Deputeti i PD në Fier, Luan Baçi ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të zjarreve në Fier.
Sipas tij, zjarri në Fier u fik sepse nuk kishte çfarë të digjte më.
Deputeti Luan Baçi ka hedhur akuza ndaj strukturave shtetërore, që nuk ja dolën të vënë nën kontroll flakët.
Reagimi i deputetit të PD, Luan Baçi:
Zjarri në Fier u fik, pasi nuk kishte se çfarë të digjej më…
Çdo gjë u shkrumbua…
Zjarri përshkoi dhunshëm dhe me dëme të mëdha ullishte, pemëtari, toka, shtëpi, stalla bagëtish, në Radostinë Fasko, Vadhizë, Levan, Peshtan i Vogël….
Tashmë po rrezikohet Frakulla…. Banorët po flasin të frikësuar, se do të ndodhë ajo që ndodhi dje dhe sot në zonat e lartpërmendura….
Frakulla po rrezikohet nga zjarri dhe pas saj edhe zona të tjera….
Po ndodh e njëjta situatë që ndodhi edhe dje…
Zjarri u ndez në Fermë Çlirim…. pastaj era e fortë bëri që të hapej me shpejtësi në të gjitha zonat që përmendëm…
Ndërhyrja në kohë do të kishte bllokuar dhe fikur zjarrin dhe nuk do të kishte ndodhur gjithë kjo katastrofë, e pa ndodhur asnjëherë më parë…
Propaganda e qeverisë dhe deklaratat e të dërguarve të saj në terren se:
Zjarri është nën kontroll!
Zjarri u shua!
Zjarri nuk bëri dëm në njerëz!
Janë për të ardhur keq…
Pse, çfarë prisnit që të kishte, pasoja te jetët e banorëve?
Këtë quani arritje?
Zjarri u shua se nuk kishte se çfarë të digjte më dhe kur nuk ka gjë për t’u djegur….. Kur çdo gjë është shkrumbuar, pa tjetër që zjarri shuhet vetë….
Merrni masa urgjente me Frakullën, mos përsërisni fajin që bëtë dje, duke ndërhyrë me vonesë dhe jo në fazën fillestare, por ndërhytë kur zjarri bëhet i papërmbajtshëm…
Dhe pastaj prisni që të digjet çdo gjë dhe të dilni si triumfatorë për të bërë komente në media dhe për të dhënë info të pasakta nga terreni, se zjarri u fik, s’ka dëme në njerëz… situata u stabilizua….
Lërini gazetarët e terrenit të raportojnë dhe të japin informacion të qartë dhe të sinqertë, janë më të mirë se ju, e bëjnë më mirë se ju këtë punë dhe janë vërtet heronj në situata të tilla!
Emergjencat Civile që varen nga Prefektura dhe zjarrfikësit që varen nga bashkia duhet të koordinohen në punën e tyre dhe jo të grinden për punë kompetencash dhe detyrimesh, dhe në këtë mënyrë vonojnë ndërhyrjen dhe pasojat janë katastrofike…
The post Luan Baçi: Zjarri në Fier u fik, pasi nuk kishte se çfarë të digjej më appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


