Author: almakos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim drejtoreshen e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko. Së bashku me mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti e uroi Vashchenko për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit. “Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka pyetur kreun e SPAK, Altin Dumani pse janë ndjekur dy standarde për dy rastet, atë të Arben Ahmetajt, i cili është në arrati dhe për Sali Berishën që është në arrest shtëpie. Korreshi u shpreh se për Ahmetajn në Komisionin e Mandateve erdhi një dokumentacion voluminoz me 1400 faqe, më pas iu hoq mandati. Ndërsa për Sali Berishën nuk ka mbërritur asnjë dokumentacion. Kreu i SPAK, Altin Dumani refuzoi të përgjigjej duke thënë se janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment. Saimir Korreshi: Pse nga ana e SPAK është…

Lexo më Shumë

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit që u gjet i dhunuar në rrugë mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Rigel Kaso, nga Bilishti, raportohet se është futur në intubim në spitalin e Traumës 42-vjeçari ka plagë të shumta në kokë dhe në trup. Ai u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Lexo më Shumë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuvend ka treguar qytetet ku janë më aktive grupet kriminale në vend, teksa u shpreh se vrasjet janë më të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se në kryeqytet dhe qytete të tjera bregdetare grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. “Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja. Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht…

Lexo më Shumë

Akademia e Sigurisë do të jetë pjesë e aplikimeve të maturantëve në portalin “UAlbania” për ndjekjen e studimeve të larta. Si një urë lidhëse mes maturantëve dhe botës akademike, ky portal (ualbania.al) do të ofrojë këtë vit mundësinë për aplikim për t’u pranuar në programin e ciklit të parë “bachelor” edhe në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. Për të gjithë të rinjtë, që do të zgjedhin Akademinë e Sigurisë dhe do të nisin rrugën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, do të ketë në dispozicion 100 kuota të lira. Në përfundim të studimeve trevjeçare në Fakultetin e Sigurisë…

Lexo më Shumë

Mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë janë konfiskuar nga doganierët në hyrje të vendkalimit kufitar “Tabanoc”, pasi shoferi i autobusit ka tentuar që ilegalisht t’i sjellë në vend pa i deklaruar. “I pyetur nga doganierët nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, shoferi deklaroi se mbante vetëm sende personale. Më pas është kryer kontroll i detajuar gjatë të cilit në bagazhin në pjesën e veglave janë gjetur gjithsej 106 parfume, për të cilat shoferi është dashur të paguaj import në vlerë prej 49 mijë denarë. Ndaj udhëtarit është ngritur kallëzim për kundërvajtje për mos respektim të…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një 69-vjeçar duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Policia bën me dije se 69-vjeçari me iniciale K. F. është dërguar në spital, për mjekim, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Pogradec/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, shtetasi K. F., 69 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi K. F. është dërguar…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën. Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta tha për Telegrafin se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit nga rënia e dyerve të oborrit. “Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e…

Lexo më Shumë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportin për vitin 2023 ka publikuar shifrat sa i takon punës së këtij institucioni. Në fjalën e tij para deputeteve, Çela  u shpreh se “janë sekuestruar rreth 97 prona  të paluajtshme, 16 340 m2 truall, 28 746 m2 arë, 11 llogari bankare në vlerën rreth 2,53 milionë euro dhe 434 milionë lekë, në total rreth 6.87 milionë euro etj. Ndërkohë është kryer konfisikimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 000 euro”. Sipas tij, eficiencë e lartë është treguar në ekzekutimin e letërporosive ku në 431 letërporosi nga jashtë drejt Shqipërisë, janë përfunduar…

Lexo më Shumë

Mediat greke kanë zbardhur axhendën e Fredi Belerit në Athinë, pasi u lirua përkohësisht nga burgu për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Evropian. Në orën 12:30 Fredi Beleri pritet të mbërrijë në Athinë dhe në orën 13:00 do të ketë një takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis  në Pallatin Maximos. Fredi Beleri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, u largua nga burgjet shqiptare pak para orës 7:30 të mëngjesit për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet. “Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Faleminderit për mbështetjen. Të tjerat do ta diskutojmë…

Lexo më Shumë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar një mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet e bujqësisë, kërkesa që sipas drejtueses së Kuvendit, Ermonela Felaj është paraqitur të premten dhe nuk është diskutuar në Konferencën e kryetarëve. Bardhi tha se duhet të zhbllokohen e fondet e IPARD për bujqësinë dhe se drejtësia duhet të hetojë këtë skandal. “Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk…

Lexo më Shumë