Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.3 lekë dhe do shitet me 91.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.5 lekë dhe do shitet me 100.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.8 lekë dhe do shitet me 116.8 lekë.

Lexo më Shumë

Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë dhe i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që “të mos ta ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar”. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin “asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këto momente”. “Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani, rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë…

Lexo më Shumë

Ish-i burgosuri politik, Enver Dugolli, ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që shërbenin në UDB-në famëkeqe dhe që ishin përgjegjës për torturat ndaj tij dhe të tjerëve. Emrat që përmendi Dugolli janë; Ajet Istogu, Isa Bunjaku, Lutfi Ajazi[ më pak torturues], Hamëz Hajra, e Tahir Shala [polic i komunikacionit që ka keqtrajtuar dhe rrahur një plak]. Sipas ish-të burgosurit politik, Enver Dugolli, Isa Bunjaku ishte më i tmerrshmi ndër ta, i njohur për përdorimin e torturës brutale dhe dhunës fizike. Dugolli për Ajet Istogun si udbash ka thënë se përpos detyrës së tij si punëtor i devotshëm-arsimtar, ai tentoi të…

Lexo më Shumë

Teksa po zhvillohen homazhe në vendngjarjen e krimit në nder të Eglantin Progës, motra e viktimës ka mbajtur fjalën e saj për media, e cila mes lotësh ka kërkuar drejtësinë për vëllain e saj që ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar nga Denis Meçe. [embedded content]Ajo shprehet se jetën e 42 vjeçarit ja morën barbarët, por ajo do të qëndrojë si mbrojtja e tij pas vdekjes, për të vënë drejtësinë e munguar në vend. E motra e viktimës ka thënë se nuk dëshiron që vdekja e tij të politizohet, ama do të pranojë çdo ndihmë për të gjetur…

Lexo më Shumë

Partia ZNAM nuk ka kursyer kritikat as për BDI-në e as për partnerin e koalicionit VLEN. Nga partia e Maksim Dimitrievskit, kanë reaguar pas deklaratave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili, dje, deklaroi se maqedonasit në rast se dëshirojnë të ekzistojnë do të duhet të bashkëpunojnë me shqiptarët, në të kundërtën do të gëlltiten nga serbët, bullgarët dhe grekët.“Njëri prej bashkëpunëtorëve më të mëdhenj të KOS-it në ish-Jugosllavi, Ali Ahmeti, nuk duhet të shqetësohet për ekzistencën e popullit maqedonas, garantuesi më i madh për këtë janë maqedonasit kudo që janë”, thuhet në reagim.Sa i përket VLEN-it, nga kjo…

Lexo më Shumë

Qyteti i Korçës ka ndezur qirinj në nder të Eglantin Progës, 42 vjeçarit i cili ndërroi jetë pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe, ngjarja tragjike për qytetin e Pogradecit më 10 gusht 2024. Homazhet po mbahen në Katedralen e qytetit. Një prej qytetarëve ka dhënë prononcim për mediat duke i bërë thirrje institucioneve për të zbardhur ngjarjen, të bëjnë drejtësi dhe të mbrojnë jetën e çdo qytetari. Qytetari ka shprehur se ngjarja nga mbeti i vrarë Eglantin Proga, tregon se jeta në këtë vend është e pasigurt. “Bëjmë thirrje për të bërë homazhe  për largimin e padrejtë nga jeta…

Lexo më Shumë

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili kërkohet nga Republika e Serbisë me urdhër dhe ekstradim, sot është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoni, mëson jozyrtarisht Sakamdakazam.mk.Ai u arrestua më 17 korrik 2024 në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues.Serbia po e kërkon atë me fletarrest për dyshimin për krime në luftën e Kosovës 25 vjet më parë.Mirëpo, gjyqtari i procedurës paraprake, Pajazit Pajaziti nga Gjykata Penale Shkup tha se nga ekstradimi, Ramadanit iu caktuar arrest shtëpiak, në adresën e regjistruar të të afërmve/shokëve të të dyshuarit Ramadani.Pas…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi debatet që po zhvillohen nëse çështja në Pogradec për vrasjen e Eglantin Prongës është manipuluar apo fshehur nga autoritetet përkatëse shtetërore. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se reagimet e figurave të politikës janë “rast tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht”. Sipas kryeministrit, këto reagime kanë ardhur bazuar në diziformacione e keqinformime mes njëri tjetrit, për të “helmuar” më tej opinionin publik. Po kështu, Rama shprehet se autori Denis Meçe u vetëdorëzua si pasojë e punës së policisë. Më tej shton se urgjenca i ka në një regjistër digjital minutat…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zgjatjen e masave shtesë parandaluese për shkak të valës së të nxehtit edhe për të enjten. Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më vulnerabël të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç për ditën 15.08.2024 (e enjte).“Gjatë së njëjtës periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimin dhe aktivitetet e tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11 deri në 17:00. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Korçës ka reaguar lidhur me vrasjen e Eglantin Progës nga dhuna e ushtruar prej 29 vjeçarit Denis Meçe. Përmes një reagimi zyrtar, Prokuroria ka dhënë justifikimin e saj mbi zbutjen e masës ndaj Meçes, i cili fillimisht u akuzua nga blutë për veprën penale “vrasje me dashje”, ndërsa institucioni (Prokuroria) ka shtruar akuzën “vrasje nga pakujdesia”. Sipas Prokurorisë, goditja me grusht nuk përbën vullnet të viktimës (referuar autorit Denis Meçe), për të vrarë Eglantin Pronga, pasi në të kundërt 29 vjeçari do të përdorte sende të tjera për të përmbushur qëllimin e tij. Institucioni në këtë mënyrë përpiqet…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN e ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe Shoqatës së Komunave – Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Zëdhënësi i koalicionit, Fari Iseni, tha se ky Memorandum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të decentralizimit dhe zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale. Sipas VLEN, kjo do të ndihmojë në adresimin e nevojave reale të komunave dhe në përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në menaxhimin e resurseve publike. Një element kyç i Memorandumit, sipas tyre është angazhimi për sigurimin e më shumë fondeve buxhetore për komunat, të bazuara në të ardhurat nga taksat…

Lexo më Shumë

Reagim i Prokurorisë Korçë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10.08 në Pogradec ku humbi jetën shtetasi E.P. Për të sqaruar opinionin publik dhe duke ju përgjigjur interesit të lartë të medias dhe shoqërisë civile në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10.08.2024, ku shtetasi E.P., është gjetur pa shenja jete në qytetin e Pogradecit, Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë bën me dije se ka regjistruar procedimi penal nr.980 për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D.M. Nga materiali i referuar nga Drejtoria Vendore e…

Lexo më Shumë