxhetit dhe në çfarë funksioni. Dokumentacioni është dërguar, ndërsa afati për përgjigjen e institucioneve, shtoi ajo, është 15…
Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një 65 vjeçare në Memaliaj pasditen e sotme (15 korrik), duke i rrezikuar kështu asaj jetën. E moshuara Bejaze Velaj jeton e vetme në banesë. Raportohet se ka vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike realizuan takim pune me përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) dhe Institutit Nacional Demokratik (IND), në të cilin u diskutua rreth vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Entit dhe Kuvendit dhe mundësive për shqyrtimin e raporteve individuale të revizionit në trupat punuese amë të shtëpisë ligjdhënëse. Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryetari i Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Bojan Stojanoski, ndër të tjera shprehu interesim që në Kuvend të shqyrtohet Raporti i ZSHR për efektivitetin e masave për parandalimin e largimit të kuadrove me…
Autoritetet shqiptare pritet të përballen me kritika të forta në Komitetin e Trashëgimisë Botërore të UNESCOS që mbahet këtë muaj në Indi. Projekt vendimet për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin të bëra publike nga UNESCO flasin për një seri detyrimesh të papërmbushura nga Shqipëria dhe për shqetësime nga organizata botërore për një seri çështjesh. Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që mblidhet gjatë këtij muaji në Indi në sesionin e 46-të, pritet t`u drejtojë autoriteteve shqiptare kritika të forta për menaxhimin e Butrintit, Gjirokastrës, Beratit dhe Ohrit që janë përfshirë në listën e pasurive botërore. Projekt-vendimet e Komitetit të UNESCOS janë…
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, sot pasdite deklaroi se sot në vend janë aktive dhjetë zjarre në ambient të hapur, disa prej të cilave kanë filluar pasditen e sotme, si zjarri i pyjeve mbi Radovish i cili ka hyrë në një pyll me pisha Zjarri më i rëndë dhe më i vështirë për t’u shuar, thekson ai, është zjarri në malin Serta, i cili tani është duke u përhapur pjesërisht në territorin e Shtipit dhe pjesërisht në territorin e Negotinës. Një zjarr të madh ka edhe në Komunën e Novosellës, në malin Ograzhden. “Për fat të…
Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjec, i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë, raportojnë mediat në Shqipëri. Në orët…
Një aksident është shënuar në Shkodër ditën e sotme (15 korrik), ku një 23 vjeçare ka humbur drejtimin e automjetit, duke bërë kështu që të dalë nga rruga. Rasti ka ndodhur rreth orës 15:45 në fshatin Babullush. E reja, e identifikuar me inicialet M.V., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja M. V., 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasja M. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon…
Vazhdon lufta me zjarret të cilat kanë kapluar vendin tashmë për disa javë. Vala e të nxehtit që është aktive në vend, ka përkeqësuar gjendjen e zjarreve, në shuarjen e të cilave po luftojnë vazhdimisht zjarrfikësit, punëtorë të ndërmarrjeve publike dhe komunale, pjestarë të ushtrisë dhe policisë dhe shoqata vullnetare. Nga qendra për menaxhim me kriza mëngjesin e sotëm kanë njoftuar se nëntë zjarre janë aktive në hapësirë të hapur në vend ndërsa 17 zjarre janë shuar. QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA “Ende është aktiv zjarri në malin Serta, i cili shtrihet në tre komuna si katër zjarre të pavarura.…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 50 vjeçar dyshohet të jetë vetëmbytur në liqenin e fshatit ku ai banonte. Bëhet fjalë për viktimën E.F., 50 vjeç, banues në fshatin Grevë të Dibrës. Sipas informacioneve paraprake të uniformave blu, nga këqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. NJOFTIM Dibër/Informacion paraprak Në liqenin e fshatit Grevë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi E.F., 50 vjeç, banues në fshatin Grevë. Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në…
Nëse në një dasmëm apo ahengë tjerët familjarë në Tetovë, ka të shtëna me armë zjarri, si dhe organizim i pa autorizuar me fishekzjarrë, mund të dënohesh me burgë nga 1 deri në 5 vjetë, ose dënim me para nga 100 deri në 250 euro. Kështu infromojnë nga Sekotori për Punë të Brendshme-Tetovë. SEKTORI PËR PUNË TË BRENDSHME-TETOVË “Varësisht nga pasojat, të shtënat me armë mund të përbëjnë edhe vepër penale si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet sipas nenit 288 të Kodit Penal të Republikës së…
Këshilli Europian miratoi sot një ndihme në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes me vlerë 13 milionë euro për të rritur efektivitetin operacional të Forcave të Armatosura Shqiptare, veçanërisht në aspektin e lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes.Ndihma do të forcojë gjithashtu kapacitetet e Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të BE-së, si dhe në çdo koalicion ndërkombëtar. “Shqipëria është një partner i besueshëm i sigurisë dhe vend kandidat për në BE. Vendimi i sotëm është një moment historik i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen.…

