Author: almakos

Një vatër zjarri e konsiderueshme është aktivizuar në fshatin Bardhor të Kavajës, e cila ndodhet pranë zonës së njohur të plazhit të Gjeneralit. Për shkak të përmasave të flakëve, banesat që ndodhen aty pranë rrezikohen nga djegia. Teksa zona është e rrethuar nga tymi, po vazhdojnë përpjekjet e kufizuara për izolimin e flakëve. Deri më tani vetëm dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të luftuar me flakët, teksa situata mbetet ende e ndërlikuar. Sakaq, autoritetet janë duke punuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit më tej.

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme italiane i ka bërë ftesë zyrtare Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, pra UNHCR, për të mbikëqyrur zbatimin e Protokollit, si dhe për të garantuar të drejtat e njeriut në dy qëndrat e emigrantëve në Shqipëri. Edhe pse prania e stafit të UNHCR-së në pikat për aplikimet për azil dhe emigrantët e ndaluar nuk duhet të merret si e mirëqenë, është një praktikë e vendosur, në përputhje me mandatin e agjencisë së OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e Konventës së Refugjatëve të vitit 1951 dhe për t’i ofruar mbrojtje refugjatët. Përmes një njoftimi zyrtar, mësohet se UNHCR nuk…

Lexo më Shumë

Kryetarët e komunave të Shkupit njëzëri kërkojnë marrjen e kompetencave Qytetit të Shkupit për Ndërmarrjet Publike “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërimet”. Ata thanë se situata alarmante në kryeqytet e krijuar nga Ndërmarrjet në kompetencë të Qytetit i ka shtyrë të ndërmarrin një veprim të këtillë. Kryetari i Bashkësive të Vetëqeverisjes Lokale Orce Gjorgjievski, bëri me dije se sot i dërgojnë letër kryeministrit Hristijan Mickoskit dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhitit, që këtë çështje ta vendosin në rend dite, në seancën e radhës të Qeverisë. Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së “Në 50 Gradë, nuk ka komunë në Shkup që kontejnerët nuk janë…

Lexo më Shumë

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta, dogji në mesnatë, automjetin e një 34-vjeçari, arrestohet 36-vjeçari. Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 00:30, në lagjen “28 Nëntori”, ishte djegur automjeti tip “Volvo” në përdorim të shtetasit K. D., 34 vjeç, Komisariati i Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit. Si rezultat, në kuadër të operacionit “Flames 4”, u identifikua dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit arriti marrëveshje me Ixhet Mehmetin, ish anëtar i Këshillit të Prokurorëve, i cili dyshohej për ndikime në kundërshtim me ligjin duke e shfrytëzuar funksionin e tij. Për këtë vepër parashihej dënim nga 1 deri në 5 vjet burg. Sipas njoftimit të Prokurorisë, palët janë pajtuar, që për të dyshuarin Mehmeti të ketë dënim alternativ, përkatësisht dënim me kusht në afat prej 1 viti. Paraprakisht Mehmeti dha dorëheqje të parevokueshme nga Këshilli i Prokurorëve. Gjykata i shqiptoi ndalesë për kryerjen e detyrës zyrtare, pra nuk mund të zgjidhet ose emërohet në afat…

Lexo më Shumë

Një 43 vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga uniformat blu pasi tentoi të kaloi pikën kufitare të Kakavijës me 29 850 euro të padeklaruara. Është proceduar penalisht shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Greqi. Atij iu krye kontrolli në çantën e tij në dalje të Shqipërisë, ku dhe iu gjetën paratë, të cilat nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Shuma prej 29 850 euro janë sekuestruar nga blutë dhe do të përdoren në cilësinë e provës materiale. 43 vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’ Çështja i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Timço Muçunski, pati takim me ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Richard Grenell. Nga qeveria informuan se në takim është biseduar për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës.  “Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në mundësitë për forcimin e tyre të mëtejshëm. Gjatë takimit u analizuan mundësitë për shfrytëzimin e…

Lexo më Shumë

Orce Gjorgjievski, kryetar i komunës Kisella Vodë dhe kryetar i BNJVL-së, sot informoi se grupi i punës nga BNJVL tashmë po punon në përgatitjen e ligjit për polici komunale në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në deklaratë për mediumet pas takimit të sotëm koordinues me kryetarët e komunave të Shkupit, Gjorgjievski tha se në periudhën në vijim edhe opinioni do të duhet të njoftohet me atë ligj. Sipas kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, ndërkaq, problemet e vazhdueshme në Qytetin e Shkupit nuk do të zgjidhen nëse nuk sillet ligj për inspektim komunal. Kryetarët e komunave të…

Lexo më Shumë

Kryetarët e komunave të Shkupit në mbledhjen e sotme koordinuese sollën vendimin që t’i paraqesin propozim Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që t’ua marrin ingerencat e Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërimin. Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas mbledhjes së sotme koordinuese, mori vendim për të kërkuar dorëzimin e obligimeve të komunave. “Kërkojmë nga Qeveria që të caktojë një të besuar të qeverisë dhe të fillojë procesin e shpërbërjes së këtyre dy ndërmarrjeve publike dhe dorëzimin e obligimeve tek komunat”, tha Gjorgjievski. Ai njoftoi se në mbledhjen në të cilin kanë biseduar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga, i cili dyshohet se u dhunua për vdekje nga 29-vjeçarit, Denis Meçe. Deklarata e plotë e Ramës: Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën. Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e…

Lexo më Shumë

Drejtori i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu është përgjigjur akuzave të familjarëve të 42-vjeçarit Egli Proga, i cili dyshohet se u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, ka deklaruar se ambulanca dhe ekipi mjekësor kanë mbërritur në vendngjarje për 7 minuta. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se viktimës iu është dhënë ndihma mjekësore në ambulancë si edhe në spital. “Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat ekipit të Pogradecit në orën 19:12, në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë,…

Lexo më Shumë

Transparenca mesatare aktive e minsitrive, e Qeverisë dhe komunave prë vitin 2024 është 80 për qind dhe në raport me vitin e kaluar është përmirësuar për 4 për qind, tregon Indeksi i transparencës aktive për vitin 2024 që e përpunon Qendra për komunikime qytetare. Sipas Indeksit, transparenca aktive e minsitrive dhe Qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave 79 për qind. Lidhur me vitin e kalaur, tek minsitritë ka përparim, ndërsa komunat janë përmirësuar për 5 për qind. Nga institucionet qeveritare, transparencë aktive maksimale prej 100 për qind ka ruajtur vetëm Ministria e Mbrojtjes, e cila, siç theksojnë nga…

Lexo më Shumë