Kuvendi sot pasdite me 67 vota “pro”, shtatë kundër dhe pa asnjë abstenim miratoi ribalancimin e Buxhetit për vitin 2024. MARKETING
Author: almakos
Një automjet i parkuar në Korçë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, pranë pazarit. Ka qenë pjesa e përparme e automjetit e cila është përfshirë nga flakët. Aktualisht në vendngjarje ndodhet një zjarrfikëse dhe policia e cila po zbardh ngjarjen.
Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Kombëtar të Tomorit. Foto ilustruese Zjarri, që mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, është përhapur me shpejtësi drejt pyllit me pisha të Parkut Kombëtar, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës së zjarrit kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Skraparit dhe punonjësit e Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura. Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrëfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Drejt Parkut të Tomorrit,në ndihmë të zjarrëfikësve të Skrapariit,janë nisur…
Sot në Kuvend ka nisur diskutimi për ribalancimin e buxhetit për vitin 2024, i cili mund të zgjasë maksimumi tri ditë. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska ribalancimin e buxhetit për vitin 2024 e vlerësoi si përpjekje të Qeverisë së re që deri në fund të vitit të sigurojë likuiditet për përmbushjen e rregullt të të gjitha obligimeve, duke siguruar njëkohësisht funksionimin normal të institucioneve dhe realizimin e projekteve që kanë dinamikën e duhur. GORDANA DIMITRIESKA KOÇOSKA, MINISTRE E FINANCAVE “Me ribalancimin e propozuar korrigjojmë lëshimet e bëra me Buxhetin fillestar, siç janë fondet e pamjaftueshme të planifikuara për të…
Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detajet nga ngjarja e rëndë në Pogradec e ndodhur dy ditë më parë, ku për shkak të dhunës së ushtruar nga i riu Denis Meçe, 42 vjeçari Eglantin Proga, ndërroi jetë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24, Çelmeta sqaron se autori i krimit ka lidhje me një personazh politik, i cili ka pushtet në Pogradec, e kjo mund të qëndrojë si arsye përse nuk pati një njoftim zyrtar lidhur me krimin. “Personi i dyshuar si autor i krimit ka lidhje me një personazh që ka lidhje politike, që ka pushtet në Pogradec, dhe…
Kuvendi në kuadër të mbledhjes së 12-të e filloi debatin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024 i cili mund të zgjasë më së shumti tri ditë. Me Propozimin fillestar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 të ardhurat e përgjithshme ishin planifikuar në nivel prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBB-së është projektuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa deficiti i buxhetit në 4,9 për qind. Komisioni për financim dhe buxhet gjatë debatit për amandamentet për ribalancin e Buxhetit pranoi dy amandamente, për…
Procesi gjyqësor për të dyshuarin kryesor të vrasjes së Vanja Gjorçevkas, Lupço Palevski, do të nis më 4 shtator. Edhe pse paraprakisht ishte caktuar të mbahej më 30 korrik, është prolonguar përshkak se Prokuroria Themelore Republikan e kërkon bashkimin e lëndës së Palços dhe 4 të dyshuarëve të tjerë për këtë rast. Prokuroria Themelore Publike deri te Gjykata Penale e ka dorëzuar aktakuzën kundër Palevskit, sipas të cilit ai ngarkohet për dy vepra penale vrasje dhe dy vepra për grabitje. Veprat për të cilat akuzkohet Palevski parashikojnë denimin më të lartë që është burg i përjetshëm:Kodi Penal “Me burg së…
Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë fundjavës. Sipas një vëzhgimi në pikat e karburanteve në vend, nafta po tregtohet me 5 lekë më pak për litër sesa më parë. Në pikat e tregtimit të Kastrati, më i madhi në vend si për shumicën, ashtu dhe pakicën, nafta po tregtohet me 179 lekë për litër, nga 184 lekë për litër që ishte më parë. Eida petroleum e tregton karburantin me 177 lekë/litër. Në të njëjtat nivele është dhe Gega Oil, ndërsa Bolb Oil ka çmim 175-177 lekë. Kjo është hera e dytë që çmimet ndryshojnë këtë vit. Në…
E motra e 42-vjeçarit, Egli Progës, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e vëllait të saj, i cili u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit pasditen e së shtunës (10 Gusht). Jonida Proga është shprehur se kur shkuan në urgjencë e ka parë vëllain e saj të shtrirë dhe të masakruar, ndërsa mjekët po bënin tentativat e fundit për ta rikthyer në jetë. Ajo u shpreh se gjatë bisedës me policët i thanë se i vëllai ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte humbur jetën, por shtoi se “dallohej qartazi që ishte…
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës pasi gjetjes së 10.5 kg kanabis në proces tharjeje, si edhe u agjësuan 11.637 bimë e 6832 fidanë sativa. Njoftimi i policisë: Qarku Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”. Si rezultat, në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, asgjësuan 11 637 bimë dhe 6832 fidanë narkotikë cannabis sativa, si dhe sekuestruan 10.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje. Në Vaun e Dejës është kapur në flagrancë, pas…
Ngjarja e rëndë në Pogradec, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, Eglantin Proga nga autori i dyshuar Denis Meçe, ka tronditur opinionin publik në qytetin liqenor dhe jo vetëm. Të njohurit e viktimës, në vendin ku ai punonte, shprehen se ai ishte një djalë shumë i qetë dhe që nuk është parë të konfliktohet ndonjëherë. “Unë këtu kam kaq vite me Eglin. Marrim kafe aty. Ishte shumë i qetë. Nuk e kam parë as të zihet, as të ngatërrohet, as të bërtasë. Edhe me babain e tij fliste shumë qetë. Kur ika e lash mirë. Për ngjarjen e mora vesh ditën…
Policia Kufitare ka evidentuar një rast të vjedhjes së sendeve me vlerë nga bagazhet e pasagjerëve në Aeroportin e Rinasit. Si rezultat i kontrolleve, policia ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të vjedhjeve, Ledjon Zeneli dhe ka nisur procedim penal për shtetasit Mehmet Sula, të dy punonjës bagazhesh në aeroport. “Blutë” po ashtu kanë sekuestruar një shumë eurosh dhe bizhuteri, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve. Njoftimi i policisë: PKK Rinas/Policia Kufitare, plan të detajuar masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë, nga bagazhet e pasagjerëve. Si rezultat…

