Author: almakos

Mbrëmë rreth orës 01:30 pas mesnatës zjarri ka përfshirë një biznes afër aeroportit në Sllatinë. “Go Carting” është përfshirë nga zjarri në rrethana misterioze. Një objekt biznesi dhe 20 vetura janë djegur nga zjarri, ndërsa një person është lënduar, duke tentuar të shuante flakët që përfshiu biznesin. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet mbi gjysmë milioni euro.

Lexo më Shumë

Është zbardhur ngjarja e ndodhur me 30 korrik në fshati Rrjoll të Velipojës, ku iu vendos një sasi lënde plasëse një lokali. Policia ka kapur dhe vënë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar, Erison Gjeka. 28-vjeçari i arrestuar, rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës. Njoftimi i policisë: Velipojë Si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Rrjoll, ku iu vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të shtetasit A. D.. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive. 28-vjeçari…

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e katit të 5-të. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Jordan Misja”. 50-vjeçari u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. “Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën “Jordan Misja”, aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.

Lexo më Shumë

Me ngjarje të ndara të pushtetit dhe opozitës shqiptare, sot (13 gusht) në Shkup do të shënohet 23 vjetori nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001. Qeveria do ta shënojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit me seancë formale në ora 13:00, në të cilën, siç është paralajmëruar, do të flasin kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.Paraprakisht, në ora 10:00 në Klubin e deputetëve në Shkup, në organizim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të mbahet panel diskutimi…

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Punonjësit e administratës publike mund të aplikojnë deri në 14 gusht për kredi me 0% interes për të blerë një banesë. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga Ministria e Mbrojtjes, e cila u ka bërë thirrje punonjësve të administratës publike, ndër institucionet që kualifikohen sivjet, që të aplikojnë për kredi me 0% interes dhe të realizojnë ëndrrën e tyre për të blerë një shtëpi të re, pa u shqetësuar për kostot e larta të interesit. Ministria më tej nënvizoi se afati i fundit i aplikimit është data 14.08.2024, ora 09:00. Më tej, Ministria e Brendshme ka…

Lexo më Shumë

Mbi 47,000 persona vdiqën në Evropë për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në vitin 2023 dhe vendet në jug të kontinentit vuajtën pasojat më të rënda, sipas një raporti të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal) bërë publik të hënën. Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar në botë. Ndërkohë që temperaturat vazhdojnë të ngrihen për shkak të ndryshimeve klimatike, evropianët jetojnë në kontinentin me ngrohjen më të shpejtë në botë, duke u përballur me rreziqe në rritje për shëndetin. Numri i vdekjeve në vitin 2023 – më i ulët sesa ai prej 60,000 vdekjesh të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga fusha e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë. Rama shprehet se nga një gangrenë plehrash do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore. “MIRËMËNGJES dhe me progresin e mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroen…”, shkruan Kryeministri.[embedded content]

Lexo më Shumë

Lëvizja e njerëzve në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, sigurisë nga konfliktet dhe kushteve të përmirësuara të jetesës nuk është një fenomen i ri. Por duke gjurmuar se cilat vende po humbasin më shumë njerëz nga emigracioni neto (d.m.th., duke pasur më shumë njerëz që ikin se sa njerëz që vijnë në vend), shpesh ndihmon në nënvizimin e pasojave të zhvillimeve ekonomike dhe politike në të kaluarën e afërt. Platforma Visual Capitalist ka renditur 14 vendet kryesore që kishin emigracion neto më të lartë në 2023. Të gjitha shifrat janë të rrumbullakosura dhe janë marrë nga Perspektivat e…

Lexo më Shumë

Zonat Blu janë disa zona të veçanta të botës ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe kanë një jetesë të shëndetshme. Këto zona janë bërë subjekt i vëmendjes së madhe për shkak të një dokumentaritë kohëve të fundit me titull “Sekretet e Zonave Blu”, që zbuloi sekretet e jetëgjatësisë së moshës së tretë në disa zona të ndryshme të botës, veçoritë, të përbashkëtat në stilin e jetesës dhe dietën e tyre të veçantë. Në këtë artikull, do të eksplorojmë më shumë rreth jetesës dhe dietës në Zonat Blu dhe do të nxjerrim disa mësime të rëndësishme për një jetë më të…

Lexo më Shumë

Dy tërmete janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave-Matematikore, tërmetet kanë qenë me magnitudë 2,1 dhe 2,2 sipas shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë 13 kilometra në verilindje të Demir Kapisë, 12 kilometra në veri të Berovës. MARKETING

Lexo më Shumë

Në territorin e shtetit sot ka gjithsej 24 zjarre në sipërfaqe të hapura, prej të cilave për momentin janë aktive dhjetë, shtatë janë nën kontroll, përderisa shtatë janë shuar, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Deri në orën 19 zjarre aktive ka në tre lokacione në komunën Kërçovë, Pllasnicë dhe Makedonski Brod, Pehçevë, Novac, Resnjë, Gazi Babë dhe Kriva Pallankë. Nën kontroll janë vënë zjarret në komunat Negotinë, Makedonski Brod, Kërçovë, Demir Hisar, Ohër, Çashkë, Dellçevë dhe Likovë, përderisa janë shuar në Negotinë, Vinicë, Bosilovë, Aerodrom, Koçan, Likovë dhe Kërçovë. MARKETING

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poliçan, ku një 35 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij pas konsumit të fostoksinës. Viktima është identifikuar me emrin Aranit Tare, babai i një djali, e sipas burimeve në një gjendje të rënduar psikologjike. Raportohet se ai ka pirë dy kokrra fostoksinë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur 35 vjeçarin pa shenja jete në dhomën e tij dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Burimet zyrtare konfirmojnë se Tare vuante prej disa vitesh nga probleme të rënduara depresive dhe kurohej për depresion.

Lexo më Shumë