Author: almakos

Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, sot në mëngjes koha e pritjes në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për hyrje dhe në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.“Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur”, shtojnë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit…

Lexo më Shumë

Fredi Beleri ka folur nga Rinasi, pasi u lirua nga qelia në orët e para të mëngjesit të sotëm, për të udhëtuar drejt Strasburgut ku do të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian. Politikani, i cili është dënuar me dy vite burg nga Apeli i GJKKO-së për blerje votash, u shpreh se fillimisht do të udhëtojë drejt Athinës. Më pas shtoi se ditën e nesërme në Strasburg do të ketë vendime të rëndësishme dhe se do t’i rikthehet normalitetit. “Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg”, tha Fredi Beleri nga Rinasi. “Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej…

Lexo më Shumë

Edhe kjo javë pritet të jetë e nxehtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat maksimale në Kosovë gjatë kësaj jave do të arrijnë në 39 gradë Celsius. Ndërkaq sot do të mbaj mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s. IHMK bën apel tek qyetarët për kujdes të shtuar pasi që indeksi UV do të jetë shum i lartë, parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 91.6 lekë dhe do shitet me 92.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.9 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102 lekë dhe do shitet me 103 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.7 lekë dhe do shitet me 119.7 lekë.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jasht doli me një sqarim lidhur me përbërjen e delegacionit që përfaqësoi vendin në Samitin e NATO-s në Uashington, tha se pjesë e tij nuk ishte Jovan Mickoski, djali i kryeministrit Hristijan Mickoski. Sqarimi nga Ministria vjen pasi LSDM-ja opozitare sot ka kërkuar përgjigje nga kryeministri me shpenzimet e të cilit e ka shoqëruar djali i tij në SHBA. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme hedh poshtë pretendimet e LSDM-së.“Delegacioni në Samitin e NATO-s ishte përcaktuar saktësisht nga Aleanca dhe numëronte gjithsej 21 anëtarë, sipas protokolleve të NATO-s. Në…

Lexo më Shumë

LSDM përmes një komunikate për media ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Hrisijan Mickoski që të bëj publike pagesat private që ka bërë ai për djalin e tij, pasi të dy ishin në Uashington. LSDM thonë se Mickoski duhet të tregojë transparencë dhe të dëshmojë se ai udhëtim është paguar nga buxheti privat dhe jo ai shtetëror. Reagimi i plotë: Nëse Mickoski pretendon se i ka paguar privatisht udhëtimet dhe akomodimin e djalit të tij, atëherë duhet t’i publikojë ato llogari, por edhe Qeveria të publikojë në mënyrë transparente listën e të gjithë atyre që kanë udhëtuar me shpenzime shtetërore.…

Lexo më Shumë

Një vajzë e re 19 vjeç, pasi ka kërkuar ndihmë për shkak të dhimbjeve të shtatzënisë, ka lindur në ambulancë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (14 korrik) në Korçë, ku dhe e reja është e martuar. Sipas bluzëve të bardha ky është një rast shumë i veçantë, pasi foshnja ka lindur 7 muajsh, e gjinisë femër. Ndërkohë sipas informacione, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë. Për shkak të lindjes së parakohshme foshnja do të transportohet drejt Tiranës.

Lexo më Shumë

U dëmtua gjatë eksplorimit të zonës në Gjirin e Filikurit dhe mbeti i bllokuar, Policia Kufitare i shkon në ndihmë turistit çek. Sot, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është marrë njoftim se në vendin e quajtur Gjiri i Filikurit, një turist i cili po eksploronte zonën ishte rrëzuar gjatë ngjitjes me litarë dhe kishte dëmtuar gjymtyrët. Menjëherë u nis drejt tij Njësia Policiore Detare e SPK Dhërmi e cila, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, ka lokalizuar turistin çek dhe e ka transportuar me mjetin e policisë kufitare në Portin e Himarës. Shtetasi…

Lexo më Shumë

Krerët shtetëror dhe partiak në vend kanë dënuar atentatin  ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili teksa po mbante një fjalim, u qëllua me armë zjarri, gjë që i shkaktoi plagë në vesh. “Dhuna politike nuk ka vend në demokraci”. Kështu ka shkruar  në rrjetet sociale, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova. Ndërkohë, Kryeministri Hristijan Mickoski dënoi atentatin, ndërsa i  uroi presidentit Trump dhe qytetarëve të lënduar shërim të shpejtë. HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Në këto momente trishtimi, tronditjeje dhe shqetësimi të popullit amerikan, si kryetar i qeverisë, shpreh dënimin më të lartë për tentativën qyqare për…

Lexo më Shumë

Shtabi i Përgjithshëm I Armatës njoftoi se nga mëngjesi i sotëm njëqind pjesëtarë të armatës dhe dy helikopterë “mi 8/17” të WING të aviacionit janë përfshirë në shuarjen e zjarrit të përhapur në malin Serta.  Aksioni i forcave të ushtrisë është në koordinim me të gjitha subjektet e përfshira në shuarjen e zjarrit në rajonin e gjerë të Negotinës dhe të malit Serta. SHTABI I PËRGJITHSHËM I ARMATËS “Pas urdhrit të Presidentes dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, për angazhimin e ushtrisë për përballimin e zjarreve në rajonin e Negotinës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-kolonel …

Lexo më Shumë

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Lezhë mesditën e sotme, ku një automjet është përplasur me një kamion, duke pësuar në lëndime për pasagjerin e ndodhur në makinë. Automjeti drejtohej nga shtetasja E.Gj., 36 vjecc, ndërsa kamioni nga 29 vjeçari E.S. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar pasagjeri E.Gj., i cili ndodhej në makinën që drejtohej nga 36 vjeçarja, e është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.  NJOFTIM Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN ka njoftuar se sot është mbledhur Trupi Koordinues politik i tyre i përbërë nga përfaqësues të koalicionit.Sipas njoftimit nga VLEN, ky organ ekzekutiv është rezultat i vullnetit të fortë politik mes liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN për integrim gradual të brendshëm me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimin e përbashkët politik të sinkronizuar.“Ne dëgjojmë kërkesat dhe pritshmëritë e votuesve. Vullneti i tyre është që VLEN të bëhet simbol i bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Andaj ju njoftojmë se hapi i radhës është promovimi i Komisionit të koalicionit për çështjet…

Lexo më Shumë