Gjatë ditës së sotme, sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në #AKMC, në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 28 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 9 vatrave, ndërsa 19 mbeten ende aktive. Situata paraqitet problematike në fshatin Kostar të bashkisë Finiq, ku forcat operacionale me angazhimin edhe të helikopterit #Cougar po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, për të mos lejuar kalimin drejt fshatit Vllahat të bashkisë Delvinë. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë forca të shumta nga strukturat…
Author: almakos
Një 19 vjeçar në Vlorë ka plagosur me thikë dy kushërinj pas një konflikti fizik jashtë ambienteve të lokalit të natës. Për këtë rast është proceduar penalisht një 17 vjeçar i cili ka qenë në bashkëpunim me 19 vjeçarin në sherr. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “1 Maji” të Vlorës, jashtë ambienteve të një lokal nate, kur ka nisur një konflikt mes të rinjve për motive të dobëta. Ishte 19 vjeçari i identifikuar me inicialet S.C., ai që ka plagosur me thikë dy shtetasit, L.T., 39 vjeç dhe D.T., 23 vjeç. Në konflikt është përfshirë dhe një…
Plagosi me mjet prerës (thikë) një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes. Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes. Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39…
Fshati Bardhaj, e cila ndodhet në Njësinë Administrative Rrajcë është përfshirë nga flakët, në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Deri më tani janë djegur një masiv pyjor, një parcelë me shkurre dhe dy shtëpi të vjetra. Zjarri ka rënë jo shumë larg Parkut Kombëtar të Shebenikut. Terreni i vështirë ka bërë të vështirë izolimin e flakëve, pasi nuk mund të përshkohet nga mjetet. Era është gjithashtu një favorizues i përhapjes së flakëve. Mungesa e Hidranteve në të gjitha rrugët që shkojnë drejt masiveve pyjore të Rrethit të Librazhdit ku mund të furnizohen me ujë makinat zjarrfikëse po frenon…
Java e ardhshme pritet të jetë e nxehtë, kjo për shkak të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve. Por përtej ditëve të nxehta, gjumi nuk do të jetë aq i rehatshëm pasi vendi ynë do të përshihet nën ‘Netët Tropikale’, duke bërë që temperaturat të mos ulen poshtë 26 gradë Celsius mbrëmjeve. Tre ditët e para të javës moti pritet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell. Relievet malore do të jenë ato që mund të kenë vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës. Përsa i përket…
BDI këmbëndul në veting ndërkombëtar ndërsa VLEN vlerëson se përgjegjësia gjyqësore për korrupsion të kryer politik nuk mund të jetë një problem ndërkombëtar. Sipas tyre kjo është një detyrë e brendshme për sistemin shtetëror.. VLEN “A ekziston një veting ndërkombëtar më i besueshëm për një politikan sesa lista e zezë e SHBA-së? Të flasësh për veting ndërkombëtar me Ramiz Merkon e me Menduh Thaçin është nënvlerësim i pabesë ndaj shqiptarëve. VLEN propozon një zgjidhje sistemore si një mekanizëm kushtetues që do të mundësojë përgjegjësi penale për veprat e kryera dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Vetingu…
Zjarri në Malin e Tërnovës, në Bulqizë, ka marrë përmasa të mëdha, duke sjellë djegien e qindra hektarë me pyje. i cili ka qenë aktiv prej 10 ditësh Vatra ka qenë aktive prej 10 ditësh. ndërsa dyshohet se është i qëllimshëm. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Flakët po favorizohen nga era, teksa zjarrfikësit po ‘luftojnë’ për lokalizimin. Raportohet se është kërkuar ndërhyrje nga ajri.
Është varrosur Faton Hajrizi. Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt. Ne kete cermoni moren pjese qindra mijra njerez. Madje edhe rruget ishin bllokuar nga numri i madhe i pjesmarrsve. The post Varroset Faton Hajrizi appeared first on InfoKosova.
Mijëra veta po marrin pjesë në varrimin e Faton Hajrizit në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt. Kolona të mëdha janë krijuar në të gjitha anët që çojnë në vendlindjen e Hajrizit. Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe prindërit e Faton Hajrazit të cilët po e përcjellin të birin e tyre për në banesën e fundit. Ai për disa javë radhazi ka qenë në qënder të vëmendjes pasi kishte arritur të largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë. Pasi qëndroi për disa ditë në arrati, Hajrizi u vra në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës nga forcat policore serbe. Shiko…
Pas reagime të shumta në opinion se nuk përmbush kriteret për revizor kryesor të fondeve IPA, Qeveria shkarkon Afrona Vërzivollin.Në vendin e saj Qeveria ka emëruar ushtrues detyre Arben Ramadanin.“Ai është auditor i pavarur në Sektorin e Promovimit të Auditimit. Ka marrë pjesë në hartimin e dokumenteve strategjike, planeve strategjike afatshkurtra dhe afatgjata në lidhje me zhvillimin e Trupit të Auditimit dhe auditimit, si dhe ndjek dhe monitoron zbatimin e tyre. Ai gjithashtu ka punuar si auditor i lartë në Sektorin e auditimit të fushën IPA-s”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Kurse për zëvendës ka emëruar Ivan Ignjatanov, i cili…
Amendamenti kushtetues i VLEN-it nuk gjen mbështetje as tek partneri i tyre qeverisës, VMRO-DPMNE. Për VMRO-DPMNE-në, korniza ekzistuese ligjore në Maqedoni është adekuate për t’u marrë me korrupsionin.“Qëndrimi ynë është se legjislacioni aktual, i kombinuar me një kontroll gjithëpërfshirës të bazës së të dhënave, na lejon të luftojmë në mënyrë efektive korrupsionin. Çështja kryesore është mungesa e vullnetit politik për zbardhjen e këtyre rasteve. Ata që kanë kryer shkelje duhet të presin një shqyrtim të plotë dhe llogaridhënie. Është e rëndësishme që ata të kuptojnë se drejtësia do të mbizotërojë në të ardhmen e afërt. Së shpejti do të fillojnë…
Një numër i madh i qytetarëve kanë shfaqur interesimin që të marrin pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, trupi i të cilit u soll para pak ditësh nga Serbia për në Kosovë. Insajderi ka siguruar pamje ku shihet se janë krijuar kolona të gjata në drejtim të fshatit Klinë e Poshtme, ku edhe pritet t’i jepet lamtumira e fundit. Familjarët kanë njoftuar se varrimi pritet të bëhet nga ora 14:00, me ikindi. Trupi i Hajrizit u soll para pak ditësh në Kosovë. Ai u gjet i vrarë në Loznicë. Nje video po qarkullon ne rrjete sociale ku Faton Hajrizi kishte…

