Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të jashtme, prej të cilave 12 janë aktive, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Zjarri në malin Serta është përhapur në dy komuna, në Negotinë në hyrjen e fshatit Kalanjevë, ku digjet bimësi e ulët dhe pylli, si dhe në Komunën Konçe pranë fshatrave Lipoviq i Epërm dhe i Poshtëm.Siç njoftoi mëngjesin e sotëm nga QKM, zjarri në malin Serta do të shuhet sot nga ajri dhe nga toka. Mbrëmë në mbledhjen e Shtabit të Krizave të Komunës së Negotinës është bërë e ditur se nga ajri…
Author: almakos
Policia po negocion për vetedorëzimin e personit qëlloi 3 herë me armë nga ballkoni i banesës. 71-vjeçari Edmond Naska raportohet se jeton i vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës. Ai ka dalë në ballkon dhe ka qëlluar 3 herë me armë e më pas është izoluar brenda banesës. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa 60-vjeçari refuzon të vetëdorëzohet duke kërcënuar se do të hapë zjarr. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni…
Ministri i Financave, Ervin Mete ka paralajmëruar mbylljen e koncesionit të markimit të naftës. I pyetur nga deputeti i PD, Bledion Nallbati në lidhje me çmimin e lartë të karburanteve në vend, ministri tha se do të diskutohet në paketën fiskale. Ministri u shpreh gjithashtu se me kërkesë të FMN kishin parashkuar se do të duhet që akciza të indeksionet me normën e inflacionit. “Ne do të kemi rast besoj që gjatë prezantimin të paketës fiskale të diskutojmë edhe për ngarkesat fiskale në mallra të caktuara. Qëllimi sot i projektligjit ishte për të hequr koncesionarin nga ligji, Duke pasur…
Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani mësohet se është liruar nga qelia nga Gjykata e Posaçme e Apelit Disa muaj më parë Erzen Breçani kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që e la në burg duke kërkuar masë më të lehtë sigurie. Ndërkohë Apeli i GJKKO-së ka vendosur lirimin e tij nga qelia duke caktuar masën “arrest shtëpie”. Mësohet se ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës është urdhëruar që të mos largohet nga banesa e tij, si dhe që të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre të cilët jetojnë në të njëjtën banesë. Njoftimi: Gjykata e Posaçme…
Sokol Sinomati, ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i njohur ndryshe si “Buzderri” mësohet se është liruar nga burgu. Autoritetet italiane bëjnë me dije se e kanë liruar nga burgu, në me pak se një muaj e gjysmë pas ekstradimit me bujë nga Shqipëria. Sokol Sinomati është babai i 23- vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës se vet në qytetin e Vlorës. Njoftimi është bërë i ditur nga gazetari Artan Hoxha në rrjetet sociale, i cili ka pasur dhe një bisedë me Sinomatin. Postimi i Artan Hoxhës: Sokol Sinomati, lirohet nga burgu i Viterbos, 6…
Zjarri në malin Sertë sot do të shuhet nga ajri dhe toka. Në mbledhjen e Shtabit të krizave të komunës së Negotinës mbrëmë është bërë e ditur se nga ajri do të veprohet me katër helikopterë dhe tre avionë zjarrfikës, ndërsa pjesëtarë të ARM-së, MPB-së, NJSSH-së, zjarrfikës nga disa qytete, ndërmarrjet publike komunale, Pyjet Nacionale, gjuetarë dhe vullnetarë të tjerë do të ndërhyjnë nga toka. Është siguruar mekanizimi i nevojshëm për veprim nga terreni, ndërsa është planifikuar që në orët e para të mëngjesit të nisin aktivitetet për shuarjen e zjarrit.Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, në…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thekson se vala e të nxehtit që po dominon këtyre ditëve mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme. IKSHPK njofton se periudhat e zgjatura me temperature të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të grumbulluar në trupin…
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë do të dërgojë një avion Canader me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë humanitare për shuarjen e zjarreve, njoftoi Ministria dje në Zagreb. “Një aeroplan Canadair CL-415 me dy ekuipazhe po dërgohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Ivan Anusic”, thuhet në deklaratë.Qeveria e Maqedonisë pardje ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit. MARKETING
Atletja Luiza Gega, një nga sportistet e para të kualifikuara për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është zgjedhur flamurmbajtësja e Ekipit Olimpik Shqiptar. Flamuri iu dorëzua asaj nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në ceremoninë zyrtare të organizuar në Pallatin e Sportit “Feti Borova” nga Ambasada e Francës në Shqipëri në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës. Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj, vlerësoi punën gjatë viteve dhe përkushtimin e sportistëve, që arritën të bëhen pjesë e Ekipit Olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Paris 2024”. “Është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 91.7 lekë dhe do shitet me 92.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.9 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.1 lekë dhe do shitet me 103.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.6 lekë dhe do shitet me 119.6 lekë.
Xhemajl Rexha, kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), tha se në këto dy vite Qeveria ka sulmuar mediat pa ndërprerë dhe në mënyrë publike, nisur nga Kryeministri Albin Kurti. “Tendenca e kësaj Qeverie ndaj mediave, na ju kena pa në praktikë çka keni bo, në këto dy vjet, dy vjet e gjysmë të gjitha sulmet e pandërprershme, deklarata publike, me organizim të fushatave denigruese ndaj gazetarëve, ndaj individëve, ndaj mediave, e keni bë vazhdimisht, publikisht, ka nisë qysh prej Kryeministrit Kurti kur i thotë një gazetari në një konferencë shtypi “se kjo pyetje është prej Serbisë,…
Mbrëmjen e së hënës, zjarret malore-fushore kanë vijuar të përhapen në Komunën e Suharekës, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe autoritetet lokale. Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa pushim për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre. Zjarret, të cilat kanë përfshirë disa zona, po rrezikojnë jo vetëm pronat dhe tokat bujqësore, por edhe mjedisin natyror të rajonit. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët, duke theksuar nevojën për të shmangur ndezjen e zjarreve në hapësirat e hapura dhe për të…

