Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se aktualisht ndodhen 4 vatra aktive zjarri në të gjithë Shqipërinë, e se forcat operacionale ,nën drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë mbajtjen nën kontroll të situatës.
Njoftimi vjen përmes një postimi të tij në Facebook, teksa shkruan se po bëhen përpjekje për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh, në fshatin Kurdari.
Postimi i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi:
Situata e zjarreve në vend
4 vatra aktive zjarri janë aktualisht në të gjithë territorin e vendit.
Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari. Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.