Një organizatë kriminale, në të cilën kishte dhe pjesëmarrës shqiptarë, është arritur të shkatërrohet nga policia helene. Grupi kriminal vendoste gjoba nëpër lokale, kryente shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e gjithashtu trafik droge.
Baza e këtyre anëtare të organizatës kriminale ishte Athina, të cilët “siguronin mbrojtje” lokaleve të kryeqytetit grek, duke zhvatur shuma të ndryshme parash nga pronarët e tyre, në baza javore apo mujore.
Përtej sigurisë së këtyre biznesëve, anëtarët shërbenin dhe si ndërmjetës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve personale përmes kërcënimit, apo përdorimit të akteve dhunuese barbare në emër të “Shefit” të tyre.
Zbërthimi i i organizatës kriminale erdhi përmes një operacioni policor të kryer me datë 14 korrik 2024, përgjatë se cilit u vunë në pranga 17 persona, nga të cilët 3 prej tyre janë tashmë në paraburgim.
Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Athinës, janë zbardhur:
- 78 gjobëvënie ndaj lokaleve
- 5 zjarrvënie, nga të cilat 1 në një automjet, 1 shpërthim në karburant, një në 1 banesë
- Një rast lëndimi trupor
Ajo që vihet re në mënyrë alarmante si karakteristikë e tyre e veçantë është pjesëmarrja rast pas rasti e anëtarëve të organizatës kriminale në incidente mes tifozëve të një ekipi futbolli, si ato që ndodhën të shtunën e kaluar jashtë stadiumit në “Leoforos Aleksandras”, qoftë në këmbim të disa përfitimeve, ose për sovranitetin, ose për t’u shkaktuar “dëm” anëtarëve të një organizate tjetër kriminale, e cila mori pjesë në incidentet specifike të grupit.
Kjo organizatë kriminale, kishte si synim marrjen përsipër të rolit të policisë, pro në një mënyrë dhunuese, duke zëvendësuar kështu rolin shoqëror e detyrat zyrtare të uniformave blu greke.
Qëllim kryesor kishin që qytetarët t’i drejtoheshin këtij grupi kriminal për zgjidhje të problematikave në vend të Policisë së Shtetit së Greqisë.
Nga 17 persona të arrestuar, 4 prej tyre janë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për:
Evis Shyti, 40 vjeç (alias emrat: Ervis, Kostas, Konstantinos, Kristo dhe Ilia; alias mbiemrat: Rushiti, Bukuvalas, Prifti)
Geni Cato, 37 vjeç
Marsel Stafaj, 36 vjeç
Xhorxhi Gjoka, 43 vjeç (alias Jorgo Gjoka)
Në kontrollet trupore si dhe në kontrollet e shtëpive, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar:
- 2 pushkë, 8 pistoleta, 2 revole,
- 471 fishekë armë zjarri dhe 91 fishekë blic,
- 11 granata,
- 3 pjesë rrotulluese,
- pistoletë ajrore dhe shumë fishekë metalikë,
- armë flakëruese, me 9 fishekzjarre, 3 fishekzjarre,
- 6 grushta hekuri, 2 shkopinj druri, shkop metalik (bejsbolli), 3 kapele të palosshme,
- 2 leva dhe vare,
- 14 fishekzjarre me fitil, 4 fishekzjarre,
- 11 thika, thika të shkurtra palosëse, 2 thika palosëse,
- 3 shpata dhe shpata të tipit katana dhe 2 yje të arteve marciale metalike,
- 6 peshore precize,
- 7 pako të improvizuara që përmbajnë drogën kokainë me një peshë totale bruto 800 gram,
- 3 pako najloni, që përmbajnë kanabis të papërpunuar, me një peshë totale bruto prej 1790 gram,
- 2 pako plastike që përmbajnë kanabis të papërpunuar, në formë guri, me një peshë totale bruto 428 gram,
- skedë që përmban katërmbëdhjetë 14 tableta,
- 24 pako të improvizuara, me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale bruto 80.8 gram,
- 21 shishe qelqi, 18 shishe pluhuri, 10 shishe uji, 4 shishe butani, 5 ampula gazi, 10 shishe dhe 2 kuti me 8 flakone,
- 2 laptopë, media portative ruajtëse USB STICK, -36-telefona celularë dhe kartë memorie,
- Një zinxhir me një kryq ngjyrë ari,
- këllëf i brendshëm i pistoletës, këllëf sqetullash, këllëf armësh,
- 3 jelek antiplumb, xhaketë kundër erës, palë këpucë sportive dhe 2 fytyrë të plotë, maskë silikoni kamuflazhi,
- shumë dokumente, çelësa të ndryshëm, targa,
- automjete dhe shuma totale prej 248.090 euro.
CV-të e errëta të shqiptarëve të përfshirë në grupin e strukturual kriminal :
- Evis Shyti 40 vjec, ka qenë shoqëruës i parë i kumbarit të natës Manolis Karagiannis, i vrarë më 27/6/2018, në orën 10 në mëngjes, në P. Faliro. Karagiannis, i cili pati një armiqësi të ashpër me “Kumbarin e Kumbarëve” Vassilis Stefanakos, konsiderohet nga autoritetet si krimineli famëkeq që qëndron pas vrasjes së oficerit në pension të forcave speciale EKAM, Spyros Papachristou. Shyti përdor gjashtë emra të ndryshëm si Evis, Ervis, Kostas, Konstantinos, Kristo dhe Ilia si dhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas dhe Prifti. Evis Shyti përdor një pasaportë me gjeneralitetet Kristo Prifti i datëlindjes 05.06.1984, e cila në fakt rezulton e falsifikuar dhe i përket një vajze shqiptare të mitur të datëlindjes 2017. Evis Shyti rezulton i arrestuar në 2007 për shkelje të ligjit “Për automjetet e pasiguruara”, në 2011 është akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “zhvatje”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, në 2013 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”, në 2014 është akuzuar për “vjedhje”, “grabitje”, “zjarrvënie”, “falsifikim”, “armëmbajtje pa leje”, në 2022 është akuzuar për “vjedhje”, në 2023 është akuzuar për “grabitje” dhe “armëmbajtje pa leje” për dy grabitje me armë në dyqanet “AB SHOP & GO” në Palio Faliro dhe në 2024 është arrestuar për “shpërthim eksplozivi”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive”, “zhvatje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “dëmtim pasurie”.
- Geni Cato 37 vjec, rezulton i arrestuar në 2011 për “prishje të qetësisë në familje”, “hyrje dhe qëndrim i paligjshëm në Greqi”, “rezistencë ndaj policisë”, “falsifikim” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2012 është arrestuar për “vjedhje”, në 2013 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”, “tentativë vjedhje”, “vjedhje” rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2014 është arrestuar pasi ishte dënuar me 9 muaj burg për “armëmbajte pa leje”, “rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët” dhe disa muaj më pas është arrestuar sërish për “organizatë kriminale”, “zhvatje”, “armëmbajtje pa leje”, “shkelje e ligjit mbi drogën”, “shkelje të ligjit për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, në 2015 është arrestuar për një dënim prej 2 vite burg për “dëshmi e rreme” dhe pas disa muajsh edhe për “vjedhje”, në 2017 është akuzuar për një vjedhje banese të kryer në 2015 dhe po në të njëjtin vit është akuzuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2018 është arrestuar për “dëshmi të rreme”, në 2019 është arrestuar për “falsifikim dokumentash”, “falsifikim”, vjedhje”, “grabitje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2020 është akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2022 është arrestuar për “shkelje të ligjit mbi drogën” dhe në 2024 për “shpërthim eksplozivi”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive”, “dëmtim prone” dhe “armëmbajtje pa leje”.
- Marsel Stafaj 36 vjec, rezulton i arrestuar në 2006 për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2013 për “shfrytëzim pa leje të biznesit” dhe “armëmbatje pa leje” dhe në 2024 për “organizatë kriminale” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”.
- Xhorxhi Gjoka alias Jorgo Gjoka 43 vjec, rezulton i arrestuar në 2000 dhe 2001 për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2003 për “armëmbajtje pa leje” dhe në 2011 për “grabitje dhe krijim organizate kriminale” dhe “armëmbajtje pa leje”.