Author: almakos

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit, në Postribe, ku ka mbetur i plagosur një shtetas. I lënduari është identifikuar me emrin Çel Shabaj. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit. Uniformat blu dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Po vijojnë punimet mbi arsyet e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbi vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës për 24 vjeçarin Denis Meçe, i cili u la në burg për veprën penale “Vrasje nga pakujdësia”, pasi vrau përmes dhunës Eglantin Proga, si dhe institucioni i drejtësisë liroi tre të akuzuarit për moskallëzim krimi, Voltqan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe. Berisha shprehet se togat e zeza e “ekzekutuan” për herë të dytë 42 vjeçarin, babain e dy fëmijëve. “Mirëmbrëma demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, misionare e misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një…

Lexo më Shumë

Një 28 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, pas hedhjes së tij në ujë. I riu, i identifikuar si Ardit Dauti, nga Tirana, është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e Syrit të Kaltër, por hedhja ka qenë fatale pasi është goditur në kokë duke pësuar dëmtime. Ai është transportuar menjëherë drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, por sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve, 28-vjeçari është…

Lexo më Shumë

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Burrel. Zjarri ka nisur në zonën e quajtur Kongrazhd dhe për shkak të erës është përhapur me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të mëdha me bimësi dhe shkurre. Mësohet se për shuarjen e flakëve dy mjete zjarrfikëse ndodhen në zonë. Për shkak të sipërfaqes së madhe, forcat e kanë të vështirë shuarjen e flakëve, të cilat siç u sqarua e më sipër janë favorizuar nga era dhe temperaturat e larta

Lexo më Shumë

Qeveria i ka ndarë sot 52 milionë denarë nga rezervat shtetërore, për të rritur buxhetin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për mbulimin e shpenzimeve për shuarjen e zjarreve. Nga këto mjete, 41 milionë denarë janë për Drejtorinë, ndërsa 10,5 milionë denarë janë për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit, ushqimit dhe transportit të stafit gjatë qëndrimit të tyre në shtetin e ndihmës së huaj për luftimin e zjarreve. Gjithashtu, Qeveria ka ndarë edhe një shumë tjetër prej gjysmë miliardi dinarë, por këtë herë për të paguar një borrxh të Ndërmarrjes së Transportit Publik. Kryeministri Hristijan Mickoski e shfrytëzoi këtë për…

Lexo më Shumë

Nga Osman Stafa Në 8 muajt e fundit, Alma nuk e mban mend sa herë ka trokitur në dyert e Spitalit Onkologjik, por megjithatë përgjigja që ka marrë nga stafi për jodin radioaktiv ka qenë gjithmonë e njëjta. “Nuk ka, do të të marrim në telefon kur të vijë”, kujton 50-vjeçarja, e cila vuan nga kanceri i tiroides. Gjatë vizitës së fundit në fillim të gushtit, takimi i saj nuk zgjati më shumë se 15 minuta, teksa doli përsëri me kokën ulur nga pavijoni. “Po më vrasin! Kanë që në janar që më mbajnë me gënjeshtra,” tha ajo, me trishtimin që…

Lexo më Shumë

Një 22 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka përfunduar nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në Itali. Arsyeja lidhet me keqtrajtimin e ish-partneres së tij 20 vjeçare. Përgjatë dy viteve, 2022-2024, e reja ka përjetuar momente të dhunës fizike dhe verbale nga ish-partneri: rrahje, kanosje, fyerje dhe akte privimi. Muajt e fundit, këto sjellje të dhunshme vazhdonin dhe në prani të djalit të saj tre muajsh. Në fund të muajit prill, pas një ndërhyrjeje të policisë për një tjetër mosmarrëveshje familjare, gruaja ka denoncuar partnerin e saj. Kështu nisën hetimet dhe i riu u arrestua dhe më pas u…

Lexo më Shumë

Të gjithë e dinë se aeroportet anembanë botës janë pika të nxehta, shumë i përdorin këto fluturime komerciale për të transportuar materiale, shpesh të paligjshme. Në këtë mënyrë, ata përpiqen të anashkalojnë kontrollet e policisë dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre kriminale në vendet e destinacionit. Aeroportet spanjolle monitorohen gjerësisht dhe në shumë raste autoritetet policore janë në gjendje të kapin me sukses kriminelët që përpiqen të fusin materiale ose substanca të paligjshme në Spanjë ose t’i transportojnë ato prej andej. Në këtë rast, aeroporti Adolfo Suarez-Madrid Barajas ishte dëshmitar i një ngjarjeje surreale, pasi një grua kishte disa orë…

Lexo më Shumë

Tokat bujqësore të fshatit Syzes në Bashkinë e Dimalit janë përfshirë ditën e sotme nga flakët. Dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të pakujdesisë së disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, por për shkak të erës dhe temperaturat e larta, është mundësuar përhapja e flakëve më tej, duke rrezikuar kështu serat. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Dimalit kanë ardhur dhe 2 mjete zjarrfikëse e po kështu dhe 8 efektivë nga Berati. Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Qeverisë me rastin e 23 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi se marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla kurrizore e shoqërisë sonë. Ai shtoi se ato nuk janë vetëm detyrime ligjore apo marrëveshje politike, por një proces i gjallë që kërkon angazhimin tonë. “Duhet të jetë reale dhe hapur të themi se nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë në atë kohë nuk e ka lumturuar dhe kënaqur asnjë palë, por duhet pranuar se ishte Marrëveshja Kornizë ajo që solli paqen në vend” theksoi Mickoski. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Ajo që jemi të ndryshëm në bazë…

Lexo më Shumë

Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të menaxhojnë zjarret e mëdha. Mbështetja për Greqinë do të përbëhet nga burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve, të cilat do të sigurohen nga vende të tjera evropiane nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. Këtu përfshihen dy avionë rescEU nga Italia, një helikopter rescEU nga Franca, një helikopter i ofruar nga Serbia, si dhe më shumë ekipe zjarrfikëse në terren nga Republika Çeke, Franca, Italia, Rumania dhe Serbia. Shqipëria do të marrë një avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania, i cili…

Lexo më Shumë

Nga Igli Çelmeta Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së 42-vjeçarit Eglantin Poga në Pogradec. Pas lehtësimit të akuzës për autorin Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në vrasje nga pakujdesia” nga Gjykata e cila e la në burg pas kërkesës së prokurorisë, News24 mëson detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë dhe veprimet hetimore. Mësohet se kur ka ndodhur ngjarja dhe 42 vjeçari Eglantin Proga ishte i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, me mbërritjen në vendngjarje të policisë fillimisht është vendosur shiriti skenë krimi, por është lënë shumë pak dhe është hequr.…

Lexo më Shumë