Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit, në Postribe, ku ka mbetur i plagosur një shtetas.
I lënduari është identifikuar me emrin Çel Shabaj.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit.
Uniformat blu dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Po vijojnë punimet mbi arsyet e rrethanave të ngjarjes.