Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me 3000 të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se ai dhe VLEN u vendosën në mbrojtje të Stoilkoviqit dhe VMRO-së.
“Ditë më parë Qeveria e VMRO-së paralajmëroi se do ta shkurtojë administratën për 3000 të punësuar më pak dhe menjëherë pas këtij lajmi, doli ministri Stoilkoviç dhe u kërcënua me revizion dhe largim nga puna të 3000 të punësuarve shqiptar përmes Marrëveshjes së Ohrit.
Në vend që tu dalin në ballë këtyre e në mbrojtje shqiptarëve, njëri nga kryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, doli edhe mbrojti Stoilkoviçin dhe VMRO-në, duke vulosur ofendimin, nënçmimin dhe diferencimin e 3000 shqiptarëve nga administrata shtetërore. Si gjithmonë, për të githa vendimet e VMRO-së dhe Stoilkoviqit këta bëjnë vetëm amin! Janë shndërruar në argument të VMRO-së!
Me kështu “shqiptar të ndershëm” jo vetëm 3000 shqiptarë mund te largohen nga puna, por çdo e arritur e shqiptarëve vihet në pikëpyetje.
Krejt fantazia e VMRO-së mund të jetësohet nga “shqiptarët e ndershëm”, e kjo fantazi shndërrohet në veprim madje edhe te foshnjat 3 muajshe”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 05.09.2026
Aktuale
- Si ndarja e detyrave në shtëpi ndikon në marrëdhëniet romantike
- Policia merr në pyetje Edi Kuçin pas incidentit me Jozin
- Në forumin e Haxhibektashit u theksua se qendra e bektashizmit është „Shtëpia e Pir-it“
- Në forumin e Haxhibektashit u theksua se qendra e bektashizmit është „Shtëpia e Pir-it“
- Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin masiv në bulevard: Rama jep dorëheqjen! Arrestoni Ballukun!
- E vërteta mbi babain e Edit, flasin nga familja
- “Protestuesit i morën me pranga, sot maska ra”/ Eksperti i IT-së, Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin
- Virusi i Nilit Perëndimor: Mbi 130 raportime për shpendë të ngordhur në AUV brenda katër ditësh



